Fraza e mesiperme nuk eshte iluzion optik, e kam shkruar i vetedijshem per efektin paksa “euforik” qe krijon perdorimi i fjales sovran. Deshira per t’u shprehur si i tille teksa perpiqem te formuloj disa keshilla per qeverine e re me erdhi nga tre burime:
Se pari, gjate gjithe fushates elektorale te gjitha partite konkurrente i drejtoheshin popullit si “sovran” dhe rendom degjoje shprehje te tilla si: “e di sovrani”, “vendos sovrani” “i bindemi sovranit” dhe une si pjese e atij grupimi statistikor-gjeografik po marr kurajon ta quaj veten te tille anipse nje pjese e tij.
Se dyti, pas zgjedhjeve, kryeministri i ri ka deklaruar me se njehere se: “Pushteti eshte i popullit (nenkupto sovranin) ne kemi detyrat..” pra perseri sovrani e prej ketej detyrat.
Se treti, dhe me kryesorja, ne fjalor dy nga sinonimet e shumta te fjales sovran jane “indipendent” dhe “autonom” dhe une pasi kam 23 vjet qe jetoj larg Shqiperise e ndjej veten mjaft te pavarur dhe pa perfituar ndonje gje nga atje, po te mos llogaris 2 shishe me raki rrushi qe marr gjate pelegrinazhit tim vjetor ne Shqiperi me nje kosto prej rreth 2500 dollaresh secila..
Atehere, pa u zgjatur me tej, ja disa keshilla e kerkesa per qeveritaret e rinj si me poshte:
1-Filloni qeverisni
Tani qe periudha e “mjaltit” dhe e nervozizmit qe natyrshem shoqeron ardhjen ne pushtet, a mund te filloni te qeverisni? Dhe me kete nenkuptohet te filloni te zbatoni dalengadale programin e partise suaj te prezantuar para zgjedhjeve. Mundesisht mos e perdorni me ate legjenden e 1 milion shuplakave, pasi as vete nuk e besoni. Ato “1 milion” shuplaka po t’ju heqesh LSI-ne dhe ca pazare te tjera, si dhe mosmbajtjen e premtimeve per punesim te rreth 300,000 votuesve socialiste do te katandiset kokoshi ne thele. Une si sovran (apo perfaqesues i tij) e kuptoj se do t’ju duhet pak pune ne kete drejtim per dy arsye: a- Duhet te bashkerendoni me LSI-ne dhe kjo nuk eshte aq e lehte, dhe b-Duhet te gjeni programin me 1000 e ca faqe qe trumbetuat gjate fushates (po pra ate dosjen e Shkelqim Canit ne kongresin elektoral te PS-se) gje qe me sjell natyrshem ne keshillen e dyte:
2-Mos Kopjoni “Temë-n”
Ne se vëren me kujdes ngjarjet dhe aksionet e qeverise tuaj keto 4 muaj, veren nje ngjashmeri te frikshme me linjen editoriale te gazetes ‘Tema”. Kjo linje ka disa vite qe predikon se cfare do te ndodhe me persona dhe objekte te qeverisjes se Sali Berishes: Shembuj ka plot, qe nga prishja e pallatit te “vjehhrit te Bashes”, tek baltosja dhe predikimi i arrestimit te kryetarit te bashkise Kamez, z. Mziu, paditja e ish-ministrit Imami, arrestimet e femijeve te Berishes lojerat e fatit etj. Te gjitha keto jane ezauruar per 4 vitet e fundit nga gazeta ne fjale, gje e cila te ben te dyshosh se kush kopjoi cilin, ishte PS qe kushtezonte editorialistet e Temes apo kjo e fundit qe ju eshte imponuar qeveritarreve te rinj? Ne se keni objeksione se programi i juaj nuk eshte ai i “Temes”, ju lutem publikojeni ne faqen zyrtare te PS-se t’i jepni fund hamendesimeve.
3-Tregoni Borxhin Real ndaj Biznesit
Tani qe u qetesuat pak dhe e shikoni se si funksionon shteti, sidomos pas mbledhjes me homologet tuaj ne Prizren dhe pas udhetimit me autobus ne rrugen e Kombit, eshte vendi te qartesoni publikun se cili eshte borxhi i vertete i biznesit. Ne fillim shifrat luhateshin nga 400-700 milione dollare dhe pas auditimit te “Deloitte” kjo shume zbriti ne 240 milione dollare. Njoftimi i fundit i ministrise se transportit (nepermjet ministrit Haxhinasto)me te drejte kerkon verifikimin e punimeve te kryera nga bizneset para se te filloje pagimi i borxhit!? Kjo nga njera ane eshte per t’u pershendetur pasi nenkupton nje proces serioz dhe normal dhe se dyti do te coje ne limite me te uleta kete borxh fantazme qe menyra se si u paraqit na la te kuptonim se ishte Armagedoni qe do te fundoste vendin. Mos harroni se kater vjet ikin shpejt dhe pasardhesit tuaj qe sipas gjasave do te vijne ne pushtet me ca “shpullare” (ate qe gjuajne me shpulle) te tjere do bejne krahasime ndaj mpreheni lapsin…Ne nje ekonomi me buxhet rreth 5 miliarde dollare, te kesh pagesa te palikuiduara per pune te pambaruara ne fund te vitit rreth 200 milione nuk eshte ndonje blasfemi, sidoqofte….
4- Boll me Histori me Police dhe Lojera Fati
Tani qe fiaskoja me shterrethime te lojrave te fatit dhe me 6000 police te angazhuar ne kete raprezalje eshte ne pasqyren e prapme eshte ne nderin tuaj te pastroni shpirtin dhe te pranoni qe u nxituat. Themi i nxituat pasi fakti eshte qe pothuaj te gjitha keto biznese jane rikthyer ne normalitet me te vetmin ndryshim se ndoshta ndryshuan “xhepat” ku derdhej fitimi. Ne qeverisjen tjeter, nje kurs normal per te pastruar kete gangrene do te ishte nxjerrja e kuadrit lifjor qe i paraprinte veprimit administrativ. Nje tjeter rruge e arsyeshme do te ishte nje njoftim publik i ministrive respektive (financave, ekonomise etj) ku u lihej nje afat kohor prej nje muaji ketyre bizneseve te rakordonim me ligjin. Kjo do te sillte efekte me pozitive se mesymja e bluve dhe rripat e verdhe. Per ta mbyllur, meqe jemi per transparence, sa kushtoi ai aksioni tre ditor i bluve? Jo per gje, por pas 4 vjetesh mund te kemi padi per shkelje te ligjit dhe abuzime me parate e taksapaguesve per kete aksion.
5-Më Shtruar me Tatimet dhe Doganat
Shume eshte folur dhe shkruar per keto institucione, per te qene realiste, qysh ne gjenezen e tyre keto kane pasur probleme dhe jane objekt anekdotash, sidoqofte ne keto muaj kemi amplifikim te ketij fenomeni. Me sakte, kur te qeverisni vertet dhe te rregulloni ca anomalira, mos keshillloni drejtuesit e ketyre insitucioneve te bejne sherr publik me vartesit a ish-vartesit ne faqe gazetash. Mos i lejoni keta drejtues te institucioneve te rendesishme te publikojne ne Facebook-e personale shifra zyrtare dhe evente te institucioneve qe ato drejtojne. Shteti eshte shtet si ne kohen e FB apo ne kohen e papiruseve, pak me shume respekt per informacionin zyrtar.
6- Denoncime dhe Arrestime
Kam ca lajme te mira ne kete nen-teme po mos i permendni me ze te larte. Do jeni ne pushtet per 4 vjet, pra mos u shqetesoni akoma. Megjithese menyra se si po qeversini keto 4 muaj i ka bere edhe me te zjarrtet e “1 milion shuplakave” pak skeptike mbi aftesine tuaj shtetberese, po ju them nje sekret. Opozita e sotme nuk i ka kellqet t’a mbaje pushtetin po e late ju. Them po e leshuat pasi ata nuk jane ne gjendje as ta marrin tani per tani, pa le ta mbajne. Kane njerez te lodhur akoma mes vedi dhe ne instanca me te uleta kane shume paaftesi. Keto s’ua them t’ju rritet mendja, pasi emerimet qe keni bere deri tani me disa perjashtime te vogla duket sikur kane doren e atyre qe sapo iken. Kur te vendosni qe te qeverrisni vertet do te ishte e udhes te zbatonit ligjin si ne rrastin e bashkiakut te Vlores. Pra nje i zgjedhur legjitim i cili nuk perben rrezik arratisjeje mund ta leni procesin te rrjedhe normal neper aortat e sistemit. Le qe ju me kapjen spektakolare te burgosurve te Drenoves treguat se eshte kot te mendoje ndonje kriminel te arratiset, le me nje kryetar bashkie…Ose kur denonconi ndonje ish minister, beheni konferencen e shtypit nga prokuroria se tingellon me korrekte, them tingellon pasi ashiqare duket se nuk eshte aspak e tille. Meqe keni dhe ekonomiste te mire ne stafet tuaja, i koston me shume shtetit nje i arrestuar kot se sa nje i dyshuar ne gjykim te lire. Kjo llogari ne se ju dhembin parate e marra borxh…
7-“Quo Vadis” me Emerimet ne Qeverisje?
Ne kete pike shumekush mendonte se do te ishte e veshtire te konkurronit me pushtetin e Berishes. Shembuj te ministrave pa kualifikimin perkates dhe administratoreve te pa-arsimuar kishte me bollek ne ate administrate. Por edhe ju nuk mbeteni mbrapa ne kete fushe. Eshte i admirueshem entuziazmi dhe opozitarizmi i Erion Braces, por kur ai drejton komisionin e ekonomise ne organin me te larte legjislativ, kjo ve ne pikepyetje disa gjera. Si ka mundesi qe nje gazetar te “vere ne zap” disa ish ministra dhe autoritete ne kete fushe? Apo eshte thjesht per snobizem, per t’ju treguar deputeteve se nuk ka rendesi se cfare miratojne, e rendesishme eshte si dhe kush i zbaton? Shembuj te tille ka pafund ne emerimet e 4 muajve te fundit, si psh ministrja e Mbrojtjes, minstri i Mjedisit, i Shendetesise etj., per te mos permendur drejtoret e institucioneve te rendesishme si doganat dhe tatimet. Ka egzistuar nje thenie ne diktature pak a shume “T’i gjejme punes njeriun dhe jo njeriun punes”, kjo eshte dhe kerkesa ime ne kete pike.
8- Mbajini per Vete Kartolinat e Urimit
Ne vitet e para sapo dolem nga diktatura, si provinciale te pangrëne dhe te panxënë, na falej qe te dokumentonim dhe propogandonim cdo buzeqeshje te te huajve, cdo telegram ngushellimi a urimi, por pas 23 vjeteve, kreyeministri i nje vendi te publikoje gjthe madheshti nje kartoline te zakonshme urimi nga nje president i nje shteti tjeter, kartoline e cila u shkon nja 2-3 milione kontribuesve te tij ne fushaten elektorale, kjo vertet eshte injorance per te mos thene me teper. Shembuj te ketij lloji veshtire se gjen ne boten ku po perpiqemi te integrohemi. Shpresoj qe komisioni i antaresimit ne BE te mos e shohe kete detaj se do na duhen edhe nja 6 vjet te nisim procedurat. P.S. Mbajini kartolinat ne studion tuaj te punes ne se doni, mos na fyeni intelektin me te tilla veprime, ose qe te marr borxh nje kuote nga Erjon Velia: “Mjaft”.
9-Prishni Ndertimet “Pa Leje”
Ky koncepti i ndertimeve pa leje eshte pak i veshtire per t’u pertypur. Si mundet qe nje sipermarres te investoje miliona dollare pa marre parasysh ligjin dhe pa lejet perkatese? Me tej, cili eshte perkufizimi i qarte i nje ndertimi pa leje? A quhet pa leje nje ndertim qe ka te gjitha dokumentat e duhura po eshte zgjeruar 2 pellembe me tej ne sinorin e tjetrit? Apo nje ndertim qe ka marre lejen dhe te gjitha letrat pasi ka paguar 20 perqindeshin ne sekseret bashkiake. A mos duhen te prishen te dy rastet? Mjafton nje ulje me avion ne aerportin Nene Tereza dhe e kupton se gjithe ato ndertime nga Lezha ne Tirane e me tej vetem me leje s’mund te jene. Me cfare lejesh jane gjithe ato ndertime ne Tirane, Durres, Vlore e gjetke kur eshte i pamundur kalimi i ambulaces apo zjarrfikeses. Ne se ato quhen me leje se zyrtare te korruptuar kane mbyllur nje sy dhe vesh kur i kane firmosur, atehere kemi te bejme jo vetem me nje problem perkufizimi dhe teknikaliteti. Te gjitha keto ndertime duhen prishur ne emer te shpetimit te jeteve te njerezve qe do vdesin pa pasur mundesi te marrin ndihmen e nevojshme. Ne se pallatin e Vlores e prishet per arsye estetike, 30 kateshin mbrapa Sky Tower duhet ta prishni per arsye sigurie dhe estetike bashke. Dhe nje pyetje per komisionin e ekonomise, Bracen dhe Canin: Ku i gjetet 5 milione dollare per shpronesimin e pallatit te “vjehrrit te Bashes” dhe ndonja 500 mije per ta prishur kur nuk kishit pare per pensionet dhe rrogat? Kur do fillojne te prishen ca ndertime pa leje qe kane per pronare njerez te lidhur me pushtetin e sotem? Pergjigjen e presim ne qeverisjen e re…
10-Permiresoni Kuadrin Zgjedhor
Me ne fund, edhe pse 3 vjet e ca larg eshte koha te flasim per zgjedhjet e tjera. Tani qe dime si te bejme dhe te blejme zgjedhje demokratikisht, ka ardhur koha per nja dy ndryshime te vogla ne ligjin e zgjedhjeve. Listat e mbyllura dhe te diktuara nga kryetaret e partive duhet te jene nje ngjarje e se kaluares. Fakti qe parlamenti i sotem eshte ne kuotat me te uleta te 100 viteve te fundit e diskretiton kete model qe kemi, pavaresisht nga emri qe ka, si “modeli spanjoll” etj. Po ashtu, duhet nje model qe le jashte ne shumicen e tyre te pashkolluarit, te inkriminuarit dhe te pasuruarit ne menyre te paligjshme. E veshtire te arrihet kjo, por juve prandaj ju ka veshur populli me Versace dhe ora nga 50 mije dollare (edhe pse keni qene gjysme rrogetarre dhe gjysme opozitare ne keto 20 vjet) qe ta vrisni mendjen.
Po ashtu, do te ishte shume qetesues fakti qe nderrimi aktual i pushtetit pas zgjedhjeve te mos priste 3-4 muaj por te ndodhte ne dy tre jave. Vende shume me te medha se Shqiperia dhe me me shume peshe i bejne kete pa shume mundim. Boll me periudha te zgjatura dhe te kontestuara tranzicioni pushtetesh. Jane shume te kostueshme dhe do t’ju ndihmojne ne veprime me racionale pasi nuk do keni kohe te mendoheni per hakmarrje aq gjate.
Kjo liste modeste, nuk merr parasysh te ezauroje te gjitha deshirat e “sovranit” megjithate eshte nje liste me deshira te sinqerta te cilat do ndihmonin sadopak ne mbarevajtjen e puneve te premtuara dhe nje hap ne kahun e duhur pas kaq viteve tranzicion dhe lufte klasash,… me falni, partish.