Futbollisti i Interit rrëfehet mbi origjinën, ndjenjat për Shqipërinë dhe Kosovën duke e lënë të hapur që të luajë në një të ardhme me Kombëtaren e futbollit të Kosovës
Rrjeti prestigjioz televiziv CNN, i ka dedikuar një shërbim televiziv me një intervistë të gjatë dhe goxha interesante futbollistit me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, ku futbollisti i Interit rrëfehet mbi origjinën, ndjenjat për Shqipërinë dhe Kosovën por mbi të gjitha duke e lënë të hapur që të luajë në një të ardhme me Kombëtaren e futbollit të Kosovës kur ajo të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtare. Shaqiri që shkëlqeu në Kupën e Botës Brazil 2014 ku ishte një ndër dy futbollistët që shënuan tregolësha, tregon se rruga e tij drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë .
” Kur luaa me të rinjtë e Bazelit, punoja njëkohësisht në një ëmbëltore, – tha 23 vjecari për CNN, duke shtuar, – Gjithmonë ëndërroja të luaja futboll, por prindërit më thoshin se duhet të mësoja dicka. Jam vërtet krenar që munda të punoj dy vjet pasi e di se cdo të thjotë puna normale, kështu që unë e di se cfarë është jeta e vërtetë dhe jeta që kam tani”.
Kontrasti është i jashtëzakonshëm, me Shaqirin që tani në një javë fiton më shumë se sa shumica e pasticierëve fitojnë në një vit. Shaqiri ka lindur në vitin 1991 nga prindër shqiptarë në Gjilan, 8 vite para se rregjimi i Milloshevicit të niste genocidin me spastrimin etnik ndaj shqiptarëve por prindërit e Shqirit emigruan në Zvicër një vit pas lindjes së tij. Edhe pse i është mirënjohës Zvicrës ku u rrit, Shaqiri është gjithmonë i ndarë në pjesë mes Zvicrës Kosovës dhe Shqipërisë, dicka që përfaqësohet ndoshta më mirë se kudo te këpucët e tij me flamujt e të tre vendeve.
Në 2012 Shaqiri bashkë me Granit Xhakën dhe Valon Behramin nënshkruan një peticion që ju dërgua presidentit të Fifa-s Sepp Blatter. ku kërkonin mbështetjen për njohjen zyrtare të Përfaqësueses së Kosovës në Futboll. Sic dihet Kosova ende nuk mund të luajë në Kompeticionet Ndërkombëtare pasi i duhet që më parë të bëhet pjesë e Uefa-s. Por për cilën skuadër do të kishte luajtur Shaqiri nëse Kosova do të mund të merrte pjesë në kompeticionet ndërkombetare. Vetë futbollisti deklaron:
” Unë e dua Kosovën por për momentin ata nuk mund të luajnë, kështu që për mua mbetet vetëm Zvicra. Ndihem i lumtur që mund ti kthej Zvicrës atë që më ka dhënë mua dhe familjes time, por në të ardhmen nuk e di se cfarë mund të ndodhë”.
CNN nuk harron të përmendë edhe ndeshjen e kualifikuese të Botërorit 2014 kundër Shqipërisë ku Shaqiri shënoi në fitoren 2-0 të Zvicrës por e la fushën duke mbajtur fanellën e Shqipërisë në vend të asaj të Zvicrës një simbolikë domethënëse . 15 nga 23 futbollistët që përfaqesuan Zvicrën në Kupën e Botës kanë origjinë të huaj dhe 6 prej tyre kanë lindur jashtë Zvicrës por Shaqiri deklaron se kjo nuk është një problem për ekipin pasi e rëndësishme është që të jenë një skuadër në fushë./B.S/