Reshida Coba, poetesha e zërit të Haiku-t shqiptar në Kaliforninë amerikane

Poeteshën korcare Reshida Coba e kam mike të fëmijërisë,   lindur e rritur në një lagje, por edhe më tej, tetëvjecaren e kemi bërë në një shkollë. Lagjia jonë ishte  aq e vecantë, përvetë pozicionin e saj gjeografik, se  kishte perëndimin më të bukur të diellit. Cdo mbrëmje njerëzit, përfshirë edhe mua e Reshidën dilnim sofateve të  shtëpive, jo vetëm bënim ndonjë punëdore me grep apo qëndisnim jastëket, por kënaqësinë më të madhe ndjenim në atë përcjelljen e ngrohtë të  diellit, sikur të ishte pjesëtar i familjes tonë/ së tyre. Të gjithë njerëzit na dukeshin të bukur me bekimin diellor dhe dashurinë për njëri tjetrin, dhe ishin të tillë!  Përvec atyre qëndismave me yje, trëndafila dhe perëndimin e  diellit, bëlbëzonim vargje poetike nën  tinguj serenatash. Reshida na jepte edhe një kënaqësi më shumë, si folëse në Radio-Korca, ku recitonte vargjet e saj të shkruara nën përqafimin e perëndimit diellor,  por lexonte edhe ato vargjet fillestare,  tonat. Përvec se në këndin letrar të shkollës, poezitë e atëhershme të Reshidës u botuan edhe në revistën “Shqiptarja e Re” dhe “Drita”. Më pas ajo emigron në SHBA-ës, ku jeton, punon e krijon prej 20 vjetësh. Poetja korcare –tashmë shqiptaro-amerikane,  i rishikon edhe njëherë poezitë e saj të para, por edhe duke krijuar të tjera dhe do të zbulonte  se ishte  dashuruar me Haiku-n, pa e njohur atë,  përmes ndjeshmërisë dhe bukurisë që përshkruante  marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe njerëzit që e rrethojnë, por edhe vetë temperamentin e natyrës njerëzore   me botën natyrore.  E fortë, kurajoze dhe duke qenë vetvetja në cdo varg të Haiku-t, ajo arriti të botojë librin e titulluar “Unë, Gruaja R’, me vargje  prekëse, që të mbeten  në  mendje dhe  që nuk mund t’i  anashkalosh pa i lexuar disa herë. Për stilin poetik të poetes Reshida Coba janë shprehur pena të njohura të letrave shqipe; që nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i cili mendon se: “Shprehja e saj poetike është e thjeshtë e komunikuese, larg retorikës spontane. Mendimet e autores mbartin filozofinë që më shumë ndjehet, sesa shprehet.Kjo e bën poezinë e saj lirike me një feminitet të këndshëm, me figura të përvijuara lehtazi, të dhëna me dashuri e dhimbje, që shpesh vjen larg.” Ndërsa Petrit Ruka shprehet se,-“Vetëm sinqeritete të tilla kaq shkundulluese në vargjet e një gruaje , mund të të shtien në shpirt drithërima kënaqësish estetike.”

Edhe dicka më shumë, Reshida është nëna e Miss-it më të suksesshëm shqiptar, Valbona Coba.

Në këtë intervistë Reshida na tregon se cfarë është Haiku-dhe pse ajo zgjodhi pikërisht atë për të shprehur shpirtin e Gruas, R!

 

Bisedoi: Raimonda MOISIU

 

-Kam lexuar me interes të vecantë mbresa, mendime dhe këndvështrime të maturuara profesonalisht rreth poezisë tuaj, nga kritikë dhe autorë të vlerësuar të letrave shqipe. Sapo jeni vlerësuar me Cmimin e Parë  në poezi, nga Revista Kuvendi, -Michigan. Përpos urimeve, dëshiroj të di se si jeni ndjerë ju vetë për këto vlerësime?

 

Vetë jeta është  pjesë ideale dhe  pjesë ndikimi, ndaj them se u gëzova dhe përcolla një emocion jo të zakonshëm. Kjo më shumë se nuk e dija, që do isha konkuruese, mbasi unë nuk ju përgjigja dot ftesës dhe  rastësisht pashë njoftimin në internet për cmimin. Në mërgim cdo lajm përjetohet ndryshe,ndjeva se nuk mbërriti vetëm një grusht me gërma për një vlerësim, por një copë toke Shqipërie, më e bukur se vetë Kalifornia ku jetoj, e cila mëla shijen e gjatë të mallit dhe lotin më të ëmbël. Vlerësimi im me Cmimin e Parëndërmjet kaq poetëve nga Diaspora Amerikane dhe Europës,  nukse më bën mua poeten më të mire,thjesht fati takoi emrin tim. Kam lexuar poezitë  e shumë konkuruesve të tjerë dhe them se  kishte shumë poetë të tjerë të talentuar.

COBA R 2

 

– Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj poetike: prindërit, arti, letërsia apo njerëzit e thjeshtë; qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të veçantë në frymëzimin tuaj.

 

Nuk ka luajtur rol ndonjë person, poet apo shkrimtar dhe asnjë nga familja ime nuk ka shkruar, thjesht ka qenë natyra ime observuese, cilesi kjo dalluar nga prindërit si vecanti, që në moshë shumë të vogël. Ndonjëherë entuziasmuese për ta e ndonjëherë disi e tepruar në vëzhgimin e tyre. Kur më vonë takoja njerëz të rritur më thonin: “Cfarë do na pyesësh tani? Shejtan ke qenë, pyesje cuditshëm! Po unë nuk pyesja më, kisha turp, kisha filluar të lexoja dhe aty shuaja kurreshtjen time.  Mbaj mend se kam filluar të shkruaj, që kur mësova si shkruhej. Ndjeja se nuk më merrte asnjëherë uria për bukë, por kudo që isha, nxitoja të shkoja brenda të  shkruaja dicka. Nuk luaja gjatë si fëmijët e tjerë,sa hyja në lojë, dilja. Kisha dëshirë të shikoja veprimet e tyre, cfarë bënin me njëri- tjetrin në lojë, s’di pse paraqitja maninë të dalloja kush ishte i mirë dhe kush ishte i keq.Kisha qejf të flisja bukur,modelin e shihja te mamaja dhe pse ajo nuk kishte shkollë, kishte një oratori të vecantë shoqëruar me shumë ekpsresione dhe me lëvizjen e duarve,  krijonte karaktere në cdo rrëfim  që bënte. Mua më dukej njeriu më inteligjent, them se po të dinte të shkruante mbase do ishte një poete. Kuptova shpejt se të shkruarit të mëson t’i thuash gjërat  më mirë. Emocioni për të shkruar i ngjan lirisë, ku zgjedh ushqimin më të përsosur, për të konsumuar, por dhe që mund të helmohesh.

 

-Dhjetra vargje poetike të përbledhura në vëllimin me poezi “Unë Gruaja R”. Si erdhi ky libër në jetë? Përse ky titull?

 

Dobësi e hershme tek unë për gruan si nocion, përcaktim. Ndoshta kjo krijesë u bë më përfekte se burri, se zoti korrigjoi gabimet që bëri tek burri.(thjesht shaka ).

Tek unë gruaja përjetohet ndryshe, dhe në poezi emocionohem me shumë kur lexoj dicka të bukur nga një grua se sa nga një burrë, dicka tjetër, tjetërsohem dhe unë (shpresoj të mos gjykohemnga burrat).Unë jam  femër dhe e njoh shumë mirë botën e saj, vec kësaj cilësova që te gruaja shoh krijesën e bukur, delikaten dhe të fuqishmen, të thjeshtën dhe të komplikuarën, interesanten dhe provokatoren,. Gruaja është  krijesë e orientuar mirë, qysh herët në familjen time.  Unë mësova ta mbroj shumë mirë atëdhe  ta zhvilloja shumë ndryshe nga sa mundesha, nuk cuditesha kur më duhej shpesh të luaja rolin e burrit dhe të gruas,  të bëja dhe sakrifica të mëdha.Të jesh grua je pjesë e zgjedhur e botës.Titulli “Unë Gruaja R”,  erdhi si rezultat,  se unë i këndoja vetes, shkruaja thjesht për veten, për gruan tek unë dhe kjo një jetë e tërë.Edhe për Ducen pak e dinin që ishte poet, të shkruarit është qëllim intelektual, të botuarit është qëllim përvehtësimi i emrit poete.Të botosh një libër është frikë.Kur dorëzon një vepeër,nuk e dorëzon se është  përfunduar, thjesht e braktis se i erdhi koha. Poezia ishte ajo që gjithcka ishte lënda ime e gruas.Gruaja te unë është ajo pjesa intime, gjysma e personit, qënies njeri, pjesa që guxon e hyn në kontraditëme kompromiset,tendencat shpirtërore, gjen idetë  dhe zgjidhjet. Këtë gjysmën tjetër të qënies,  unë e shoh më shumë natën, kur nuk jam aspak nën ndikimin e dritës,  as të njerzve,jam vetëm unë dhe vetja ime, rri gjatë dhe flas gjatë me veten.Natën e quaj lluksin tim dhe s’di pse lidhjet midis gjërave funksionojnë aq mirë dhe në harmoni. Jam shumë komode me cdo ndërhyrje veprimesh e mendimesh dhe di t’i pajtoj mirë gjërat,  edhe lidhjet midis emrave, përemrave dhe ndajfoljeve,  më duket sikur lidhen më bukur. Përjetoj ndryshe cdo gjë femërore, di ta përdor mirë botën. Jo më kot Virgjinia Ëolf thotë:“..një grua që të shkruajë duhet të ketë një dhomë më vete dhe para. A nuk janë shkruar veprat më të mëdha dhea  nuk  janë bërë dashuritë më të mëdha natën ?? Nuk më është ngatrruar asnjëherë gruja me poeten,por Reshida me poteen, por dhe i kam dhënë lirinë sado paradoksale të dukej krahut të së drejtës. Netëve mendoja, kjo grua që shkruan pa fund si nuk ka një libër të vetin në dorë.Të kesh një libër në dorë është si të gdhihesh pa ditur me Alpet në krye, me shikimn hedhur tek mali Shkëlzen, ku poshtë grurgullon dhe flet Valbona me gjuhën e ujit dhe kjo gjuhë bëhet fe. Por koha nuk vinte asnjëherë për mua dhe pse duam që ora të ketë më shumë se 60 min, ajo aq ka gjithmonë.Vëmendja ime ishte e përqëndruar te fëmijët dhe qendra e university, kur je nënë dhe ke dy vajza,  shkon te ato. Të jesh  nënë nuk fillon vetëm me zgjedhjen e emrit me sa më shume kuptim për ty e sa më të bukur, kujdesi për të  rritur dhe shkolluar, por është një sjellje e tërë,  e ngarkuar cdo ditë e më shumë me të panjohura, me mëndjemadhësitë e x apo y, që shfaqen të ato në procesin e rritjes, ndryshimeve, ndikimeve të shoqërisë.

 

Po veçoj disa tituj të poezive tuaja: “Letra e Gruas”, “Unë dhe vajzat”, “Kafja dhe nëna”, “Dashuria”, “E dua diellin dhe në perëndim”, “Luksi me gaxhij”, “Gjiri i gruas”, “Puthja e Lypsarit”, etj. Vërej,  se keni përshkruar karaktere komplekse e dominuese femra, të tillë që lexuesit lidhen vërtet me to. A mund të na thoni se si e arrini ju këtë?

 

Këto tituj mendoj se kanë ndenjur në mendjen e gruas tek unë ndër vite dhe tani thjesht transportohen në kohë,sigurishtqë  nuk do të humbnin, ishin pjesë e materies sime, ashtu si nuk humbin dot elementët e tabelës së Mendelejevit dhe pse nuk janë zbuluar ende,  ato e dinë se ku e kanë vendin e tyre. Një libër poezie, ashtu si një dashuri, të  ndryshon jetën dhe po s’deshe ti. “Të dashuruarit, të cmëndurit dhe artistët janë  bërë nga e njëjta lëndë -Bghagat Singh”. Nuk di c’të bësh nganjëherë me kaq shumë ngacmime në mendje dhe vendos të shkruash.Mëson si të menaxhosh sulmet e mendjes, si t’ja hedhësh mendjes. Shkrimtari është ai person që të shkruarit është pikërisht, gjëja më e vështirë, se për ata që nuk janë poetë apo shkrimtarë, Robert Benchley shkruan: “Më mori 15 vjet të kuptoja se  nuk kam talente të shkruaj, po nuk tërhiqesha dot,  se tashmë isha bërë shumë i famshëm”. Qëllimi im i të shkrurit nuk është të shkruaj për një elitë të caktuar, më tërheq dhe ngjall impresion gjithmonë vlera njerëzore te njeriu.Sado i zgjuar të jetë  njeriu nëse nuk ka këto cilësi, nuk më entuziasmon aspak edhe sikur të jetë një shkrimtar i madh apo një poet i madh. Me c’ rast as libri i tij as poezia  e tij nuk merren si vlera konkrete për ta lexuar, bile në rast se e lexoj rastësisht,jam e bindur se shpejt do ta harroj mesazhin e tij. Në art, nuk ka tolerancë.

-Në vëllimin tuaj poetik,  “Unë Gruaja R”,  ju kini dhjetra vargje poetike në stilin e Haiku-t . Pata kënaqësinë t’i lexoja të gjitha. Ishin vargje  prekëse, që të mbeten  në  mendje dhe  që nuk mund t’i  anashkalosh pa i lexuar disa herë. Çfarë është Haiku për ju, dhe pse keni zgjedhur atë,për të shprehur shpirtin tuaj?

 

Haiku është  forma poetike nga më të shkurtat dhe nga më të vështirat përsa i përket kufizimit dhe teknikës. Në pak hapësirë duhet të thotë të vërtetën. Haiku të bën poet të miqësive të holla, është esencë filozofike, do inteligjencë dhe koncentrim, të luash me skajet e horizontit në pak sekonda që shfaqet.Thjesht vibrim i shpejtë rrokjesh. Unë  nuk u nisa të shkruaj Haiku-n,  për të bindur idetë e mia se mundem!  Fillimisht nuk besova se do të gjeja vehten aty ,por e adhuroj dhe Haiku-n klasik dhe atë modern. Vendosa të bëj dicka të vështirë dhe të rrallë. Shpesh më ndodh që ndjehem e imunizuar nga ato që bëj dhe nuk kam asnjë kënaqësi, ndjej se dua një motiv tërie të vështirë, që përligj gruan në dimensionin që ka pasur. Gruan në lëvizje, të kuptoj se jam akoma ajo qënie, që ka trashëguar disa dhunti.E nisa si aventurë Haikun dhe pashë që kisha rezultat.Mora disa leksione dhe një klasë për Haikun në Los Angeles. Nuk e besoja as vetë,  kur disa herë Haiku im zgjidhej Haiku i ditës,edhe pse aty kishte njerez qe kishin botuar libra me Haiku-n.Kjo ishte më shumë  se një duartrokitje për librin tim të ardhshëm dhe fillova të mendoj më seriozisht. Ndoshta shpejtësia që do Haiku në vjedhjen e emocionit, përshtypjes, ishte shumë afër natyrës sime,  më mërzit ngadalësia. Edhe trupi im ka tipin e të shpejtit. Haiku nuk do të vendosësh se do shkruash një Haik, ai vjen ose nuk vjen si emocion. Inteligjenca emocionale zbuluar kohët e fundit,  si pjesa më e rëndësishme e inteligjencës, është faktor vendimtar në perceptimin e një Haiku të suksesshëm. Meqënse nuk ja falja dot vetes vonesën në paraqitjen e librit, mendova të sillja dicka të re në Shqipëri dhe e bëra. Haiku me  një rrjesht dhe dy rrjeshta u bë pjesë e ideve të mia dhe më shoqëronte cdo natë në pagjumësinë time, dhe kisha merak se  a do e bëja dhe sa do e arrija, për më mirë. Mora guxim të madh kur një Haiku im me një varg paraqitur në një konkurs  fitoi një cmim modest me disa qindra dollar:“Cfarë hedh krahëve natën, ky fshat pa male?”. Haiku me një rrjesht është shumë i mundshëm të bjerë në kurthin e një fjalie dhe të humbë poetika. Të transportosh eksperinecën tënde në disa rrokje, është njëlloj si të dish ekzakt me sekonda, kur do dalësh jashtë e kur do të kthehesh.Haik-u duhet të bëhet substancial artistik. Influenca më e madhe për Haiku-n e këtij lloji, ka qenë për mua -Marylin Mountain dhe Cor  Van Den Havel.

 

-Në Haiku-n tuaj ka trishtim, pasion, ka magjinë e vet në zbulimin e botës  intime figurshëm dhe metaforikisht, dhe një uri të thellë për ta parë këtë  botë më  mirë. Si e shikoni botën rreth jush? Është poezia një mënyrë për ju,  për të shprehur ndjenjat tuaja të brendshme dhe, ndoshta, të sjellë  ndryshimin  në këtë botë?

 

Nuk ka të vërtetë më të madhe se dhimbja dhe unë shpesh i përjetoj trishtimet, si pjesë e zakonshme jetës. Ndodh që kur  nuk kam  trishtim për asgjë më duket sikur dicka është gabim, ndjehem në nivelin mediokër, atëhere vërtet shkruaj Haiku-n e trishtuar si; Gjithmonëshkoj në funerale, T’i them vdekjes do të vonohem… Nuk jam tip që mund të rri në shoqërinë e kërmijve, por mund të adaptohem shumë mirë nëshoqërinë  e sorrave të Van Gogut,  në shkretëtirën e bardhë të Kllondjakut. Haiku është zgjuarsi, densitet.Është një tentativë e hapur për prerjen e artë dhe teknikën e saktë. Akoma pa filluar të shkruash Haiku të kërkon të dijë, se  ku do të bëjë pushimin. Në natyrën time jam tip i guximshëm,e fortë, por në momente të caktuara shëndrrohem në tip melankolik “blues”.Truri renditja me e ndërlikuar dhe e rregullt në mënyrën e vet. Të guxosh të hysh në shpirtin tim gjen aty  shumë copëza të disiplinuara dhe organizuar shumë mirë ashtu si gjen dhe shumë copëza të interzemëruara nga  gruaja, nëna, bija, njeriu.Poezia është  zhdukje nga personaliteti dhe e dorëzon veten komplet te emocioni,  dhe ky është suksesi  i poezisë, se ka raste kur mendimi gabon dhe emocoini, jo.Me shtimin e komunikimit në teknollogji, ajo që është prekur dhe dëmtuar më shumë, është e vërteta, koha është një lumë me ngjarje. Asnjë nuk është i vaksinuar nga erozioni i kohës në zhvillimin e saj të shpejtë të teknologjisë softëare. Haiku është teknikë shumë e virgjër dhe që do teknikë të kualifikuar. Të transportosh eksperinecën tënde në disa rrokje është art i kufizuar, është njëlloj, si të dish ekzakt me sekonda, kur do dalësh jashtë, dhe kur do të kthehesh, ndaj Haiku është zgjuarsi, densitet.Haiku nuk është poemë, por eksperiencë precise.

 

– Ju keni jetuar  një pjesë të jetës tuaj në rregjimin komunist, ku dominonte frika dhe varfëria. Sa ka ndikuar kjo në Haiku-n tuaj?

 

Nuk është  ipanjohur fenomeni, që ndodh me emigrantët si njerëz të  mallëngjyer e të përlotur shpesh.Sapo zbresin në tokën e huaj, gjëja e parë që mësojnë instiktivisht është se koka mbahet gjithmonë mbrapa, andej nga ke lënë identitetin, zemrën. Grumbullohen si pikat e shiut nënjë pellg malli i paparë, për gjuhën shqipe, per vendin, per njerëzit,  në një kohë që stresi dhe puna për të mësuare komunikuar kudo me një gjuhë të re, për tu ambientuar me tiparet dhe sistemin e një shoqërie të re, janë stres dhe  cmenduri më vete.Emocioni ka mënyrat e veta të pohimit e mohimit, dozat, simpomat e malli i ngjajnë më shumë simptomave të një sëmundje dhe shpesh e gjen veten të tradhetuar nga realiteti,të tkurrur, ngrirë  nga momenti, ke frikë të kujtosh njërin mall se fillon pikon një malli tjetër.

 

-Ju jeni një grua e fortë, kurajoze e guximtare, jeni vetvetja. Sa ndikon kjo te ju si autore femër, poete, në një komunitetit poetik dominuar kryesisht nga meshkujt?

 

Gruaja është mrekulli e gjenezës njerëzore, ndjehem mirë me intuitën dhe reflekset e gjinisësë saj. Mendoj seriozisht e  thellësisht, i përkushtohem të shkruarit po  seriozisht. Lidhja ime më shpirtërore dhe modeste  është lidhja që unë kam krijuar, me tavolinën  prej druri, që është shëndrruar pjesa më e dashur  ku ndjehem mjaft mirë në studion time. Nuk më impresionin fakti,  nëse kam ose jo mobilje të shtrenjta për  dekorin e shtëpisë, më mjafton vetëm ajo tavolinë dhe kafja herë mbas here,  që është edhe  “mikja” ime më e ngushtë prej vitesh, por që sigurisht ka edhe ajo pjesën më intime ndër shkrimet e poezitë e mija, mbas asaj dite  të gjatë e të lodhëshme, duke ngarë makinën në trafikun e ngaekuar të HollivuditPoetët burra! Disi delikate kjo pyetje,  për t’ju përgjigjur,  po me delikatesë. Ata i shoh vetëm si të mësojnë të kundërtat e tyre, që i [ërkasin seksit të tyre.Dikush befasinë, ironinë, arësyen, meditimin, dhimbjen dhe mendoj se unë nuk e dalloj, nëse ata janë meshkuj apo femra.Në kishë shkojnë të gjithë,por gjithësekush lutet me mënyrën e vet. Jam e imunizuar mirë nga instiktet jashtë intelektualizmit, shkëputem lehtë nga to. Poezinë e shfrytëzoj, kur dua të zhdukem nga realiteti i kushtëzuar, është një cast kapërxim personaliteti, kapërcim emocionesh që të riorganizohem, ashtu si mendoj unë se duhet.Vetë trupi i  njeriut është  shëmbulli praktik i një dhurate, organizmë  qelizash me një shkallë të lartë të vetëdijes. Poezia është tempulli ku mësoj mirësinë dhe le aty mirësinë time,vetë natyra është tempulli me kolonat e saj. Është kurajo ta prezantosh veten ashtu sic je me koefidencë ashtu krejt ndryshe nga të tjerët si cdo filozofi.Shkruaj, kur nuk mundem të ndryshoj dot mendimet e të tjerëve, vajzave, njerëzve që i dua, një grua qoftë dhe një garë 100m të bëjë dhe të  fitojëështë  aventurë. Gruaja e mëncur di të pajtojë kontradiktat, të zgjidhë cdo arritje,është instikt më shumë për gruan. Ashtu si me nikoqirllëk,cdo gjë në natyrë,  kursen oksigjenin për të përdorur, shkatërrua, ditën  e nesërme.  Nuk mud të jesh pa komplekse në këtë botë moderne dhe duke qenë në kërkim të fenomenit public, e ndikuar nga dëshirat e tyre.

 

– Cili është vizioni juaj për poetët në vendin tuaj, Shqipërinë, në krahasim me poetët amerikanë, në SHBA-ës, ku ju jetoni aktualisht?

 

Amerika të mëson të duash veten etë  jesh ai/ajo që je. Dielli i madh i Kalifornisë ku unë jetoj nuk vihet re, por jetohet me shumë dritë, mund të them, se ky vend ka fatin e perëndive greke, që ushqeheshin me nektar. Këtu poetët dhe shkrimtarët kanë fatin të kenë në cdo ditë të vitit  mrekullinë dhe ngrohtësinë e natyrës. Edhe këtu ka ndryshuar influenca dhe tendenca e të shkruarit si cdo gjë në evolucion të shpejtë dhe marramendës, bile mund të them se vihet një lloj hutimi, vrapimi për të arritur të pamundurën me ndryshimet kaq të shpejta të teknollogjisë, shoqërisë ashtu si ka ndryshuar dhe nocioni i pjesës më të vogël që nuk është më  atomi, neutronet, por është stringu i krijuar nëpërmjet valëve.Poezia si kudo edhe këtu është i vetmi ledh’ që i reziston kuptimit shpirtëror. Këtu sheh gjithsekush punën e vet dhe kur ka ndonjë replikë a kontradiktë ndërmjet poetësh a shkrimtarësh, i shmangen kategorikisht qoftë dhe sikur shmangia të jetë më e kushtueshme, nuk pëlqejnë grindjet, kohën e kanë  shumë të kufizuar për tu marrë qoftë dhe me hapje zarfi,  për dicka që nuk është porosia e tyre.Kam lexuar me keqardhje nga njerëzit e letërsisë në Shqipëri për replika dhe grindje të panevojshme publike, duke deklaruar deri dhe neveritjen ose urrejtjen ndaj njëri-tjetrit. Oh !!!Këtu këto ekstreme nuk ndodhin të deklarosh se neverit ose mëshiron dikë, është njëlloj si të deklarosh se vuan nga një sëmundje e ndrojtur, por nuk ke turp ta publikosh. Është bukur të banosh në mendjen e një njeriu të dashuruar, por jo në mëndjen e njeriut cinik.Pendimet nuk vijnë me etikën e fajtorit të dikujt tjetër, por me etikën e  jetës, përmirësimit.

 

-Në vazhdim të pyetjes më lart. Cila është gjendja e Haiku-t në komunitetin poetik  të letrave shqipe?A është ky një  medium popullor që praktikohet nga ata?

 

Jam befasuar me suksesin e Haiku-t në Shqipëri dhe me numrin e poetëve që e lëvronin atë. Dhe është një vecanti më shumë që Haiku në shqip tingëllon shumë mirë. Haiku nuk tregon histori, pikturon imazh të saktë,jo sepse nuk ndodh dicka në Haiku, por veprimi duhet të mbetet i pazbuluar,Haiku deklaron pa deklaruar.Për shkak të gjatësisë së shkurtër, cdo rrokje ka rëndësi të madhe. Haiku klasik ka evoluar në Haiku-n modern jo vetëm  në anglisht por dhe në Japon. Kjo sepse nuk mund t’i rezistonte evolimit të jetës,kur Basho krijoi Haikun njerëzit jetonin në fshat dhe cdo eksperiencë merrej nga emocioni, që krijohej midis njeriut e natyrës,luleve, insekteve të vogla, pemëve, ndërsa tani njerëzit jetojnë në qytet dhe cdo ditë  ndeshen me eksperiencat midis njerëzve, ndjesive për njëri tjetrin,marrëdhënieve midis tyre.Poetët e sukseshëm nuk ju qëndrojnë strikt rregullave,i krijojnë ato. Është gati e paimagjinueshme, që një vend i vogël,  ka asimiluar kaq mirë këtë formë letrare kaq të vështirë dhe në aspektin klasik dhe atë modern,  si p.sh,Haikui  botuar nga i ndjeri Milianov Kallupi që njihet edhe si Haiku shqiptar, nga prof.  N. Jorgaqi, Dritero Agolli, Petraq Risto, Adem Zapllha, Sokrat Habilaj, Gjon Necaj,  Lida Lazaj.Vetë Nobelisti i vitit 2014-ë,Tomas Tranströmershkruan dhe ka botuar Haiku-n, N. Jorgaqi ka guxuar  të kapërcejë Haiku-n klasik dhe duke i veshur atij harlisjet modern, duke na sjellë Haiku-n me një  fytyrë të re dashurie,për vuajtjen, mallin, pendimin, që di të  lerë natyrën aktive të  dashurisë. Po kështu Haiku e Lulzim Logit nga Tropoja vinjë shumë të freskëta dhe me erën e stilit japones, përshtatur shumë mirë, shijes shqiptare.

“Kur malli përvëlon,

rri skaj ëndrrës

babai ma bën me dorë..”figuracionfilozofik i tablove, sintezë dhe elegance befasuese. Lulëzim Logi është Zëri i Haiku-t në veriun shqiptar.

 

– Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë?

 

Truri është  qënie elektrike dhe nuk e dimë kurrë se cfarë ngarkese,  do të marrësh të nesërmen apo mbas një kohe nga kjo që unë po shkruaj.Nuk mendoj se kam arritur cfarë dua dhe më shumë se një shkrimtare e mirë,  unë  jam një rishkruese,korrektuese e mirë dhe poezitë e librit, nuk i lë rehat, i ndryshoj akoma.Ndjesi e cuditëshme kur sheh librin tënd shumëzohen ngjarjet, ngrihen copa të heshtura në këmbë, që si kishe lënë kurrë të duken, jetojnë kohën e tyre dhe ti vec se ndihesh sikur po jeton më shumë se një jetë.Filozofi nuk është ajo që lexon, ajo që kupton e grua të bën peërcjellja e delikatesës femërore. Dua ta përjetoj gruan ashtu si është dhe si e përfytyroj unë kudo që e kam parë dhe nuk më shqetëson fakti i konkurimit midis grave, qoftë ky i bërë dhe simbas vargut të gjatë të alfabetit, unë dua të jem unë, vetvetja. Edhe Frojd e vlerëson poezinë me thënien: “Kudo që shkoj, mendoj se atje ka qenë poezia më parë.. .”.

 

-Pse shkruan Reshida…?

 

Shkruaj, se dua të shkruaj të vërtetën, atë njerëzoren.Jeta e cdo kujt ka momente të bukura dhe momente dëshpërimi të mëdha, të trishta, përderisa kemi  gjithmonë krah të djathtë dhe krah të majtë. Di se jam një grua, që mendon thellë, ndonjëherë më shumë se sa dua dhe sa duhet, kjo më duket sikur thellon mendimin dhe shkurton kohën time.Pëlqej gjeometrinë dhe poezia thotë  Gustavo Flaubert është aq ekzakte sa edhe gjeometria. Kur mendohem shumë behem pesimiste dhe ndaj filloj të imponoj ndjesitë e tjera, nuk e kam vështirë kalimin nga një gjendje në një tjetër, jam qenie e  adoptueshme lehtë dhe tolerante, kur arrij atë që  unë dua,  atëhere bëhem optimiste. Poezia të ndryshon jetën, përmbush shumë  boshllëqe, që jeta sjell nganjëherë. Më ka ndodhur në momente depresioni të mëdha,  kur kam menduar se kam humbur rrugën komplet dhe në cdo fund rruge, ku doja të ikja ishte mbyllur, atëhere vetëm poezia ishte ajo, që hapte rrugë të reja dhe unë mund tëzhdukesha nga trishtimi im.  Nuk kam kaluar kohë më të errët dhe të vajtueshme, se sa kur më vdiq mamaja.Nuk e kisha menduar ikjen e saj kaq të papërballueshme. Kam një dhimbje të madhe për mungesën e saj dhe di se që kur ka ikur ajo më mungon një pjesë trupi, nuk di  cila dhe sa e madhe është,po mua me të  vërtetë,  dicka më mungon. Njeriu është i influencuar dhe shpjegon më mirë cdo gjë, ato që eksperimenton në mendjen e vet, bazuar në natyrën njerëzore,  duke i lidhur me veëmendjen ndaj zgjimit emocional dhe që kthehen në fakt,  ndihmuar nga sensorët shqisorë. Kam shkruar shumë poezi për nënën, mund të bëhet një libër me vehte. Librin e shkrujata më shumë për t’ja u dedikuar vajzave dhe t’jau lë  si kujtim. Pjesa më e vështirë e librit dhe shqetësimi im u bë ky dedikim. Dedikimi është gjëja e fundit që bën një poet.Ai duhet të jetë shumë i sinqertë, nëse poeti nuk e beson dhe vetë, dedikimi është i dështuar. I mbushur plot me vargje, ky libër do ishte bosh, pa ju, pjesën më të  rëndësishme, më të bukur, më të sinqertë, të jetës  sime, dy vajzave të mia  Eda dhe Valbona. Poezia është tempulli ku unë gruaja shkoj atje, mësoj dhe lë mirësinë time. Shkruaj duke u përpjekur t’ja hedh mëndjes sime,  kur është e mërzitur. Jeta nuk është vetëm një manifestim dashurie. Nëse shkruaj për dashurinë shkruaj, sepse është e  vetmja fe që besoj dhe e vetmja  e vërtetë. Një dashuri është thjesht qëllim intelektual, është emocion,  ndërsa seksi është instikt gjenetik, tendencë.Poeti nuk pyetet pse është poet.Ka poetë, që kanë bërë emër dhe me një poemë, p.sh Kulla Eifel e J.Gorotza, bën pjesë në galerinë  e klasikëve të Meksikës dhe pse ka vetëm një poemë. Nuk ngatërroj  pasionin me impulsin.Shkrimtarët e mirë gjithmonë shkruajnë dhe shkurtojnë, ata e dinq pse shkruhet. Thjesht nuk di të marr poza në poezi..nuk kam asnjë tendencë influence kure shkruaj, dua të kënaqem unë para,  kur ta lexoj.

Kur lexoj të tjerët rënqethem, i jetoj si të vërtetë,sa kthehem te poezia ime, fillon vuajtja, nuk e besoj shumë. Poezia të bën intim dhe me njerëzit dhe me veten, i thua vetes gjëra, që si ke menduar kurrë.Shkruaj për dhimbjen, e trajtoj si mënyrën më të përkryer, për tu shprehur.

Ju faleminderit!

Bisedoi: Raimonda MOISIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *