-
Bisedë me mësuesen e talentuar, Agetina Ismaili Hidershaj
Agetina Ismaili Hidershaj, tashmë e njohur në Shqipëri e Diasporë, me veprimin e saj shumë njerëzor dhe të rrallë për një femër, siç qe ai i ndihmës së parë, 14 vjeçarit të plagosur, Martin Cani! E ndodhur, rastësisht afër ngjarjes, pasi thërret për ndonjë burrë që gjendej aty pranë e nuk merr përgjigje, i drejtohet viktimes, duke ngritur me shumë vështirësi e futur në makinë, për t’iu drejtuar spitalit! Veç kësaj, është një përsonalitet, që ia vlen ta njohësh e ta njohin sa më shumë, pse jo edhe për të mësuar prej saj!
– Ku keni lindur Agetina dhe, nëse mundesh pak biografi të prejardhjes tuaj?
Agetina Ismaili Hidershaj ,jam lindur ne fshatin Trebel të Skraparit me 9. 02.1969. Kam pasë një familje shumë të formuar dhe kërkuese ndaj jetës e shoqërisë. Në fëmijëri dëgjoha shpesh histori të gjyshes time, e cila fliste për luften Italo Greke dhe gjyshin tim, Faslliun, i cili bënte rrugën e Stambollit dhe punonte atje, për të mbajtur familjen, një person me guxim e luftarak e zgjuarsi të veçantë. Kishte bërë një bastun, që brenda ishte bosh dhe, sa herë që kthehej nga emigrimi, sillte monedha floriri brenda tij. Pak nga pak kishte arritur të bënte rreth 5 kg, që i dinte vetëm Gjyshja, e cila shpëtoi floririn dhe babanë 2 vjeç, kur italianët na dogjën shtëpinë. Jam e bija e Shaban Ismailit, i rritur jetim prej vrasjes se babait, nga lufta Italo Greke, i cili doli në jetë 17 vjeç. Me shkollimin e tij modest, punoj kryetar i koperatives së bashkuar në Tomorricë të Skraparit, me një devotshmeri të paparë, dashamirës me njerëzit që e rrethonin dhe luftarak për t’u përballuar sfidave të kohës. Deri sa doli në pension ruajti rolin e liderit, që i donte dhe e respektonin bashkëvendasit dhe kolegët !
Shkurtimisht për shkollimin dhe fëmijërinë tuaj?
Fëmijerinë e kalova në fshatin tim Trebel, rrethuar me mësues të shkëlqyer dhe formimit tonë nuk i mungonte asnjë detaj, udhëhiqeshim nga një drejtor shumë luftarak, Çaush Carkanji. Mbarova shkollen me pasionin më të madh, për t’u bërë mësuese, të cilin ma injektuan me shembullin e tyre këta mësues. Në moshë fare të vogël, fati dhe dijet e mija më sjellin në Tiranë të vazhdoj studimet në Institutin Femëror, që quhej Shkolla e Mesme Pedagogjike ”17 Nentori ,Tiranë. Endrra ime u bë realitet,aty. Stafi mësimor, jeta konviktore me mësoj shumë gjëra dhe paisa veten time me dije, për të punuar në arsim.
-
Kush është Agetina përtej kësa moshe dhe, puna e parë që bëre?
Sapo mbaroj studimet, punoj në fshatin tim të lindjes Trebel ,ku mësuesit e mi tashmë ishin kolegët e mi. Gëzimi dhe lumturia ishte shumë e madhe dhe, shtysë për të dhënë më të mirën në atë shkollë. Ishte viti parë në Shqipëri, kur u hapen kabinetet e bio-Kimisë ,dhe unë, si mësuese do ta bëja e vetme,me pasionin tim, me duart ende të vogla, formova një tavolinë me pllaka te bardha. Isha pa mjete të shtrimit të pllakave, por deshira madhe, nevoja më bëri të triumfoj dhe, këto pllaka, kur me duheshin t’i prisja, i fusja në ujë dhe gërvishja fort me gozhdë dhe i thyeja mbi gjurin tim, pasi nuk kishte mjete fare, veç çimentos e pllakave të bardha. Arrrita ta bëj këtë kabinet model. Më pas, nga mësuese Bio Kimie, kaloj edukatore po në fshat. Aty kisha më tepër vështirësi, punoja 7 me 6 te darkës, pasi nënat lindin fëmijët e punonin në koperativë, me orare të zgjatur.
-
Si u ndjeve me fëmijët e këaj moshe dhe ndonjë nga fiksimet, që don ta ndash me lexuesit!?
Numri i fëmijëve ishte 23 dhe bëja shumë detyra; funizimin, ushqyerjen, larjen e çarçafeve e batanijeve, dhe orën e mësimit, në kushte me dru zjarri dhe ujë, dhe përsëri isha shumë e lumtur, kur punoja me ata fëmijë. Kur merja rrogen, një pjesë të saj e harxhoja për femijët që s’kishin çorape, rroba, te familjet me shumë femijë. Isha shume e lumtur teksa i ndihmoja dhe merja si gjerdan përqafimin e tyre.
-
A po mendoje ndërkohë për krijimin e familjes?
Gjatë kësaj kohe isha njohur dhe martohem me profesor Vladimir Hidershain, një djalë i rritur në Çorovodë, që vinte nga familje intelektualesh. Aty, punojme si mesues te dy dhe bëhemi prindër të tre fëmijëve, dy djemë e një vajzë, Papritur, bashkëshorti sëmuret me tumorr në kokë ,pa shpresë për të jetuar. Operimi shkoj mirë, por ai nuk do punonte më në profesjon, doli invalid. Nga kjo fatkeqësi që na ndodhi, më duhej të jetoja në Tiranë, që të isha pranë mjekut. Trasferohemi me qera pranë spitaleve, dhe përballoj jetën, duke bërë dy punë, mësuese dhe në qendër estetike. Por, dhe vet burri angazhohet në rritjen e fëmijëve. Bënte disa punë të lehta,duke parë kushtet dhe jetesen e vështirë që ishte në Tiranë. Kështu që arritëm t’i rrisnim e shkollonim të tre fëmijët.
-
Dhe Ju, nuk e braktiset pasionin e rinisë. Si vazhduat punën për të mos iu ndarë fëmijëve dhe botës së tyre të madhe?
Pasionin nuk e braktisa kurre! Pas prej 10 vitesh pune ne Tirane dhe drejtoreshe ne Kamez, me lindi ideja te hapja biznesin tim, për t’u shërbyer fëmijëve. Tashmë lejohej veprimtaria private e rregulluar me lidh. Ëndërroja të kisha një kopshtin tim, në kuadrin e shkollave, pasi, që aty fillon arsimimi i çdo njeriu. Arrita ta baja nje kopësht shumë modest, por pasioni triumfonte dita dites dhe, arrira të hapë degë të tyre. Kopshët- Çerdhe “Borëbardha Agetina1”, “ Borëbardha Agetina 2” dhe “Borëbardha Agetina 3”. Përkushtimi im për një ushqyerje të mirë, më çoj të bleë mish në dyqanin qe kishte mishin më të mirë në Tiranë.
-
T’i, i blije me paratë e rrogës tënde?
Patjetër! Nga të ardhurat e mija, pasi veprimtaria private i ka këto. Mjaftonte që unë të gjeja vërtet mishin e freskët dhe të besoja në cilësinë e tij, ashtu siç prindërit m’i kishin besuar fëmijët mua, si nënë të dytë tyre. Ishte po ky dyqan, që më bëri të jemë “deshmitare” e një ngjarje shumë të dhimbshme, që sa herë e mendoj përlotem vetiu.
-
Si u ndjetë në këtë rast, të cilin e përmenda dhe dhe në tekstin hyrës të kësaj bisede ? Si e përjetuat skenën që u doli papritmas përpara?
Aty, brenda në dyqan, dëgjoj klithmat e adoleshentëve dhe njerëzve në rrugë. Hyj me shpejtësi t’u jepja drëjtim njerëzve që bertisnin dhe Martinit, që hapte mbyllte sytë dhe i duhej ndihmë. Njerëzit kishin ndaluar makinat dhe me xhama të mbyllyr, shihnin horrorrin, para shkolles. Ndjenja e nënës për atë fëmijë, aftësia dhe shkathtësia ime, që më karakterizon, nuk me la kohë të mendoj fare! Rrembej çunin e fus në makinë për spital, por shoqërues nuk më vinte askush. Aty dal nga vetevetja me ulërimat e urrejtjes, ndaj atyre që nuk donin të bëheshin një me mua, për ta shpëtuar këtë fëmijë. Ulërimat për ndihmë i kaluan limitet, sa “detyroj” njërin të vij me mua, Nisem drejt spitalit të zemres. Ecja me një gomë në tortuar e një në korsi, me bori takuar, rrufeshem e me lutjet drejt atij biri s’pushonin! Martinin e zgjova nga agonia! Aty mora forcë, me mendimin se e shpetova, i jepja kurajo të mposhte friken,më thirri nënëëë! I flisja pa pushim, “Biri i nënës jamë me ty”, “Biri i nënës, ti shpëtove, “Biri i nënes, arritem në spital”. Por, Martini veçëse rënkonte! E lumtur, e dorezoj ,me shenja jete në abulancë. Ndjek ambulancen me lotë e qaja. Ai bir, u fut në mish e shpirt, sikur të ishte imbir! Djali ishte në sallë, shpresat po shtoheshin, por ora e zotit për të ndaloj. Përjetoj ende atë çast horrorri!
-
Në profilin tuaj të facebook, ju keni postuar poezi përtkushtimore. Ia dije vetes këtë talent, më parë?
Kam shkruar herë mbas here ndonjë përkushtim, për njerëzit e mi të dashur, por rasti I Martinit qe një bëfasi e dhimshme, që ato vargje më erdhen, pa u menduar se po shkruaj poezi. Nuk pretendoj në këtë fushë, edhe pse e pëlqej poezinë. Vargjet për nënë, poashtu janë ndjenja për njeriu më të dashur, që në çdo rast e thërret, ashti siç më ndodhi ta dëgjoj, nga Martini I vogël, nëmomentet e fundit të jetës së tij etj etj…
-
Në ditët pas shkuarjes në amshim të Martinit, a keni pas njohje me familjarët e tij?