„Eshtë shqetësuese të kuptojmë se femrat trajtohen
më të barabarta në disa vende që janë ateist apo
ku qeveritë janë të ndara në mënyrë
rigoroze nga feja.” -Jimmy Carter
Që nga pas lufta tema e bartjes së shamisë në institucione publike, po bëhet temë debait shpesh, dhe setashmëpo përkrahet hapur edhe nga disa analistë, politkanë dhe shoqëri civile. Kosova me kushtetuë në Nenin 8, është përcaktuar shtet laik. Nëse shteti i Kosovës, shoqëria, janë për shaminë, atëhre duhet të ndryshohet Nenin 8 i Kushtetutës. Ndërsa nëse jemi për një shtet laik, demokratik, ku ka barazia gjinore, tolerancë, ku respektohen të drejtat e pakicave tjera nacionale dhe fetare, atëher duhet të mbrojmë këtë parim dhe respektojmë Kushtetutën. Parimin e laicitetit në çdo vendim Gjykata për të Drejta të Njeriut në Strasburg e ka përkrahur dhe çdo herë i ka dhënë prioritet. Siq duket këtë parim në Kushtetute e Kosovëse kanë shkruar juristët e huaj, duke menduar të demokratizojnë këtë shoqëri dhe ta evropianizojnë. Për të respektuar parimine laicitetit dhe për të ndërtuar një shtet modern është kusht që të keshë shoqëri sekulare. Shpesh në debate merren shembuj të disa shtetëve në perendim, duke mos ditur se jo të gjitha shtetet janë laike me kushtetute. Po unë besoj se ne si shqiptarë duhet të dijmë se: Jo të gjitha shtetet në perëndim kanë të njëjtin problem, që mundë të këtë Kosova në të ardhmen. Jo të gjiha shtete në perëndim kanë problemine identitetit dhe shtet ndërtimit.Këto ditë kam parë nga disa, që kanë dalë në mbrojtje të shamisë, të cilët kryesisht marrin shembull Gjermaninë, Zvicren apo Austrinë.Gjermania si shtet sekular është në parim miqësore me fenë, siq njihet iashtu-quajturi “Neutralitet i hapur”-„offene Neutralität“ (shiko Deniz Nikolaus, Zeitschrift für Jurastudium, Staatsexamen und Referendariat 22. Januar 2013 ;Art 140Grundgesetz für die Bundesrepublik Deutschland). Më tej Gjykata Kushteutes e Gjermanise neutralitetin nuk e ka interpretuar në kuptimin e laicizmit, i cili kërkon heqjen e të gjitha elementeve fetare nga jeta publike (shiko Entscheidung 10. August 1995 (BVerfGE 93, 1). Në Gjermani ka marrëveshje kishtare.-shtetërore. Neutraliteti ideologjik i shtetit, nënkupton atë që shteti nuk mund të identifikohet me ndonjë komunitet fetar. Në Gjermani feja e njohur me ligj, ka statusin e perosnit juridik publike (Körperschaft des öffentlichen RechtsArt. 137(5)Grundgesetz). Rendi juridik austriak është fetarisht si neutral ikualifikuar( shiko Artikel 15 des Staatsgrundgesetz über die allgemeinen Rechte der Staatsbürger). Edhe ne Austri si ne Gjermani feja e njohur me ligj, ka statusin e perosnit juridik publike. Pastaj për shembull, konkordati mes Vatikant dhe Republikës së Austrisë i vitit 1933 është si një traktat ndërkombëtar. Një shembull tjetër ditët e festave në ligjin e punës janës sipas nenit 9 të Konkordatit 1933. Zvicra në nivel federal, nuk ka ndarje të plotë të fesë dhe shtetit. ( Artikel 15 der Bundesverfassung). Rregullimi më i detajuar i marrëdhënieve ndërmjet fesë dhe shtetit është përgjegjësi dhe kompetencë e Koantoneve (shiko Artikel 72 der Bundesverfassung).Austria dhe shumica e Kantoneve në Zvicër në të vërtetë janë në parim fetarisht dhe ideologjikisht neutral, por ndarja e kishës nga shteti, nuk është zbatuar plotësisht.
Termat “Sekularizmi-” dhe “Laicizmi-” përdoren shpesh si sinonime, edhe pse ato përmbajnë kuptime të ndryshme. Laicizmi është një parim politiko-juridike, ndërsa Sekularizmi është një koncept sociologjike-filozofike. Leicizmi nuk është veqori e një shoqerie ose një formë shoqerore, por është veqori e organizimi politik të një shteti. Sekularizmiështë veqori e një shoqerie ose një forme shoqërore. Laicizmi nga perspektiva individuale nuk konsiderohet si një komponent etikë. Sekularizmi konsiderohet si një komponent etikë. Sekularizmi përcakton një formë të veqantë të jetës, ndërsa laicizmi përcakton një formë të organizimit politik. Sekularizimi i një shoqerie është kusht për ndërtimin dhe zhvillimine një shteti laik. (shikoNorbert Cobabus Leizismus und Menschenrechte, ein missverstandener und umstrittener Gesellschaftaspekt ISBN 978 -3-89781-225-3 faqe 37 ff, 60).Për të patë dallimet mes tyre dhe për tu shprehur më thjeshtë mundë të kuptojmë se laicizmi rregullon hapesirën publike, ndërsa sekularizmi hapesirën private.
Në këto shtetet të mëposhtme, termi”laicizem” është i sanksionuar në Kushtetutë: Shqiperi (neni 10. 1), Azerbajxhani (neni 7 i Kushtetutës), Kine (neni 36 i Kushtetutës), Ekuador (neni 1 i Kushtetutës), Francë (neni 1 i Kushtetutës), Japoni (nenet 20 dhe 89 te Kushtetutës), Korea Jugore (neni 20 i Kushtetutës ), Kosovë (neni 8 i Kushtetutës), Kuba (neni 8 i Kushtetutës), Meksikë(neni 3 i Kushtetutës 1917), Qiproja Veriore (neni 71 i Kushtetutës ), Portugali (neni 41, paragrafi 4 i Kushtetutës), Republika Çeke (neni 3 i listës së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut siq është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese dy herë (sp. Zn. III. Na 136/2000, sp. Zn. Pl. Na 2/6), Turqia (Neni 2 i Kushtetutës), Uruguay (Neni 3 i Kushtetutës), dhe dy Kantone të Zvicëres janëtë përcaktuara me Kushtetutë laike: Gjeneva nga viti 1907 dhe Neuenburg nga viti 1941.
Normat kushtetuese janë normat juridike më të larta të një vendi. Neni 8 kushtetutës së Kosovës thotë:„Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare“. Shteti laik e gjenë bazen e tije në revulucioni demokratik Francez 1789. NëFrancë u perdor Termi “laicizëm” për ndrajen e shtetit nga feja. Fjala laik (laïcité në frengjisht), vjen nga greqishtja “λαϊκισμός-laïkós” që don të thot “laik” jo-klerik. Sot fjala laik në të gjithë fjalorët e gjuhëve të përgjithshme dhe juridike ka kuptimin e ndarjes së shtetit nga feja. Nëse një shtet përcaktohet më kushtetutë si shtet laik atëherë implementimi i tij është kushtetues dhe është detyrë e institucioneve që ta zbatojnë.
Gjykata Evropiane për të Drejta të Njëriut Strasburg.
Parimin kushtetues të laicitetit GJDNJ e ka vlerësuar në pajtim me Konventen Evropiane për të Drejta të Njeriut. Këto vendime sot i prekin kryesisht myslimanët, por GJEDNJ i sheh këto vendime të formuluara neutral dhe jo të mbështetur në përkatësinë fetare të të adresuarit.Në shqyrtim të gjitha ankesaveGjykata Evropiane për të Drejta të njëriut ka ardhë në përfundim, se vendimet për ndalim të shmisë në institucionet publike dhe ndalesat për burka apo nikab në vendet publike, në ato shtete që janë të pëcaktuar me ligj laike,janë vendime legjitime dhe juridikisht të bazuara. Gjithashtu GJEDNJ konstaton në çdo vendim të sajë rreth mbulesave të grave, duke i dhëne rendësi parimit të laicitetit, sepse i kontribon barazisë gjinore, mbrotjes së të drejtat të tjerëve, bashkëjetesës qytetare, ndërveprim interpersonal, tolerancës, c’fare është e nevojshme jo vetëm për pluralizm, por edhe për funksionimin e demokracisë në një shoqëri. Për këto arsye, ndalesat për shaminë në institucionet publike në shtetet, që jane laike me kushtetutë, janë legjitime dhe juridikisht të bazuara sipas Gjykatës (shiko në rastin „Dahlab/CH“ v. 15.2.2001, p. 3 kundër kantonit të Gjenevës, në rastin “Eyla Sahin/TR”(Case: Leyla Şahin No. 44774/98) kunder shtetit të Turqisë dhe në rastet kunder shtetit të Frances“Tuba Aktas” Nr. 43563/08, “Hatice Bayrak” nr. 14308/08, “Mahmud Sadek Gamaleddyn” nr. 18527/08, “Sarah Ghazal” nr. 29134/08, “Jasvir Singh” nr. 25463/08 dhe“Ranjit Singh” nr. 27561/08). Edhe ndalesat e bartjes së burkës dhe niqab në vendet publikeGJEDNJ ka vlerësuar si legjitim dhe juridikisht të bazuar ( shiko ECHR 1. 7. 2014 (GK), 43835/11,S.A.S./France).
Në secilin rast të ankesave kundër shamisë apo burkës të ngritura kundër shteteve laike, GJEDNJ i ka refuzuar ankesat dhe ka konstatuar, se vendimet për ndalimjanë të justifikuar dhe nuk shkelin nenet 8 dhe 9 të KEDNJ-së. Gjykta më tej konstaton se pasi që nuk ka shkelje të Nenit 9 në këto raste, nuk ka shkelje as të nenit 14 të KEDNJ.
Përfundim:
Që nga vitet ’70, një ri-islamizimi është duke u zhvilluar në mbarë botën, ku idetë e vjetra islame janë të përhapura në mesin e shtresave të popullsisë myslimane kudo edhe në perëndim, dhe se e gjithë kjo tentohet të bëhet nën pretekstin e lirisë së fesë, për të futur një rend shoqëror, që është shumë problematike për çdo shëqëri. (shiko Ralph Ghadban „Das Frauenbild hinter dem Kopftuch“ http://www.bpb.de/) 2002). Kjo tashmë ështe edhe në Kosovë, ç‘farë do jetë një problem në të ardhmen, sepse gjendet në kontinentin Evropës jo islame me shoqëri të krishter dhe sekulare, në Ballkanin problematik, ku influancat janë shumë të mëdha dhe shumë herë kundër interesit të shqiptarëve.
GJEDNJ në rastin e Turqisë është shprehur dhe ka konstatuar, se një masë e nadlimit të shamisë është e nevojshme, sidomos në një rast, kur një shoqëri është me shumicë besimit islam dhe me një islam politik në rritje siq është Turqia,sepse kjo mund të ndikojë negativisht në të drejtat e të tjereve, në rendin publik, shoqerinë demokratike dhe barazinë gjinore. Në këtë pikë Kosova ka ngjashmëri, sepse në Kosovë 95.6 % e popullsisë janë të besimit islam dhe në vitet e fundit islami politik është në rritje e sipër.Bazuar në censusin e vitit 2011, shteti i Kosovës është 95.6 % me besim mysliman. Sipas këtij cenzusi është shtetit më mësë shumti mysliman në Evropë. Sa më shumë që parimi laik nuk respektohet dhe nuk ndërtohet një shtet i tillë modern, në një shoqëri të tillëpakicat fetare, barazia gjinore dhe ateistet nuk do kenë liri, dhe se të drejtat e tyre do diskriminohen në forma të ndryshme.
Kosova nuk është shtetë antarë i Këshillit të Evropës, por që nga vitit 1999 me Rregulloren NR. 1999/24 për ligjin në fuqi në Kosovë në Nenin 1 paragraf 1 pika 3 dhe që nga pavarërsia e Kosovës me Nenin 22 paragrafi 1 pikatë Kushtetutës e ka tëankoruar zbatimi i drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (KEDNJ).Më tëj në Nenin 53 të kushtetutës së Kosovës parashihet, që interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me kushtetutë bëhet në pajtim me vendimit e Gjykates Evropiane për të Drejtat e Njeriut, atëherë në bazë të kësaj norme kushtetuese, duhet edhe në këte rast (të lirisë fetare), të bëhet interpretimi në pajtim me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.