Poezi nga Qendresë Halili

Pa zë, me fjalë!

 

Bora bjen e zezë

Natyra pa ngjyrë

Era viktimë kudo

Qielli me mjegulla

Fëmijët të rritur

Hëna po fshehet

Na shkrin dielli

Neve, njerzëve të natës!

Dheu bëhet gur e rërë

Toka e kuqe nga turpi

Duart na dridhen nga qejfet

Deshira të panumërta

të përziera me epshe.

Lëkund kokën, sikur s`dua të pranoj

Këmbët ecin pa drejtim

Zgjas veshët të dëgjoj çka s`duhet

Zhurma e madhe më pëlcet nervin!

Pa kamera askush nuk të don,

as nëna që të ka pjellë

as motra e gjakut

as vëllau i barkut.

Jeta për këtë njeri qenka baltë

Sa njëqind herë në ditë e thotë këtë shtaza

Lopët kullosin napër livadhe

presim qumshtin të dal ngjyrë kafe.

U ngopa,

po iki,

po shkoj

po dua të mos bëj më mëkate.

Ah, sa shumë kam lënduar

sa zemra kam vjedhur

të buta, të forta, të zjarrta

me shije trupi dhe lavdie.

09.01.2015

Michigan, Amerikë!

 

 

Rrethi i Mares!

 

 

Bote e pistë

Jetime me shumë fëmijë

Pa asnjë nënë

Sa shumë femra.

Mara e vogël 9 vjeçare më flet për rrethin,

Thotë: topin qe sillet sikur bota

Elinda bën proteste, kudo shpërthen

Pjetri me mençurinë e heshtur që ka,

duron, beson dhe kap shënjestër.

Unë qaj pa zë, këtë e kam mësuar nga Amerika

se duhet të jem e lirë, hapur dhe tolerante

Në fakt këto i kam ditur moti,

Ah, kjo dije e pashkollë.

Maceja që për fajin tim është e mbyllur

mjaullit dhe dëshiron të na shoqëron

Por, une dridhem nga ajo

nga një mace

mace me qime të zezë.

Bodrumi është i mbushur plotë libra

plotë faqe

plotë shkronja

plotë erë.

Shtëpia që ka plotë piktura,

vizatime, fotografi, natyrë

art dhe dashuri.

Zgjohem nga zëri i poetes

dhomat ngjitur kemi me  voglushen

rrethuar nga letërsia

shkaku,

Vishemi shpejtë, dalim  fluturim

qeshim, zihemi, bërtasim, shajmë,

urojmë, dridhemi, kërcejmë,

shkëmbejmë puthje,

në fund marrim pikën,

natën

dhembjen

 

 

 

08.01.2015

Michigan, Amerike!

 

 

Femra të forta!

 

Ti vjen

Ti shkon

Ti buzëqesh

Ti dhe hija jote e zezë.

Nuk e di se sa herë ti më ke thënë

Se macet s`janë të këqija

Ama, unë prap s`i dua ato.

Era jote s`është erë njeriu

Ti je engjull

Ti je djall

Ti nuk e di se çka je a për çfarë je?!

Pastaj unë s`mund të jem tjeterkushi

Ti këtë e di

Edhe ata që s`duan të din e din

Njerëz që ndërrojnë maskat sa shikimet.

Nëna më thotë se unë duhet të jem

Unë nganjëherë nuk dua si duhet

Hapa më drejtojn te kjo mut pasiguri

Edhe mua drejtim pa bindje.

Shkoj në një pijtore, ulem dhe i shtrohem pijes

Kokëmëdhenjët, krimbat, peshqit, rrudhat, zhelet

M`i përkëdhelin flokët, ma dhunojn trupin

Lëkurën ma ngjyrosin me një ngjyrë të keqe

Kokën ma ulin aq poshtë, aty ku ju duhet…

Faqet m`i skuqin si dashuria

Me duart e mia bëjnë qejfet e tyre

Thonjët mi përdorin për ledhatime

Pa e ditur se kush lëndohet

Kush kënaqet

Dhe se çmimi i gjithë kësaj është dhembja.

Ata nuk  e dijnë se si është e gjitha kjo lojë

Ata kurrë nuk kanë dashuruar

As unë kurrë s`kam dashuruar

Dashuria që e njoh si kurrë

Dashuria si ata.

Pastaj më bëjnë t`u  hedh flokët fytyrës

Të bëj sfilata pa fytyrë

Të bëj disa ecja të pazakonta

Dhe t`i fus në lojë.

Habitem me ta

Ata as lojën nuk e dojnë

As unë nuk e dua

Ndoshta të dua dhe të dojnë është si puna e fluturimit të zogut.

Meshkuj horra

Që sedi pse ju duhen  femrave të forta!

Dhe ne pastaj qajmë, bërtasim, ankohemi

Se ata na lëjnë, na shkatrrojnë dhe marrin ndjenjat tona.

Shkojmë në bare, dehemi, gjejm ndonjë tjetër të dashur

Dridhemi, hidhemi, prishemi…

Të nesërmen këndojmë këngë xhelozie

E sot jemi të shtrira pa fije turpi dhe lutemi për paqe.

 

 

Dhjetor 2014 Michigan, Amerikë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *