GJENIU I TURMËS

GJENIU I TURMËS

Charles Bukowski

Ka aq shumë pabesi, urrejtje, dhunë, absurditet brenda
njeriut mesatar sa të mund të furnizosh çfarëdo ushtrie në çfarëdo ditë

dhe vrasësit më të mirë janë ata që predikojnë kundër saj
dhe urrejtësit më të mirë janë ata që predikojnë dashuri
dhe në luftë, nxitësit janë përfundimisht ata që predikojnë paqe

ata që predikojnë Zotin kanë vetë nevojë për Zotin
ata që predikojnë paqe nuk kanë paqe
ata që predikojnë paqe nuk kanë dashuri

ruhuni nga predikuesit
ruhuni nga ata që i dinë të gjitha
ruhuni nga ata që gjithnjë janë duke lexuar libra
ruhuni nga ata që ose urrejnë varfërinë
ose janë krenarë për të
ruhuni nga ata që të thurrin lavde në çast
se lavde do ju kërkojnë si shpërblim
ruhuni nga ata që nxitojnë të çensurojnë
ata kanë frikë nga ajo që nuk dinë
ruhuni nga ata që kërkojnë turmat vazhdimisht
se të vetëm ata janë një hiç
ruhu nga burri mesatar e gruaja mesatare
ruhu nga dashuria e tyre,
dashuria e tyre është mesatare- kërkon mesataren

por janë gjenialë në urrejtjen e tyre
shumë gjenialë në urrejtjen e tyre për të të vrarë
për të vrarë çdokënd
duke mos dashur vetminë
duke mos kuptuar vetminë
ata do të përpiqen të shkatërrojnë gjithçka
që është ndryshe.

të paaftë për të krijuar art
ata kurrë nuk do të kuptojnë artin
ata do e quajnë dështimin e tyre si krijues
vetëm si një dështim të botës

të paaftë për të dashuruar plotësisht
do t’iu duket dashuria juaj e paplotë
dhe pastaj do t’ju urrejnë
dhe urrejtja e tyre do të jetë e përkryer

si një diamant i shndritshëm
si një thikë
si një mal
si një tigër
si një bimë helmuese
arti i tyre më fin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *