Ka kohë që mendoj të nxjerr në gjuhën shqipe dy poezi që mbështeten në motive themelore që shprehin realitete jetike, pa të cilat bota nuk mund të bëjë. Sidomos për ne shqiptarët që kemi vuajtur dhe vazhdojmë të vuajmë, këto poezi tingëllojnë aktuale. Njëra lidhet me atë që shpesh ka munguar në tryezat e shqiptarëve, kurse tjetra është me atë që ka munguar vazhdimisht në shoqërinë tonë. Por, si trajtohen politikani dhe buka, nga dy kolosë, njeri poet dhe humanist, tjetri poet dhe diktator?
Poezia e Artur Miedzyrzecki 1981:
What Does the Political Scientist Know?
What does the political scientist know?
The political scientist know the latest trends
The current states of affairs
The history of doctrines
What does the political scientist not know?
The political scientist doesn’t know desperation
He doesn’t know the game that consist
In renouncing the game
It doesn’t occur to him
That no one knows when
Irrevocable changes may appear
Like an ice floe’s sudden cracks
And that our natural resources
Include knowledge of venerated laws
The capacity for wonder
And sense of humor
Çfarë njeh një shkencëtar politik?
Çfarë njeh një shkencëtar politik?
Shkencëtari politik njeh tendecat më të fundit
Gjendjen aktuale të problemeve
Historinë e doktrinave
Çfarë nuk njeh një shkencëtar politik?
Shkencëtari politik nuk njeh dëshpërim
Ai nuk njeh lojën që konsiston
Në braktisjen e lojës
Dhe atij nuk i ndodh
Që të mos dijë njeri kur
Ndryshimet e parevokueshme mund të ndodhin
Si thyerjet e papritura të aisbergut
Dhe se burimet tona natyrore
Përfshijnë njohjen e ligjeve të respektuara
Kapacitetin për çudira
Si dhe sensin e humorit
Poezia “Il Pane” e Benito Mussolinit është quajtur si një ndër poezitë më të bukura të Poetëve të mëdhenj italianë, biles kjo poezi u përfshi edhe në Antologjinë e Poezisë Italiane të kohës. Më vonë, kjo poezi u klasifikua si aforizëm, madje nga aforizmat më me famë në botë:
Benito Mussolini
Il Pane
Amate il pane, cuore della casa,
Profumo della mensa,
Gioia del focolare.
Rispetate il pane, sudore della fronte,
Orgolio del lavoro,
Poema di sacrificio.
Buka
Duajeni bukën, zemrën e shtëpisë,
Parfumin e mensës,
Gëzimin e vatrës.
Respektojeni bukën, djersën e ballit,
Krenarinë e punës,
Poemën e sakrificës.
Alfons Grishaj
Metafora e metaforave
Krahu i kanarinës, ibrik kafeje
Në kupën Grand Canyon rrëkëllen ndjesitë e muzës.
Çmendet
Harpa nazemadhe që shijon Lui XIII-të në papafingon e Titanikut.
Fytyra e dashnorit prej sapuni arktik, pamflet i hijes së përmortshme.
Privilegji dhe sakrilegji, shandane të qirinjve
Që ndizen në epshin e dritëhijeve gjeometrike,
Dhe fiken si yje në kavernat e zeza qiellore.
Heu, ti djall,kartmonedhë e unit që ngre gjirizet
Në piedestalet e frymës…
Hakmerru ndaj emrit tënd të përbindshëm,
Duke falur këngën e kardinalëve në pranverë.
Të shohim në do bëhesh ëngjell e kush do bëhet djall!
Jeta do bëhet bori, pa konfliktin e katër stinëve që i përvidhen njëra tjetrës…