S’ESHTE VONE

Gani Vila ( Poemth )   Gjethet filluan te bien nje  e nga nje, eshte vjeshte, dallendyshet po largohen, trungjet e pemve,  te ketyre maleve shekullore kohet e fundit filluan te thahen….. filizat jane  pakesuar, Qielli eshte bere i eger! Rete paralajmerojne nje dimer te ashper dhe te gjate Pas tij  nje behar te vonuar, qe do t’i  mungojne ngjyrat,lulet,aroma,dielli,rreshjet e, qe per shume vite, lotet e dhimbjes do te zvendesojne shiun e  munguar. Stinet  u ngaterruan,te lodhura ato nderrojne njera tjeteren, nuk di perse, Por Toka ne terr renkon e shtepite ne mjerim,te kycura  po rrezohen, rruget nuk njihen,cdo gje eshte duke u shuar … natyra dhe harresa sjellin  shkaterrim, vec zoti ka lene nje zgjidhje; kujtesen per sherim! Po me jeten c’po ndodh? A ka me shprese,ne ato troje? Eh,shume jane larguar….  eshte frike Por, jeta vazhdon… Te larguarit me dhimbje pyesin: Po shpirtrat e te parve a jane qetesuar? Ku jane babai, nena, gjyshi, gjyshja,stergjyshat?! Te larguar nga kjo jete …. Jane aty! Ja,  atje tutje nje ze i pafund, si vullkan ne kore, nga dheu kumbon: Degjoni o te merguar! “Keshtu ndodh ndonjehere me kombet, shteret jeta, shtohen dhimbjet njerzit nderrojne jete, disa  largohen… por ajo nuk shuhet ….kini shprese…. Se te vdekurit dhe te ikurit, S’jane njelloj si thone ….. Kockat tona,ne varre e shpirtrat ne qiell ruajn  pergjithmone token tuaj ndaj, mos i harroni keto varre! Edhe keshtu mbrohet vatani, toka e te parve! Po ju o te ikurit, cfare beni? Si ndiheni  neper bote, ne dhe te huaj? A u mer malli per ne,per vatanin tuaj?! Iket, iket shume larg e larg…arsyhet dihen,s’po ju lendojme… Kane ikur shume neper shekuj nga Shqiperia, pak jane kthyer, me pak kane ndihmuar…. Te tjeret jane tretur e shuar e kurre s’u eshte pare miresia Perse iket… kini gabuar? Eh …Nese nuk ktheheni pergjithmone,na vizitoni…. S’ duam me dimer dhe lote,por vec pranvere…lule na sillni, Jemi shume afer, ju presim Pranvera po vjen, prijini biletat, atdheu perhere u pret… aty keni token e varret tona Po s’ktheheni,..mos harroni vaditeni keto peme… Jeni te  falur…. Por dhimbjen do ta keni per gjithmon….. E se bashku do ta ndajme… sherojeni kete semundje  s’ eshte vone, qe vec ne jemi te ikur atje…. E Ju jeten te vazhdoni,se keshtu rroni JU Rrojme ne, Keshtu Kombi rron!   Nentor 2012 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *