Dita Botërore e Poezisë

Emine Imeri ( poete )

21 Marsi është Dita Botërore e Poezisë, e shpallur e tillë nga UNESCO në vitin 1999. Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë.

UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Dita e Poezisë dëshmohet se ka qenë e pranishme që prej vitit 1505. Ajo është kujtuar në muaj të ndryshëm të vitit dhe në forma të larmishme organizimi, sipas veçorive, besimeve dhe parapëlqimeve të secilit komb.

(Informacion i huazuar nga një portal interneti)
…………………………………………………………..

P.S. Sa në datë të mirë e kanë lënë këtë ditë, sepse LIBRI ME POEZI është sikur KOPSHTI ME LULET E PRANVERËS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *