(Bisede e shkurter me artisten e re, Denisa Gokovi)
Keni lindur ne Shkoder, a ndikon kjo ne dhuntite tuaja artistike?
Pershendetje! Kenaqesi te intervistohem ne baze te vlerave te cakuara qe nuk pesojne imponim te projektuar sipas interesave te caktuara! Une kam lindur ne qytetin e Shkodres dhe absolutisht krenaria e saj ka besuar gradualisht ne nje force te dukshme natyrore per ti dhene shkas realitetit qe mund cdo pretekst dhe arsye te kerkuar,ku paaftesia bertet ne cmendurine e fakteve dhe synimit ideal! Mendoj se ka ndikuar natyralisht jo sipas kryengritjeve poshtereske per te shkelur secili premtimet e tij!
Keni mbaruar Liceun “ Jordan Misja dhe jetoni e punoni ne Tirane, si ndjeheni ne formimin tuaj?
Ekzakt! Kam kaluar vitet e adoleshences nga Shkodra ne Tirane dhe ky lloj pretendimi erdhi ne baze te njohjes me veten time dhe perqendrimit profesional ne arritjet e merituara per nje te ardhme te suksesshme! Pavaresisht veshtiresive dhe mohimit te vlerave kam ndikuar ne pergjegjesine time per te dhuruar stil unik ,origjinalitet dhe sinqeritet per publikun! Ndihem e bekuar!
Vec pianos, ju edhe kendoni edhe luani si aktore, kur jeni vetem pak mw shume se 20 vjece. A shihni te vetja nevojen ndonje plotesimi tjeter?
Sigurisht qe po,duke mos iu referuar moshes se pabesueshme nga te tjeret ne baze te arritjes,modestise dhe vullnetit, me ka diferencuar llogjika dhe shpirti! E drejte, une kam vite qe studioj per piano qe nga mosha 6 vjec,ku provova dhe pak tingujt e violines,tashme kam fituar nje pozicionin te tille aspak te lehte,individualisht me shume perpjekje dhe sakrifice! Gjithashtu, tashme i kam hyre rolit tim si aktore, qe gjate ketij viti dhe ne vazhdim do pasojne projekte te reja artistike nderkombetare,ku mbi kete fushe qe e perjetoj natyrshem dhe me shume pasion do finalizoj kuriozitetin tim mbi nje shembull konkret njerezore dhe femerore! Duke u bazuar ne pyetjen tuaj ,natyrisht qe shikoj tek vetja detaje plotesuese dhe rolin tim ne filozofi-shkenc per librin tim te ardhshem, gjithashtu ne Production Denny, sepse une krijoj muzike,tekst kendoj dhe luaj ne piano! Pse jo plotesim i favorshem mbetet dhe ne kontributin e nevojshem profesional,ne nje te ardhme shume te afert ku do jeme praktikuese e ideve ne dhenien e tyre per produksion filmik, sepse une jam shaka e vertete regjizoriale,serish ne bashkepunimet jasht Shqiperise! Dua te theksoj faktin e angazhimit tim personal ne organizaten nderkombetare per te drejtat e njeriut,si ambasadore e vullnetit te mire per Shqiperine dhe shpresoj e sigurte ne kerkimin mirkuptues me veten per mposhtjen e padrejtesise!
Edhe ne fushen e modes beni shume, ju pelqen kjo a po keni kerkesa?
Moda eshte stilizim per te qartesuar aftesine time dhe ne shijet apo programin qe ndjek per te mbizoteruar si Denise! Une realisht nuk jam dakort me asgje qe perflitet ose bashkjetohet me moden, sidomos ne Shqiperi, por burimet e sakta mbeten ne pergjegjesine time per te sjellur me shume dicka te re per moden,jo thjesht modele por impenjim me serioz ne kofidencialitetin e pranimit per bashkepunimet e ardhshme me stilist te ndryshem boterore!
Perseri te arti: Jeni ne perfundim te jne libri psiko-filozofik, mendoni se keni eksperiencen e mjaftueshme per kete? Kush jane nxitesit dhe mbeshtetsit tuaj ne kete poliformim? Cilat jane enderrat tuaja per te arthmen?
Deshira ime nuk eshte kusht qe te tjeret te argetojne veten me mendimet e mia, apo nuk zgjedh platforme indetike me shperfilljen e mundshme,te cilet kane pohuar ledhatimet e femijerise, derisa u ulen ne nje karrige te caktuar! Ky nuk eshte art,as filozofi,as prezence skenike por as sukses,kjo eshte thjesht fame e ringritur ne interesa te caktuara qe permban llojin produktiv ne sens deshtues! Eksperienca ime per te shkruar kete liber ka ardhur si pasoje e ekzistences se njerezve! Kam grisur nje copez nen ritmin e lapsit,mbaj mend ajo lecka qe fshiheshin pluhurat dhe tentova te shkruaj mbi te,pa e kuptuar se te gjithe po me shihnin mua, ishte hera e pare kur une kuptova firmen time! Ketu ka nisur gjithcka…! Familja ime mbetet e vetmja ne mbeshtetjen e pergjegjesise time te madhe per art! Endrrat e mia lidhen me artin,humanitetin,filozofine,personalitetin njerezore,femerore dhe skenik!
JU FALEMINDERIT PER MUNDESINE TUAJ! GOD BLESS YOU!
Bisedoi: Pjeter Jaku
11 Janar 2014