“Edhe pse Qeveria e Durrësit ishte jetë shkurtër sepse nuk kishte mundësi të veprojë më shumë ngase vitet 1918-1919 ishin vite të turbullta për Shqipërinë dhe shqiptarët,mbajtja e Kongresit të Durrësit dhe formimi i Qeverisë së përkohshme të saj gjegjësisht pas Luftës së I-rë Botërore tregoi për vazhdimësinë e shtetit shqiptarë që ishte vënë në dyshim pas largimit të Princ Vidit.”
Mbarim i Luftës së I-rë Botërore e gjeti Shqipërinë të coptuar politikisht dhe të pushtuar ushtarakisht nga disa shtete fituese të Antantës.Që në shtator të vitit 1918 trupat italiane duke ndjekur ushtritë austro-hungareze që po tërhiqeshin përparuan në veri të Vjosës.Në fund të tetorit të vitit 1918 arritën në Shkodër dhe u shtrinë kështu në pjesën më të madhe të Shqipërisë.Në rrethet e Korçës dhe Pogradecit qëndronin forcat francese,ushtritë sërbe pasi pushtuan Kosovën dhe viset e tjera shqiptare hyn përsëri brenda kufijve të shtetit shqiptarë dhe u shtrinë në krahinën e Peshkopisë,Kukësit,Hasit,Malësinë e Gjakovës e të Kelmendit dhe e vendosën të ashtuquajturën”vijë strategjike”.Veprimet luftarake që u zhvilluan në Shqipëri e shkatëruan atë ekonomikisht.Shumë fshatra u shkatëruan,dhjetra mijë veta vdiqën nga zjarri i luftës dhe nga epidemitë e ndryshme.Një dukuri gjatë kësaj periudhe ishte edhe rreziku i rricopëtimit të Shqipërisë nga vendet fqinje me të.Andaj popullit shqiptarë iu desht nga njëra anë ta mbrojë pavarësinë e Shqipërisë dhe sigurimin e tërësisë territoriale të shtetit shqiptarë dhe nga ana tjetër parandalimin e coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje me të. Kështu politikanët shqiptarë pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kishin gjegjësisht grupimet politike shqiptare si brenda ashtu edhe jashtë vendit u bashkuan në mbajtjen e një Kongresi mbarëkombëtar dhe formimin e një qeverie të përkohshme shqiptare që do të kishte të drejtë ta përfaqësonte popullin shqiptarë në arenën ndërkombëtare.Andaj prej 25-27 dhjetor të vitit 1918 në ish kryeqytetin e Shqipërisë në Durrës u mbajt Kongresi i Durrësit që kishte për synim sigurimin e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë pas mbarimin e Luftës së I-rë Botërore.
Në këtë Kongres morën pjesë mbi 50 delegatë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.Përfaqësues të Gjirokastrës ishin,(Myfyt Libohova,Polo Meksi,Petro Poga,Apostol Dhima,Vasil Dilo).Delvina u përfaqësua nga (Namik bej Delvina,Hiqmet bej Delvina).Tepelena nga (Sulejman Shehu,Koço Harito).Përmeti nga (Baba Xhemali,Dhimitër Kacimbra).Dishnicë e Këlcyrë nga (Baba Mustafa,Baba Hyseni).Frashëri nga (Rexhep Selfo),Kurveleshi nga (Ali Koka),Kolonja nga (Abdulla beu,Pjetër Prodani),Berati nga (Sami bej Vrioni,Dhimitër Tutulani,Fejzi bej Alizoti),Mallakastëri nga (Hajredin bej Cakrani,Kamber Belishova),Lushnja nga (Ahmet bej Resuli,Jakov Bozo)Skrapari nga (Xhelal bej Koprencka,Servet bej Zaloshnja),Elbasani nga (Shefqet bej Vërlaci,Lef Nosi,Ahmet Dakliu),Peqini nga (Ismail Haki Kadiu,M.Xhavit Metobashi,Durrësi nga (Hafis Aliu,Mihajl Truja,Mustafa Kruja)Kavaja nga (Qazim bej Hyti,Sheh Hamiti),Kruja nga (Muharem Pengili,Xhemal Belegu)Shijaku nga (Ymer bej Shijaku,Rexhep Jella),Tirana nga (Abdi bej Toptani,Ismail efendi Ndroqi),Mati nga (Abduraman bej çela,Hasan bej Zogolli),Shkodra nga (Riza Dani,Ndoc çoba,dhe Luigj Gurakuqi si zëvëndës i Prenk Bibë Dodaj).
Mbledhjen e I-rë e shpalli të hapur Myfyt bej Libohova më 25 dhjetor të vitit 1918 në ora 4 pas dite, i cili shpjegoi edhe arsyet e mbajtjes së mbledhjes.Po në këtë mbledhje u propozua edhe kryesia e Kongresit dhe atë:Fejzi Alizoti-kryetar,Petro Poga-nënkryetar dhe sekretar Mustafa Kruja dhe Lef Nosi. Mbledhja kishte edhe programin e saj dhe atë:
- Mbrojtjen e të drejtave në Konferencën e Paqes nga Qeveria e Durrësit.
- Kërkimin e kufijve etnikë të Shqipërisë të marë padrejtësisht nga Kongresi i Berlinit,Konferenca e Londrës etj.
- Mbajtjen e qetësisë dhe rendit brenda vendit dhe krijimin e rregullave të reja administrative
Por delegatët e Kongresit pa kaluar ende në diskutimin e rendit të ditës shprehën shqetësimin dhe mungesën e mos përfaqësimin e të gjithë krahinave të Shqipërisë në Kongres:
“Sot me anë të përfaqësuesve të saj i paraqesim burrërisht botës dëshirën dhe vullnetin e patundshëm të popullit shqiptarë për ti dal Zot me të gjithë mënyrat,të drejtat e pamohueshme të shqiptarëve dhe njëkohësisht shprehim hidhërimin dhe indinjatën më të thellë për mos marjen pjesë të përfaqësuesve të Peshkopisë,Lumës,Starovës,Korçës,Himarës,Vlorës që janë pjesë e pandashme e Shqipërisë dhe urojmë që në mbledhjet e ardhshme të ketë përfaqësues prej të gjitha pjesët e atdheut.”(Mungesa e përfaqësuesve nga Luma e Peshkopisë justifikohej me faktin se ata ishin në pushtimin sërb,Korça e Pogradeci ishin nën pushtimin frances dhe përfaqësuesit nga krahina e Vlorës, iu ndalua pjesmarja nga pushteti Italian me preteks të synimeve të tyre aneksioniste ndaj kësaj krahine).Pasojnë nënshkrimet e: Qazim bej Elbasanit,Ismail Kadiut,M.Xhavit Betobashit,Muharem Pengilit,Lef Nosit,Asim Krujës,Qerim bej Begollit,Ndoe çobës,Ahmet Dakliut,Sotir Pecit,Ymer Delialliut,Luigj Gurakuqit,Xhemal Belegut,Dr.Syrija Pojanit,Abas Kupit,Riza Danit,Rexhep Jellës,Hasan Bej Zogollit,Abdurahman bej çelës etj.
Kongresi veç tjerash zgjodhi një qeveri të përkohshme prej 14 antarësh,të kryesuar nga Turhan Pashë Përmeti-kryeministër,Peng Bibë Dodaj nënkryetar,Petro Poga,ministër i drejtësisë,Myfyt Libohova-ministër i punëve të jashtme,Medi Frashëri,ministër i punëve të brendshme,Feiz Alizoti,ministër i financave,Luigj Gurakuqi,ministër i arsimit,Sami Vrioni,ministër i punës botore,Mustafa Kruja,ministër i post- telegrafës etj.
Gjithashtu u vendos që një pjesë e kabinetit të qeverisë së Turhan Pashë Përmetit të merr pjesë në Konferencën e Paqës për ti mbrojtur të drejtat etnografike të Shqipërisë,ndërsa në Mbledhjen e tretë të mbajtur më 27 dhjetor 1918 në ora 3.30 që kryesohej nga Mehmet Konica u vu në rend dite “Formimi i një Pleqësie,e cila do të mbidhej një herë në dy muaj në një vend të pëlqyer për të analizuar punën e Qeverisë dhe për të këshilluar Qeverinë”.Pas shumë bisedimesh mbi nevojën e zgjedhjeve të Pleqësisë dhe mbi kompetencat e saj u pranua me vota dhe atë me 26 pro dhe 13 kundra propozimi i Dhimitër Kacimbrës si vijon:”Meqë Qeveria është e përkohshme,kjo e fundit duhet të bashkëpunojë me Pleqërinë në të mirë të Shqipërisë si brenda ashtu edhe jashtë saj”.
Në mbledhjen e dytë më 26 dhjetor të vitit 1918 në ora 3 pas dite nuk u muar asnjë vendim veç u diskutua për disa çështje të shtruara përpara mbledhjes.Pas kësaj Kongresi i jep fund mbedhjeve të tij duke i hap rrugë Qeverisë për zgjedhjen e një Pleqërie.
Në Kongres gjithashtu iu shpreh faleminderime:
a)Qeverisë italiane për ndihmën e saj që është duke i bërë Shqipërisë;
b).Qeverive të Mëdha të Marrëveshjes të cilat përpiqen për triumfin e së drejtës dhe mbrojtjen e kombeve të vegjël;
c).Faleminderime dhe mirënjohje të madhit qytetar amerikan Wilsoon dhe senatorit z.Lodge;
d).Një përshëndetje shoqërisë “Vatra”të Amerikës si dhe shoqërive të tjera shqiptare që përpiqen për të mirën e atdheut.
Mirëpo si brenda ashtu edhe jashtë kongresit lufta politike solli njëkohësisht shfaqjen e pikëpamjeve të ndryshme: Pjesa dërmuese e delegatëve ishin me orientim italian, si: Myfit Libohova, Turhan Pasha, Preng Bib Doda, Sami Vrioni, Luigj Bumçi. Ndërsa kundërshtarët edhe pse të pakët në numër si Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Midhat Frashëri, të cilët, anonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga ndonjë fuqi tjetër “e painteresuar” drejtpërdrejtë për Shqipërinë. Këto qëndrime dhe pikëpamje nuk u shfaqën shkoqur gjatë punimeve të kongresit, për faktin se këto figura të spikatura të politikës shqiptare kishin rënë në një kompromis të heshtur midis tyre, pasi qëllimi kryesor i tyre ishte formimi i qeverisë së përkohshme dhe zgjedhja e delegacionit që do ta përfaqësone Shqipërinë në Konferencën e Paqës në Paris.Kështu disa ditë pas mbajtjes së Kongresit një delegacioni shqiptarë me në krye Turhan Pashë Përmetin-kryeministër dhe Imzot Luigj Bumçin,Mehmet Konicën,Mihail Turturin dhe Luigj Gurakuqin-anëtar u nis për në Konferencën e Paqës në Paris gjegjësisht më 18 janar të vitit 1919.Konferencë e cila u organizua nga 5 Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së I-rë Botërore(SHBA,Angli,Francë,Itali dhe Japoni) për të përfunduar Traktatet e Paqës me vendet e mundura.Populli shqiptarë shpresoi se kjo Konferencë do ti zgjidhte drejt kërkesat e tij kombëtare.Andaj ajo i paraqiti Konferencës dy memorandume,në të cilat deklaronte se pavarësia e Shqiperisë nuk mund të vihej në diskutim,pasi ishte siguruar me vendimin e Fuqive të Mëdha të 29 korrikut të vitit 1913,madje kërkonte që Shqiperisë t’i ktheheshin tokat,të cilat i ishin shkëputur padrejtësisht me vendimet e Kongresit të Berlinit më 1878 dhe të Konferencës së Londrës më 1913. Në memorandumet hidheshin poshtë edhe lakmitë e qeverive fqinje për tokat e Shqiperisë.Andaj delegacioni shqiptarë në raportin e tij dërguar kryesisë së Konferencës më 15 shkurt më 1919 shprehu shqetësimin për fatin e Kosovës dhe viseve të tjera jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë londineze.”Kufiri i Shqipërisë sipas raportit, fillon prej Gjirit të Spicës (në veri të Tivarit)kthehet drejt Nord-estit duke marë mbrenda Tuzin, Hotin,Grudën,Triepshin,Podgoricën,dhe duke ndjekur kufirin e Malit të Zi që ka pasur para vitit 1912 përfshin Pejën,Gjakovën,Mitrovicën,Prishtinën,Gjilanin,Ferizovikun,Kaçanikun,një pjesë të kazasë të Shkupit,Tetovën,Dibrën,Strugën,Kërçovën,për të arritur te Mali i thatë,nëpërmjet Liqeneve të Ohrit dhe Prespës.Mbrenda këtij kufiri që caktuam më lartë jetojnë rreth 2 milion shqiptarë të cilat më pak se gjysma jetojnë jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë sepse momentalisht janë në kufijtë e Malit të Zi,Sërbisë dhe Greqisë”.
Një shqetësim i madh për delegacionin shqiptarë në Konferencën e Paqes ishte edhe prezenca e Esat Pashës i cili vepronte sikur të ishte kryetar i qeverisë shqiptare madje kishte kurajon politike të fliste në emër të saj përmes lëvizjeve dhe kompromiseve me politikat e shteteve fqinjë me Shqipërinë të cilat rezultonin si kompromise armiqësore në dëm të territorit politik të shtetit shqiptar.Andaj më 5 prill 1919, Delegaconi shqiptarë i dërgonte një letër kryetarit të Konferencës lidhur me aktivitetin e Esadit duke ia argumentuar se Esat Pashë Toptani nuk kishte asnjë mandant delegimi sepse “Mbledhja Kombëtare Shqiptare, e përbërë prej delegatëve të të gjithë viseve të Shqipërisë është mbledhur me 25 Dhjetor 1918 në Durrës dhe e ka zgjedhur qeverinë të përkohëshme duke i dhënë kështu edhe mandatin për me përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes.Prandaj Esad Pasha nuk ka asnjë cilësi për me përfaqësuar Shqipërinë as në Konferencet të Paqes dhe askund tjëtër” .
Në Paris shkuan edhe përfaqësuesit e diasporës shqiptare si nga Turqia,Rumania dhe nga SHBA-ja. Duke e parë politikën e Italisë ndaj Shqipërisë si rrezik kryesor, ata i dërguan Konferencës një notë me frymë anti italiane dhe kundër zbatimit të Traktatit të Fshehtë të Londrës. Mirëpo disa anëtarë të delegacionit të qeverisë së Durrësit nuk u pajtuan me ta dhe mendonin se duhej mbështetur te Italia, e cila nuk do të lejonte të copëtohej Shqipëria nga fqinjët ballkanikë. Për çështjen shqiptare u diskutua gjatë në Konferencën e Paqes të Parisit, por në përgjithësi të drejtat dhe kërkesat e shqiptarëve nuk u përfillën.Kështu duke e parë së kërkesat e shqiptarëve nuk përfilleshin delegacioni shqiptar më 7 mars të vitit 1919 i paraqiti Konferencës propozimin që në krahinat shqiptare që kishin mbetur jashtë kufijve të vitit 1913 të vendoseshin forcat e SHBA-së për të administruar për një ose dy vjet, me qëllim që të organizohej atje një plebeshit për caktimin e fatit të tyre të mëtejshëm.
Më 9 dhjetor të vitit 1919, përfaqësuesit e Anglisë, të Francës dhe të SHBA-së hartuan një memorandum të përbashkët me anën e të cilit ata i njihnin Qeverisë Italiane sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe krahinat e saj, si dhe mandatin mbi shtetin shqiptar të cunguar.Greqia do të merte krahinën e Gjirokastrës kurse krahina e Korçës ishte ende në diskutim nëse do ti kalonte Greqisë apo ti mbetej Shqipërisë.Jugosllavia do të gëzonte të drejtën e një dalje tregtare në detin Adreatik nëpërmjet tokave të shtetit shqiptarë.Në janar të vitit 1920 në kuadër të zgjedhjes së çështjes së Adreatikut në Konferencën e Paqës u hartua edhe një projekt për ti kaluar Jugosllavisë qytetin e Shkodrës dhe pjesën tjetër të Shqipërisë së Veriut.Por për shkak të qëndresës së shqiptarëve asnjë nga këto projekte të Fuqive të Mëdha nuk u zbatua,Rol të rëndësishëm në favor të shqiptarëve luajti SHBA dhe Presidenti Wilsoon dhe përfundimisht u hodhën poshtë nga Kongresi i Lushnjës dhe veçanërisht nga lufta e Vlorës.