Vetëvrasje apo vrasje në Burgjet e Kosovës

Nga Skender Jashari

jashari-skender

Kriminelët  meritojnë  dënimin  meritor, që u’a shqipton  Gjykata kompetente, e  asnjë dënimshqiptues tjetër nuk është  ligjor-por është akt kriminal.

Pasiqë personalisht kam  qenë  në  vuajtje  të  burgimit  politik që  Fraksioni i EULEX-it, i  shantazhuar-porositur nga Serbia, për luftë  guerile kundër Serbisë, në  fshatin Dobrosin  komuna e  Bujanovcit, gjatë  vitit 2012, e  që prej  16 tetor 2012 deri më 31 qershor 2016,  mbahem në   Burgjet  e Republikës së  Kosovës( si në  Qendrën  e Paraburgimit në Lipjan-QPL, Qendrën Korrektuese në  Dubravë-QKD dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan-QPGJ), më është  dhënë  mundësia që jo vetëm  këtë  fenomen  kriminal, por edhe shumë të tjerë, që t’i studioj e të mirinformohem  për to.

Fillimisht, asnjë  vetëvrasje në  Burgje, nuk është  thjesht  dhe  e  pastër  vetëvrasje- të gjitha  kanë   elemente më pak  a më shumë të  vrasjeve, kjo vlen  edhe  në  rastin e   vetëvrasjeve-vrasjeve në  Burgjet e Republikës së Kosovës.

Brenda periudhës prej 16 tetor 2012 deri 31 qershor 2016, si në QKD, QPGJ dhe QPL, kam  qenë   dëshmitarë  madje edhe okular, i disa qindra  tentim-vetëvrasjesh,  e i disa  vetëvrasjeve. Disa herë kam  shkruar shkresa, drejtuar  Institucioneve  kompetente, që të  hetohen këto  vetëvrasje, ngaqë janë me  elemente  vrasjeje. Nga ana tjetër edhe  Institucionet  që janë të thirrura për Mbrojtjen  e të  Drejtave të  Njeriut( si Avokati i Popullit,  Zyra për të drejtat e  Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektori i Burgjeve, Zyrtari i EULEX-it për  Mbikëqyrjen e  Burgjeve, QKMRT, KMDLNJ,  etj),zakonisht  disa prej tyre janë të lidhur me  bandat kriminalo-politike, që i shuajnë-heshtin këto raste( kam raste   konkrete!). Pasi jam  burgosur si Luftëtar i Lirisë, kërkoja  mbrojtjen  e jetës  së Njeriut, pa  marr parasysh për çfarë është paraburgosur a burgosur, si e Drejtë Themelore e Njeriut, përmes së  cilës mund të  kemi një Shtet të  së Drejtës!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë  banda politiko-kriminale, që identifikohen dhe kanë  mbrojtjen  nga  partitë e caktuara politike në vend. Pos kësaj këto  banda kriminalo-politike, kanë edhe   mbështetje dhe nxitje edhe  nga   shërbimet  Sekrete të Serbisë, e që zyrtar të caktuar korrektues,  që  nga  fillimi janë   punësu,  në  nivele të  ndryshme  për t’i shërby  Serbisë.  E tërë keqvajtja e  punve në  Burgjet e  Kosovës, bie në përgjegjësinë  këtyre personave( pra edhe këto vetëvrasje-vrasje), ndërsa shkeljet  e  zyrtarve korrektues që  nuk janë pjesë të këtyre  bandave kriminalo-politike janë shumë  të  rralla dhe të lehta!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë  dallimi kur një i paraburgosur a i burgosur nuk bëhet  shërbëtor( shumë të pakët  në  numër janë!) i  bandave kriminalo-politike të zyrtarve korrektues, atëherë  ai konsiderohet kundërshtar i tyre, si rrjedhoj pëson në çdo  aspekt ( trajtim; akomodim në  dhoma; beneficione; avansim; transferim të brendshëm a për ndonjë   qendër tjetër korrektuese më të mirë; plotësim  nevojash  elementare; e deri edhe  në të  drejta  më  elementare si mjekim etj)-shkelje të  drejtash të garantuara  më  Ligjin për  Ekzekutim të Sanksioneve  Penale(LESP-së)!

Vetëvrasjet brenda kësaj periudhe kohore, kanë  elemente  të  veprës penale të “shtytjes në vetëvrasje”, sepse, zakonisht: “shkaku i trajtimit  brutal psiko-fizik”, “shkaku i mbajtjes  në  ambiente a kushte të papërballueshme, e që  mjekët dhe zyrtarët  korrektues nuk i marrin parasysh”, “shkaku i  mosdhënijes së  beneficioneve që  me LESP i takojnë”, “shkaku i mohimit të  një të  drejte paligjshmërisht”, “ hakmarrje”, “ për  zhvatje-haraç!”, “mos dhënije të  barnave të  sëmurve”, “ mosdhënije   narkomanve trajtimin e  duhur për rehabilitim  nga  droga”, “ mos trajtim të  duhur psikologjik dhe psikiatrik  të paraburgosurve shkaku i traumës që  u është  shkaktu nga vepra  penale( sidomos  ato vepra penale aksidentale) apo nga  trauma  penitensiare( shkaku i paraburgosjes a  burgosjes)!” etj. Me bindje  të  plotë,   asnjë rast i tentim-vetëvrasjeve dhe i   vetëvrasjeve, nuk janë   të tilla,  janë  të  gjitha  shtytje në  vetëvrasje e deri edhe  vrasje! Madje edhe në rastet  kur  një i paraburgosur, bëri  shkaku  i veprës penale që kishte  shkaktu  aksidentalisht ndaj një familjari të  ngushtë, mbetet   prapë  përgjegjësi penale  e  Institucionit  të Paraburgimit, ngaqë duke  e pa gjendjen e  rëndë  psiqike, nuk  ishte  mbajtur  nënmbikëqyrje, që mos t’i jepet  mundësia ta  vras  veten! Ngaqë kam  pa  mijëra raste, si të  përgatitjeve të  arratisjeve, veprave tjera  penale,  e deri vetëvrasjeve a tentim-vetëvrasjeve, në çdo rast simptomat  e tyre  qartazi  shihen( gjendja  psiqike- është  që shihet  në çdo rast!), por edhe   në të  shumtën  e rasteve paralajmërojnë( tregojnë!). Por është  edhe  një  dukuri specifike, është  Ligji i Heshtjes( Omertës), që  askush s’guxon të  dëshmojë, e që s’ka  dëshmitarë të  vërtetë për  raste  të tilla( sepse   frikohen  nga  hakmarrja!). E të  tillët, japin  dëshmi  absolutisht të rrejshme( flas duke u  bazu në  qindra  raste që kam pa)!

Nga kjo mund të  them janë shkaktu vepra  penale, nga: trajtimi joligjor nga  banda kriminalo-politike e zyrtarve  korrektues të caktuar që  ka shkaktu deri edhe  vetëvrasje!; manipulim pastaj  me hetimin  intern ( të Shërbimit Korrektues, që  disa nga ta janë  pjesë  e  bandave kriminalo-politike) mbi shkaqet dhe  shkasin e  vetëvrasjes; banda kriminalo-politike në  shumicën e  rasteve( asnjë rast  ndryshe nuk kam pa), kanë   intervenu  në përgatitjen  e dëshmitarve okular të dëshmojnë  në dobi të tyre!; rast hetimi nga   institucionet  gjegjëse( prokuroria, policia, por edhe  nga Inspektorati i burgjeve, apo edhe  Avokati i Popullit etj)  u jepet  rasti  atyre zyrtarve të këtyre institucioneve( hetuesit policor, prokurorit, Inspektorit të Burgjeve, zyrtarit të Avokatit të Popullit)  që janë  në lidhje me  bandën  politiko-kriminale të zyrtarve  korrektues- që mbyllet  rasti si vetëvrasje!; nga  autopsia lëshohen  dokumente sipërfaqësore madje edhe të  falsifikuara-jo të  vërtetë mbi shkaktarin e  vdekjes( përfshi edhe   shërbimin mjeksor brenda Institucionit Korrektues që është  çdoherë pjesë e  bandave kriminalo-politike)!

Bandat kriminalo-politike brenda  Burgjeve  të Republikës së Kosovës, janë  vegla kryesore që i shërbejnë Serbisë( të krijuar nga   njerëz që më parë i kanë  shërby Serbisë)-(që shënjestrojnë  vetëm  kundërshtarët  e  Serbisë); i shërbejnë   edhe  krimit të organizuar( bandave të krimit të  organizuar)- që i shënjestrojnë të  gjithë  të paraburgosurit a të burgosurit, prej të cilëve dëshirojnë-synojnë të përfitojnë  financiarisht( përmes shitjes së  beneficioneve, transferimeve, akomodimeve më të mira, trajtimit më të mirë, mjekimit, posedimit të sendeve të ndaluara!), e së fundi i shërbejnë edhe  partive të caktuara në  Republikë të  Kosovës ( duke i salvu-skllavëru  kundërshtarët  politik të partive tjera apo atyre apolitik, sipas parimit “s’je me mua, je armiku im!”).

Në këtë  rast, të gjithë do duhej  të  angazhohemi që ta heqim  këtë  dukuri, që kryesit e veprave  penale që shkaktuan  vetëvrasje-vrasje, të  marrin dënimin e  merituar.

Në  këtë  kohë, është  sensibilizu  opinioni publik për këtë  dukuri, nga  një parti politike  opozitare, derisa për disa dhjetra raste të tjera, të gjithë heshtën- edhe pse  edhe ata  ishin Njerëz!

 

Më 09.11.2016

 

Skender Jashari, i  burgosur  politik nga Fraksioni i EULEX-it, për  luftë  guerile kundër  policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanovcit gjatë  vitit 2012. Mbaroi studimet  post-diplomike juridiko-penal dhe  studime joformale ushtarake.

 

One thought on “Vetëvrasje apo vrasje në Burgjet e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *