Le t’i mbyllin këto dy emisione, përkohësisht se nuk bëhet “nami”. Së pakti me këta dy moderatorët e “famshëm” të gazetarisë shqiptare – Blendi Fevziu dhe Sokol Bala, “sheikët’ e gazetarisë në Shqipëri. Dhe, le të marrin një pushim deri sa të ikë kjo qeveri, që e kan kaq “frikë”……
BENSONHURST BROOKLYN NY : Çdo moderator për më tepër nëse zgjedh të intervistojë, ose udhëheqë një panel ose emision të këtill i këtij formati si “Opinion” -në TV Klan, “Top Story” – në TV Top Chanell, në këtë mënyrë, duhet të dijë dhe të jetë, më e pakta i zoti të monitorojë ato…
Duket, se disa gazetarë, analistë dhe moderatorë në Tiranë, janë kapur nga shteti, dhe, nuk janë kësisojë në shërbim informativ, të shikuesve, e tjera.
Ata, çdo gjë mund të bëjnë, por nëqoftëse e bëjnë si mbrëmë – gazetari jo e jo! nuk bëjnë dhe nuk kryejnë misionin që ka gazetaria, sot.
Mbasi, ata jo vetëm që u shfaqen mbrëm, fare hapur dhe tregun se janë shumë të njëanshëm, por edhe pa etikë. Duket, se ishin më shumë të frymëzuar nga “bosët” e tyre andej nga pushteti, ose pse jo edhe nga bindja e tyre ideologjike, cila i bëri këta gazetar, të majtë, dhe pa seriozitet.
Dhe, tash ata janë edhe më keq mbas 25 vjet demokraci , ata janë të shitur , servilë, dhe të kapur prej “gurrmazi” nga pushteti i korruptuar, i qeverisë së Tiranës.
Në Amerikë, deri tani,( nuk kam ndonjë statistikë) nuk kam parë se ka gazetarë të shumë të pasur. Shumica e tyre, megjithse, nga fama dhe profesionalizimi janë të pakrahasushem, në të gjithë botën, janë në një nivel pasurie mesatare me pjesën tjetër të shoqërisë amerikane.
Por, në se i besojmë ato që thonë në Shqipëri, gazetari i Tiranës, “Opinion” -në TV Klan,i Blendi Fevziu, thuhet se eshtë një “sheik” për nga pasuria, dhe, ai “Top Story” – në TV Top Chanell, i Sokol Balla, një nga më të pasurit, dhe më i paguari atje.
Andaj, mendojë se më parë se t’i shohim në ekran çdo ditë, ose t’i shohin njerëzit, ata duhet që më e pakta, të bëjnë detyrën e gazetarit dhe moderatorit me ndërgjegje. Pra si medoratorët e dy opinioneve, po qe se i bejne me formatet e mbremshme , le t’i mbyllin këto dy emisione, se nuk bëhet “nami”.
Dhe, le të marrin një “pushim”….. deri sa të ikë, kjo qeveri, që e kan kaq “frikë” Fevziu dhe Balla.
Kisha dëshirë me këtë rast të tregojë se jam ndjekës, i rregullt në atë orë të natës ( me kohën e Tiranës), pothuajse, çdo ditë, i këtyre lloj emisioneve televizive. Të cilat kan përmasat dhe formatin e një Talk Show këtu në SHBA. Dhe, janë pothujase edhe të njëjta edhe në disa televizionet më të mëdha në Prishtinë .
Emisione, të moderuara me gazetarë serioz, të cilët i ftojnë opinionistët, dhe politikanët, me kulturë, dhe me më shumë informacion – për të mësuar gjithë çka ndodh në Kosovë, nga shikuesit.
Ata në Kosovë, tregohen, simbas meje në këto emisone me një pa-anshmëri dhe mjaft mjaft të kujdesshëm gjatë emsionit. Jo duke bërë rolin e protagonist, gjithmonë vend e pa vend, duke ruajtur së paku për aq minuta sa flasin, pavarësinë e opinionit dhe menidimit të tyre. Duke i lënë shikuesit, një shije të mirë diçka se çfarë të mësojë………dhe që i ndjek në ekran.
Në Kosovë, ka më shumë profesionalizëm, etikë gazetareske, seriozitet, dhe nuk ka aspak vulgarizëm, dhe shprehje ordinere, shprehje rrugësh….., ashtu siç ndodh fatkeqësisht, po marrë si shembull në “Opinion” – të TV Klan.
Vendi, ku, kemi parë disa herë sharjet dhe ofendimet, nga më banalet, me akuzat e njëri tjetrit, me gjeste demostrative, mungesë profesionalizmi, akuza të rëndomta dhe pa kompetenca për hajdutëri, e korrupsion ndërmjet njëri tjetrit. Deri, tek ato për moral, sharjet edhe ofendimet banale për nga motra, si me një rast në emision Opinion me Eduart Zaloshnjën.
Zhanrri i rrugve janë pjesë e këtyre emisioneve, sot vetëm në Tiranë, tek Blendi Fevziu.
Mirëpo, ajo, që më tërhoqi mbrëm vemendjen- ishin dy emisionet që pretendojnë se janë më të “pavarur” dhe më shikuarat në televizionet e Tiranës, “Opinion” -në TV Klan,i Blendi Fevziut, dhe “Top Story” – në TV Top Chanell, i Sokol Ballës.
Ku mesa pashë unë, ata ishin thirur ndoshta edhe me qëllim për të marrë në intervistë, me atë që pamë dy figurat kryesorë të politikës, në Shqipëri,Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, “qe po lante baltën” dhe kishte “bërë” një kokërr vezë, ta mbante si kujtim, dhe Kryetarin e PD-së, dhe i opozitës Lulëzim Basha, të ndodhej përball një lukonie, të katër gazetarve, si Lorenc Vangjeli, Anila Basha, Artur Zheji, dhe Skender Minixhozi.
Dy emisione këto që pamë mbrëmë të ndërtuara për nga formati : shumë të njëanshëme dhe pa aspak ndërtuar nga formati me profesionalizëm, “emisone “njeri t’i bjerë gozhdës, e tjetri drurit”.
Njëri, qe ai emisioni i Sokol Ballës, në “Top Story” – TV Top Chanell, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përball një gazetari- moderator, që disa herë i iknin edhe sytë “njëri majtas, dhe, tjetri djathats”, sa herë që shikonte “shefin” e tij, zotin Kryeministr në sy, i cili qëndronte përball tij, pa i “lëvizur” qerpiku i syrit, mjaft komodë, dhe pa e prishur fare “ disponimin” e tij karakteristik, si më thënë një format “limonadë” i këtij emisioni.
Emision, ky që dukej se ishte me pyetje të “përgatitura” dhe të “ diskutura” më parë, se “çfarë do të pytej Kryeministri dhe dhe çfarë përgjigjesh do të jepte ai. I cili, kësaj rradhe kishte vajtur në studio edhe ekstravagant, ashtu siç ai e ka zakon, me kostum e kollare dhe me këpucë- atlete ( Puma apo Adidas )
Ndërsa, në dritaren tjetër, atë të Blendit, ose Fevzos si u pelqen ta thërrasin kolegët e tij nëTiranë, po “kërciste” një lukoni. Dukej, sikur katër “Ujqërit” e gazetarisë së Tiranës, kishin marrë urdhër, për t’a “shqyer” kryetarin e PD e opozitës, zotin Lulzim Basha, “bombarduar” nga të katër anët i thonë ma shqip .
Mendojë, se Basha, mbrëmë është ndodhur, në një “wrong place and wrong time” përball një moderatori “pelivan”, që kërkon në emision të bëjë të tijën, rolin e të “gjithëpushtëshit”. Ai vetëm kërcente me një shkop në dorë, si ata gazetarët e metereologut, kur japin parashikimin e motit,.
Dikush, shkruante sot në rrjetin social Facebook, se moderatori lejojë padrejtësisht 150 herë, “kundërshtarët’ e tij mbrëmë, gjatë këtij emisioni, t’i thonë atij, deri në atë “mbylle gojën”!
Kurse, gati çdo pyetje, që i drejtohej Bashës, gjatë këtij emisionit nga të katër “Ujqërit” të gazetarisë së Tiranës, në emisonin e Opinion të moderuar nga Fevzo, ishin të “tejet zgjatur” , dhe me shumë komente nga vetë opinionistët, të cilët kan qenë shumë ironik, provokative dhe futeshin në komente, po nga ata vetë “konspirative”.
Gati çdo pyetje shoqërohej me pëshpëritje mes të të katërve, për mungesë respekti dhe profesionalizimi. Dhe, përdorej një mimikë groteske, gjithë përqeshje e ironike, sikur, të ishte ky nji opinion me aktorë estrade, dhe jo sikur të ishin ata para një Kryetari i një partie më e madhe në vend.
Aqsa në një pyetje , nga fundi i këtij debati të “neveritshëm” do të thoja ,për atë se kur mund të takohen Basha dhe Edi Rama. Pyetje që Fevzo, po insitonte, të bëhej mbas publicitetit, bërë nga Zheji, autori i saj, tha se “ Kam marrë shumë mesazhe, se po duket sikur këtë emision ne po “sulmojmë” Bashën, dhe po “bejmë lojën e dikujt tjetër”, prandaj, tha Zheji më duhet të formulojë më mirë pyetjen.
Së fundi : Nuk arrita t’a kuptojë, se përse nga formati Fevziut, kësaj rradhe kishte zgjedhur katër gazetarë “benjaminët” e së majtës, miqt e Edi Ramës, dhe “kundërshtar” të përbetuar të së djathës, dhe opozitës e Kryetarit të saj, që ti “ndërzente’ më kaq zell në këtë emision.
Përse? a nuk e di bindjen e tyre dhe si sillen ata me opozitën moderatori, i saj, i cili nuk bëri asnjë lloj balancimi në pyetje, gjatë emisionit nga ai vetë, ose të kishte marrë ndonjë pyetje edhe nga shikuesit, në rrjetin social. Dhe, mund “frenonte”,atë lloj moderimi të keq që e kontrulluan dhe e pushtuan ata Katër “Ujqërit” e gazetarisë së Tiranës: të majtë, cinik, dhe pa aspak prefosionalizëm, njerëz pa etik
Por, sa herë, mbrëmë që Basha, niste të fliste dhe të përgjigjej, të katër zhurmuesit, Lorenc Vangjeli, Anila Basha, Artur Zheji, dhe Skender Minixhozi, pa mundur të hapin e bejnë një debat me profesionalizmimën në median shqiptare, arritën deri aty sa ta quajnë edhe një sqarimin e tij, rreth një pyetje, të bërë nga ata vet ata “se fushata e zgjedhjeve nuk kishte filluar akoma”.