CNN:Miliarderi shqiptar me rezervat më të mëdha të magnezit

GAZETAEXPRESS E martë, 08 Prill 2014 23:30

 

Magnezi asnjëherë nuk gjendet si metal lirë. Aktualisht, xeheroret shqiptare, kanë rezervat më të mëdha dhe më të pasura në botë të magnezit për orë, më shumë se 20 miliardë tonë metale të pastra magnezi, të cilat kapin vlerën prej triliona dollarësh.

 

Magnezi ka potencial të madh në krijimin e veturave dhe paisjeve transportuese të cilat përdorin karburantet më efiçente/më ekonomike. Instituti Korean për Shkencë dhe Teknologji (KIST) ka zhvilluar me sukses dhe e ka testuar teknologjinë e ashtuquajtur të baterisë me ajër magneziumi. Faza zhvillimore e kësaj teknologjie tashmë është mjaft e përparuar dhe kjo teknologji nuk po zhvillohet vetëm në laboratore, por edhe në vetura.

Një automjet i AD Motors Change EV është pajisur me këtë teknologji të re baterish, duke konfirmuar kështu kapacitetet e tij dhe një afat mbushjeje prej 10 minutash. KIST zotohet për një gamë prej 800 kilometrash, por nuk zbulon kapacitetin në kilovatë-orë. Toyota ka publikuar se për automjetet e saj do të përdorë bateri të magnesium-jonit, ndërsa tani Instituti Korean ka zhvilluar teknologjinë e baterive me ajër-magnezium.

Kjo teknologji lejon dendësi deri pesë herë më të lartë sesa litium-joni. Aktualisht, Volkswagen XL1 i vitit 2014, është vetura më efiçente në përdorimin e karburanteve në botë. Kjo makinë ka konstrukt nga fibrat e karbonit dhe kornizë aliazhi nga magenziumi.

Magnezi ka ndihmuar në zhvillimin e kësaj makine, e cila me një gallon karburante, mund të kalojë deri në 313 milje. General Motors (GM) dhe GM China Advanced Technical Centre kanë nisur me zhvillimin e makinerisë së aliazheve të reja me magnezium për gjeneratën e ardhshme të këtyre makinave, thotë kompania.

Makineria Vertical Squeeze Casting (VSC) e General Motors, do të lehtësojë prodhimin e pjesëve të veturave nga magnezi duke shënuar kështu një ‘depërtim’ të konsiderueshëm në fushën e zbulimit dhe hulumtimit të materialeve të lehta në peshë, ka thënë kompania.

Makineria është disenjuar nga ekipet hulumtuese të materialeve të lehta në Detroit dhe Shanghai. Magnezi asnjëherë nuk gjendet si metal lirë, transmeton RTK.

Aktualisht, xeheroret shqiptare, kanë rezervat më të mëdha dhe më të pasura në botë të magnezit për orë, më shumë se 20 miliardë tonë metale të pastra magnezi, të cilat kapin vlerën prej triliona dollarësh.

Magnezi në minierat shqiptare të mineraleve është më i miri në botë dhe ka përmbajtje prej më shumë se 52% magnez. Sahit Muja, kryetar i Xeheroreve Shqiptare dhe shef ekzekutiv i tyre thotë se, ‘magnezi është gjëja tjetër e madhe e shekullit 21. Inxhinierët dhe shkencëtarët janë duke bërë zbulime të mëdha përkitazi me vetura më të lehta, kamionë, trena, aeroplanë e anije.

Kjo po bëhet duke shtuar përdorimin e magnezit në prodhimin e pjesëve të këtyre automjeteve. Përdorimi I magnezit në prodhimin e mbështjellësve të pjesëve është një zbulim i rëndësishëm.

Magnezi është 75 herë më i lehtë se çeliku, 50% më i lehtë se titani dhe 33% më i lehtë se alumini.’

‘Ka një interesim të paparë më herët për magnezin, si burim i qëndrueshëm furnizimi për bateri dhe aliazhe të reja më të lehta. Magnezi do të ndryshojë tërësisht pasqyrën ekonomike për burime të pastra të energjisë. Magnezi mund të përdoret edhe për prodhimin e hidrogjenit, turbinave të erës, robotëve dhe për kapjen e dioksid karbonit,’ thotë Sahit Muja.

‘Strategjia ime për eksplorimin e mundësive të magnezit daton që prej 30 vitesh në kohën kur isha në Shqipëri. Si shef ekzekutiv i xeheroreve shqiptare, kam nisur me skalitjen e një strategjie të kujdesshme, për të siguruar rezervat më të mëdha dhe më të mira të magnezit dhe për të udhëhequr me prodhimin e këtij metali për një kohë të gjatë në të ardhmen,’ thotë Muja.

Sipas Mujës, magnezi ka dendësi të ulët dhe fuqi të madhe, ai mund të prodhojë aliazhe të fortësisë së madhe, krom-alumini, bakër, mangan, nikël, titan, zink dhe metale të tjera, që janë elemente të rëndësishme të aliazheve.

Aktualisht, Kina është prodhuesi dhe konsumuesi më i madh i magnezit në botë. Vetëm gjatë vitit 2013, ky vend ka prodhuar 770 mijë tonë magnez themelor, shifër kjo e barasvlefshme me 89% të prodhimit botëror të magnezit.

Sipas Mujës, ekzistojnë kapacitete të mëdha për prodhimin e eko-çimentos nga magneziumi, të cilat absorbojnë CO2, kanë fuqi më të madhe kompresuese dhe elastike, aftësi më të mëdha ‘frymëmarrjeje’ dhe ngjitjeje.

Magnezi ka kapacitetin të revolucionalizojë mënyrën sesi ne kapim dhe shndërrojmë CO2 në karbonat magnezi. Shkencëtarët kanë zbuluar se xehet që posedojnë magnez pastrojnë ambientin nga emetimi i gazrave të dioksid karbonit. Doron Aurbach nga Bar Ilan University posedon teknologji të reja.

Më premtuesja është ajo që bazohet në jon-magnezi, i cili jep më shumë energji sesa bateritë me litium-jon (një ngarkesë pozitive kjo e dy sosh, për dallim nga njëshja me litium-jon) dhe është më e lirë për t’u prodhuar.

Me përdorimin e nano-materialeve për shkëputjen e qelizave individuale, Aurbach beson se bateritë e reja do të jenë dukshëm më të lehta dhe do të qëndrojnë për të paktën 100% më shumë sesa aktualet. Shkencëtari japonez, Yoshihito Kaëamura, professor i shkencave materiale në Universitetin Kumamoto dhe kolegët e tij kanë zhvilluar dy aliazhe të fuqishme, të pandezshme, të cilat mund të përdoren në konstruktimin e fluturakeve.

Hulumtimet për magnezin janë duke u përkrahur nga agjencia qeveritare për inovacion dhe bashkëpunim ARPA, ku janë mbledhur shkencëtarët më të mirë dhe më të mençur amerikanë, inxhinierët dhe ndërmarrësit.

 

GAZETAEXPRESS E martë, 08 Prill 2014 23:30

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *