Patericat e parathenieve

Mbajtu ne Mbremjen Finale te Diteve te Letersise Shqipe ne Michigan

Nexhip Ejupi

Nuk jam per mosshkrimin e parathenieve te librave,te atyre parathenieve qe e ndihmojne lexuesin per kapjen e mesazheve ta autoreve perkates.Jam per shkrimin e atyre parathenieve percjellese te librave,kur librat e autoreve e meritojner parathenien…Jam miratues paratheniesh,qe jane te shkruara nga studiues qe dine te hyjne ne thelbin e mesazheve te ketyre librave.E theksoj kete qe thashe,sepse ka para- thenes qe nuk dine te shkruajne parathenie,qe kenaqen,sic thote nje miku im,Astrit Cerma:”duke thene permbajtjen e nje romani nga fillimi gjer ne fund,ose duke permendur,pothuaj krejt gjysmen e vargjeve te nje vellimi poetik…Dhe me “e bukura”,(vezhgon me tutje miku im) eshte se te shpjegojne qysh ta kuptosh librin?!!!…”Nje parathenie e ketille permban deshira te siperfaqshme,kesisoj,te bezdisshme,ne mos per autorin e librit,e bezdisshme per lexuesin e kompletuar.Keto raste u ngjajne patericave,ku duhet te mbahet vete parathenesi dhe paterica e parathenenesit ne kete rast eshte autori i mirenjohur i nje iks libri.Sic kuptohet,njeri eshte ulok,pra i cale dhe ka nevoje per paterice qe te mbahet ne kembe.Kete vezhgim me se pari e ke verejtur dhe shprehur botuesi i revistes “Kuvendi”,Z.Pjeter Jaku,para dy-tre vjetesh,botuar po te kjo reviste.Une po e rishpreh kete vezhgim,sepse paratheniet bajate,te rendomta, vijojne e vijojne pa mbarim si nje vershim permbytes.
Jo vetem kaq,po ndonjehere nje liber me vlera nen mesataren,e shoqerojne dy paterica:parathenia dhe pasthenia,qe ne botimin e pare,qe ne hapat e para te iks ypsilon krijuesi.Kjo menyre prezantimi nuk eshte ne te mire te asnjeres pale,as te para-prapathenesit,as te autorit,po as te lexuesit qe mund te orientohet keq.Kjo mosperputhje midis para-prapathenesit dhe vleres reale artistike te vepres,ka rrjedhoje gafa te njepasnjeshme,te cilat e rrezojne autorin pa dashje,po,ja,qe e rrezojne,rrezim qe behet pa dashje,po,ja,qe behet…
Hiqjani patericat caluesit,a nuk rrezohet ai?…
Parathenia me e mire e librit eshte vete libri qe nga faqja e pare e gjer ne fund,kurse pasthenia me e mire e tij eshte qendrimi emocional i lexuesit,pasi ka lexuar librin.
Per rastet e mesiperme te mosperputhjes duhet te gezohemi qe nuk po praktikohet mesthenia.Ky vezhgim i mesiprm eshte edhe i shume kolegeve te mi te stafit te revistes “Kuvendi”.Vezhgimi eshte i sakte dhe eshte pikerisht ky:Qe ne librin e pare te autorit,pa iu nderruar dhembet e qumeshtit te nenes,ky filan fistek ngrihet ne kupe te qiellit duke mos pasur asnje merite artistike.Pa le pastaj po te flitet per nje botim te dyte apo te trete te ketij filan fisteku.Parathenesi,gjithnje sipas mendesise se vet,e rendit ate apo e krahason me gjenite kombetare apo te huaj,gje qe te rreqesh mishin e te ngre qimet e kokes perpjete per pasaktesine apo pavertetesine e para-prapathenesit.
Megjithate, me falni per mbylljen e pakendshme qe po i bej ketij vezhgimi.Parathenes e prapathenenes te ketille do te kete…
Deri kur?…
Nuk jam orakull qe te bej parashikime…
Ju faleminderit per degjesen tuaj,fort te vemendshme!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *