A eshte letersia shqipe ne rrezik?

images-111A eshte letersia shqipe ne rrezik? Kjo do te jete nje pyetje per objekt diskutimi ne temat qe vijojne. Redaksia e Kuvendit kerkon nga krijuesit dhe  kritiket e letersise te japin mendimin e tyre per kete fenomen.

LETËRSIA SHQIPE NË RREZIK TË MADH

“Letërsia shqipe ende është e ngujuar në kafazin e politikës, së të gjithë krahëve. […]politikat kulturore dhe universitare, mendojnë dhe organizojnë veprimtari vetëm për Kadarenë dhe Agollin, sikur letërsia shqipe zë fill me këta shkrimtarë dhe duket sikur do ta ulë siparin e vetë me këta. Letërsia e mirë, do të vijë dhe do të pastrojë shërbesën, përdorimin dhe shpërdorimin e saj, sidomos kur të çlirohet nga mitizimi i korifejve të realizmit socialist, larg shërbesës dhe dobisë së famës…”

Behar Gjoka

 

“Letërsia shqipe ende është e ngujuar në kafazin e politikës, së të gjithë krahëve. […]politikat kulturore dhe universitare, mendojnë dhe organizojnë veprimtari vetëm për Kadarenë dhe Agollin, sikur letërsia shqipe zë fill me këta shkrimtarë dhe duket sikur do ta ulë siparin e vetë me këta. Letërsia e mirë, do të vijë dhe do të pastrojë shërbesën, përdorimin dhe shpërdorimin e saj, sidomos kur të çlirohet nga mitizimi i korifejve të realizmit socialist, larg shërbesës dhe dobisë së famës…”

Letërsia në rrezik është titulli i një libri të T. Todorov, botuar në vitin 2007 në Francë. Ky libër u përkthye edhe në shqip, madje u fut me të madhe në leksionet e shkollave të larta. Megjithatë këmbanat e alarmit të studiuesit nuk mbërritën tek ne, të botuesit, politikëbërësit, studiuesit e lauruar me shumë tituj, por pa libra, që t’i qasen seriozisht fatit të hidhur të letërsisë shqipe në vitet e totalitarizmit deri më sot.

Letërsia shqipe është në rrezik, sepse autori dhe teksti, nuk janë as në periferi të axhendës së politikave kulturore dhe botuese. E drejta e autorit ka mbetur pa autor, pra tani ai që paguan determinon hartën e letërsisë shqipe. Letërsia shqipe është në rrezik, sepse mendohet vetëm si biznes, si mall që shitet, fal botuesve dhe reklamave televizive. Letërsia shqipe është në rrezik, sepse politikat kulturore dhe universitare, mendojnë dhe organizojnë veprimtari vetëm për Kadarenë dhe Agollin, sikur letërsia shqipe zë fill me këta shkrimtarë dhe duket sikur do ta ulë siparin e vetë me këta. Letërsia shqipe është në rrezik, sepse politikanë, opinionistët, gazetarët, kushdo që ka nevojë për famë, mjafton të lajmëroj TV-në dhe shpallet gjeni. Letërsia shqipe është në rrezik nga çmimet letrare që ndahen para se të lexohen librat…

Ka shumë faktorë, të cilët e kanë vënë në zgrip letërsinë shqipe e në këtë mjegullnajë, ofrohen si barka shpëtimi, dy alternative absurde:

A – Nga ata që kanë ndarë çmime me shumicë dhe pakicë, shpallet se nuk ka letërsi shqipe. Kur nuk ka letërsi shqipe, çfarë vlere ka të ketë katedra të letërsisë shqipe?

B – Në panairin e librit në Tiranë, sipas medias, u dha si urë shpëtimi, që të shkruhet në gjuhë të huaj, pra të hiqet dorë nga gjuha shqipe! Është më serioze se sa duket, se sa e shohim, se sa rrekemi të bindim veten se kemi ose se nuk kemi tekste letrare. Letërsinë shqipe, po e vrasim nga pak dhe përditë, me të gjithë format, ku askush nga ata që ka shkruar në gjuhën shqipe, nuk shpëton nga përgjegjësia e mjerimit të letërsisë, si vatër ku strehohen horrat, politikanët, delirantët, matrapazët e historisë. Letërsia është atdheu i lirisë, i njerëzve të lirë. Letërsia shqipe ende është e ngujuar në kafazin e politikës, së të gjithë krahëve. Letërsia e mirë, do të vijë dhe do të pastrojë shërbesën, përdorimin dhe shpërdorimin e saj, sidomos kur të çlirohet nga mitizimi i korifejve të realizmit socialist, që e kanë zatet për fyti fatin e letërsisë shqipe larg shërbesës dhe dobisë së famës….

 

http://klarabudapost.com/letersia-shqipe-ne-rrezik-te-madh/#.WDBYxtIrIdV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *