Ne 13 tetor,e premte, te vitit 1972, një avion uruguajan me 45 pasagjere,kryesisht studente,disa me familjet e tyre, me destinacion per ne Kili, u rrëzua në malet e Andeve. 12 prej tyre humben jeten. Ata që shpetuan luftuan per te mbajtur frymen gjalle ne temperature -30 C, me shprese se do te gjendeshin. Shpresa humbi kur degjuan në radio se kërkimet për ta kishin pushuar. Të dëshpëruar,të këputur fizikisht nga ta pangrenet dhe të ftohtit e madh disa prej tyre vdiqen.Të tjerët duke parë fundin e tyre të njejtë, vendosën të ushqeheshin me trupat e vdekur të shokeve te tyre. Dëbora, i ftohti i madh u bë vrasësi i te gjalleve dhe njëkohësisht frigorifer për trupat e vdekur.
Se fundi dy prej tyre,qe ndiheshin me mire fizikisht, u shkeputën të vendosur te kalonin malin e mbuluar me deborë për të arritur në Kili. Kështu pas 72 ditësh, në prag tëkrishtlindjeve, bota mësoi për 16 pasagjerë që mbijetuan nga ai aksident ajror dhe për jetesen e tyre në mal. Disa i quajtën kanibalë. Media dhe psikologet u moren shume me kete. Shumë nuk ishin të sigurtë nëse mund t’i quanin keshtu.
A ishte ky nje akt kanibalizmi i pranueshem?
”Gjithkush do bënte të njejtën gjë në kushtet tona, madje edhe ata që thone jo. -Qe përgjigja e Fernando Parrados, njerit prej mbijetuesve..