Nena ime, qe nuk eshte vetem imja! Esse

Nje leter Advijes, nenes sime!

Nena ime, e di se ti nuk je vetem imja.  Secili njeri ka nje nene, perveç Botes. Jetime eshte kjo rrumbullake e shkrete, pa asnje kend. E secili nga ne qan vetem per nenen e tij. Ku jane nenat tjera?! 
Nena ime, ti je gjalle ende, sa mire qe shkrimi per ty doli, se paku ke mundesi ta perjetosh nje cip te botes sime te mallkuar, qe te tjeret po e quajn bekim. Qe besa, nuk e kisha planifikuar nje shkrim te tille, jo tani, jo ne kete kohe, por ti e di se une shkruaj veç nga dhembja, qe kesaj radhe ishte shume e forte e s’ munda ne asnje menyre t’i rezistoj. Kur jemi ketu, mu kujtua kur shpesh ankoheshe se te dhemb zemra, por, te lutem mos bej merak, te gjitha nenat ankohen aty. Vetem nje nene ndjen dhembjen e femijes, e njeh vuajtjen qe e rendon me shume sa guri token. Nena ime qe nuk eshte vetem imja. Kjo shprehje me kujton zera te ndryshem qe mblidheshin pasdarkeve verore me fjalet: “Ti je si nena jone”. Sa shume pata qeshur atehere, sepse si e vogel pata pas menduar qe dashuria e nje nene duhet ti perket vetem femijes se vet, e edhe ti pate qeshur duke ma kthyer, se nje nene ka dashuri per te gjithe femijet e botes, ani pse femijet e vet i ka sjellur ne drite per boten.  Kurre me pare si kisha degjuar keto fjale nga dikush tjeter, ndoshta edhe kjo arsye qe kurre s’kisha shkruar per nenen time. Nena ime, e dashura ime nene, poashtu e di se ti nuk din asnje gjuhe tjetet te botes, perveç te vetmes, gjuhes se nenes tende. Nese ka ndonje nene qe nuk e din gjuhen e nenes se vet, aty eshte fillimi i dyshimit te qenurit nene. E çuditshme kjo gjuhe. E kupton secili njeri, secili vend, e secila zemer. Gjuha e nenes eshte gjuhe hyjnore, qe nuk i perket tokes dhe njerzeve, si poezia qe i perket qiellit. Me fal nene qe po te shtoj edhe nje dhembje sot, por e di se zemra jote ka perballuar shume tjera te renda, andaj e di se perseri me fal. Keshtu lehtesohesh ti, kur e di qe lehtesohem une. Se paku e ke me te lehte, ngaqe nuk me sheh ne sy. Shikimi mes dashurise e vuajtjes eshte direkt vrastar. Me dhembset koha qe s’ te kam njohur si duhet, s’ te kam kuptuar si duhet, ndoshta edhe s’te kam dashur si duhet, por, ama, ti e din qe atje ku je ti e nga vij une, emri “liri” gjithmone na ka munguar, prandaj edhe sot po te them, se jam krenare me ty (me te njejten peshe, sikur me linde), qe me lejove te zgjedhe kete rruge – vend te “lirise”. Nene, asgje ne jete s’ qenka e lehte. Te jeturit me mijera vdekja e perplajse, rruge te trishta e te pasura me shpresen se do te behet mire, qenka si te rilindesh e te behesh prap femije. Qaj vetem kur e kujtoj se: Popull i hjekur kishim qene, me femije te luftes e nena te sakrifices, durimit, urtesise, qe ne njefare menyre qenka rritje e njeriut te shendosh. Une, nuk kam arritur ende ne ate pike, veç rruges jam, po eci si ti me ke pas mesuar; Te eci si femije. Te dashuroj si femije. Te jem e lire si femije!

Te lutem mos qaj, mos u dridh as kur zerin ta degjoj ne telefon, nga shqetesimi per mua mos rri naten pa gjume, largoje plogeshtine qe te kap si shtrengate gjendjen shpirterore, as mos ke frike se me gjen gje e keqe naten, apo ankthi se dikush mi merr enderrat e librat, nuk dua as te te kap trishtimi se edhe nje here s’ do shihemi, as mos u lodh, te lutem, duke menduar se nje dite mund te mbes e uritur. Nene, a e mban mend si me thoshe, se buka eshte e Zotit, buken duhet ndare! Ti e din oj nene, se une nuk kursej asgje nga vetja, veç nuk dua te te shoh te vuajtur me… Mi fal shqetesimet e vuajtjet tuaja, sepse vetem atehere une jam e qete. Nene, ma bej nje te mire, te lutem, ma meso si te behem e mire si ti?!

Keto fjale me kujtohen:

“Nanat tona gjithmone kane qene zemerhapur e bujare”, “Boll kemi hjekur e s’ durojme me…”, “S’ ka liri pa femren e lire”, ” Mos i harro kembet tua, rrenjet tua”, “Na eshte lodh shpirti me keto padrejtesi” , “Deri kur ma?!”, “Popull i vuajtur kishim qene”, “Po vdesim te pa shkolluara”, “Duam qe femijet tane te mos vuajn si ne”, “Gurbeti eshte i rend per zemren e nenes”, “Femijet tane s’jane si tjeret”, “Shko bije, mos u ktheh kurre…”

“Nene, dua veç ta dish, se une jam shendosh e mire, se asgje te keqe se gjen femijen e nje nene te mire”

Te fala gjithe nenave te vuajtura Shqiptare, ti e din se me dhemb shpirti, qe edhe sonte ne shtepi mungoj…!

Qendrese Halili

New York, 20 korrik 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *