HISTORIKU I MEDIAS SI KONGLOMERAT DHE MARREDHENIA SOCIO-MEDIA. LEGJENDA E HIEROGLIFEVE

nga Alma Prifti

 

Media, përfshin brenda vetes, një gamë të gjerë kuptimesh. Media i njeh fillimet e saj, që nga lashtësia. Edhe fiset e dikurshme janë quajtur media. Fjala Medie e ka prejardhjen nga Latinishtja, (medicus). Në gjuhën t onë përkthehet Massa. Fiset apo grupet e dikurshme përbënin massën.

 

Rreth 3000 vjet më parë Bibla dëshmoi ekzistencën e njerëzve të parë në Planet. Ata përbënin massën e duos. Me kalimin e kohës duo u bë trio dhe më pas tesera. Tashmë Adami dhe Eva nuk ishin dy. Ata lindën dy djem dhe keshtu u bënë katër (tesera). Bibla dëshmon se, më pas popullsia u shtua me ritme të shpejta. Sipas tyre, Adami dhe Eva lindën më shumë se dy fëmijë të cilët u lidhën intimisht me njeri-tjetrin duke sjellë pasardhës pjellorë.

 

Deri në vitet 300, numri i popullsisë ishte rritur ndjeshëm, aq sa të krijoheshin fiset e para dhe mbretëritë. Ky numër i madh njerëzish, i ndarë në koloni, përbënin massën. Ata ishin dëshmia e egzistencës së një numri të madh njerëzish. Massa dëshmonte numrin e njerëzve si shumicësocjale në rritje. Ajo ishte aq Poligame, sa edhe sot njihet si Massa dhe jo supermassa, megamassa apo teramassa. Termi Morfologjik mbeti standard edhe pse numri i popullsisë në Botë i ka tejkaluar limitet e mundësisë në Planetin tokë.

Massa mbeti massë, por Mass/popullsia vazhdoi evolucionin e saj. Tashmë massat u krijuan. I nevojshëm ishte komunikimi. Kjo massë njerëzish duhej të komunikonin me njeri-tjetrin për të kuptuar ciklin e jetës në Tokë. Ky proces feed-back(u) u quajt Komunikimi Massiv.

 

 

 

400 vjet (pr.e.s) me krijimin e mbretërive, kjo massë njerëzish zbuloi edhe një mënyrë për të komunikuar. Simbolet apo fjalët nuk ishin të mjaftueshme për një proces komunikimi të mirëfilltë. Atyre u duhej dicka mëkonkrete se vetë shenjat. Dicka më e dukshme. Për këtë qëllim morën drurin. Në mungesë të lapsit, ata përdornin gurë ose hekur për të shënuar një simbol apo shenjë komunikimi. I vetmi vend i posacëm ishte druri.

 

Zhvillimi i Teknologjisë solli edhe evoulimin e letrës. Në kohën e mbretërive, vendimet apo urdhrat dërgoheshin me letër. Për ti shkruar përdorej bojë, ose gjak shpendi dhe pupël dallandysheje. Në përdorimin e shkrimit ka pasur kujdes të vecantë edhe në mënyrën e trajtimit të gërmave brenda tekstit. Nuk tolerohej një gabim i vogël edhe pse në atë kohë ka qenë tepër i bështirë perfeksioni i tekstit.

 

Vepra e Eskilit: “Oresteia”, që përkthyesit në gjuhën anglishte, Oresteian, e trajtojnë sikur të ishte djali i Agamemnonit, apo dashnori i gruasë së tij, dhe kështu me rradhë, është shndërruar vetëm me imagjinatën e tyre, që është krejtësisht gabim. Oresteia është titulli i dramës. Oresteia: Vorrë e shteja (Në Vorrë e shtija). Vetëm një germë që i mungonte, fjala mori dhenë, duke u tjetërsuar, që nga vorri apo varri një titull i një vepre letrare u shndërrua në emër të përveçëm.

Për t’u çliruar nga ngathjet e vjetra të historisë dhe të shkrimit apo të folurit të gjuhës së lashtë, gjuhës shqype, në kontinent dhe mbarë rruzullin tokësor, gjuha e shqypeve ka qenë gjuhë kombëtare. Mos flasim për kombet e reja që u krijuan dhe njihen vetëm nëpërmjet të gjuhës së tyre që u krijuan mijëra vjetë më vonë. Fjala është se në kohë të lashta, në kohët yllire, kontinenti europian, Aziatik dhe Afrikan nuk kishin kufinj siç janë sot. Në atë botë flitej vetëm një gjuhë–dhe ajo ishte me plotkuptimin e fjalës Gjuha e Shqypeve. Shqiptarët dhe gjuha shqype erdhën nga lindja; të ashtuquajturën Perandori Hitite, që u themelua nga Shqypjeta, pra nga populli Shqype.

 

Ky studim u mor si shembull në veprat shqipe dhe përkthimet e kryeveprave, por që dëshmojnë ekzistencën e subshkrimeve të lashta perandorake apo fetare.

Ja nje dëshmi në lidhje me Hieroglifet:

 

Hieroglifet (rrjedhë nga gjuha greke që nënkupton Shkrimet e Shenjta). Hieroglifet janë shkrime që në vete ngërthejnë një rëndësi aq të madhe historike, sa edhe vetë historia e njerëzimit. Këto shkrime datojnë qysh nga shekulli i katërt para Krishtit. Qytetërimi i lashtë egjiptian ka bërë që këto shkrime të jenë ushqim shpirtëror dhe psikik për kulturën, traditën ndërshekullore të Egjiptit në veçanti dhe asaj botërore në përgjithësi. Ndërsa emrin herioglif këtyre shkrimeve ua kanë lënë grekët e vjetër dhe këtu del që nga ajo kohë ekzistonin Shkrimet e Shenjta, jo vetëm në Egjipt por edhe në mbarë popujt që kishin kulturë dhe traditë në të gjitha fushat. Në këto shkrime paraqiteshin figura të ndryshme si ato të Faraonëve, të kafshëve, të luleve, por paraqiteshin edhe figura të perëndive të ndryshme që ekzistonin në atë kohë në Egjipt. Karakteristikë e Hieroglifeve është shkrimi nga ana e majtë në të djathtë dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes së këtyre shkrimeve. Po ashtu, një rol të veçantë ka luajtur edhe shkrimi në “Hedike”, ku dy persona shkruanin Hieroglifet në Hedike, ndërsa personi i tretë kontrollonte punën e bërë nga këta dy persona. Krahas këtyre shkrimeve, ekzistonin edhe shkrimet e quajtura “Shkrimet Demotike” që ishin pothuajse të ngjashme me Hieroglifet. Ndërsa faraonët që ishin me famë në atë kohë në Egjipt, pas vdekjes së tyre në varre (zakonisht faraonët kur vdisnin varroseshin nëpër piramida) dhe këto ndërtesa për Faraonët ndërtoheshin nga skllevërit e asaj kohe, ku në çdo Piramidë shkruhej me Hieroglife emri i Faraonit të vdekur.

Një rol të rëndësishëm tek egjiptianët ka luajtur edhe përpunimi i Papirusit si material për të shkruar. Për vjetërsinë e shkrimeve egjiptiane dhe rëndësinë e tyre flet egjiptologu K.A. Kiçen ku ndër të tjera thekson: Sipas llogaritjeve, 99% të papiruseve janë të shkruara pothuajse para 3000 vjetëve, ku deri në fillim të epokës greko-romake janë shpërbërë të gjitha këto shkrime. Mirëpo bëhet pyetja rreth zhdukjes të papiruseve: Pse kanë mbijetuar kaq pak dokumentime të lashtësisë të shkruara në Papirus? Sepse, materialet që shpërbëhen si papirusi, lëkura ose ndonjë material tjetër i zakonshëm, dekompozohen aq shpejtë, dërgohen në vende me klimë të lagështa. Po ashtu, tregohet qartë se për shkak të klimës, dokumentet në papirus nga periudha (Mijëvjeçari i parë p.e.s), deri në ditët e sotme dokumentet mund të ruhen në një shkretëtirë të thatë, brenda një shpelle ose brenda një vendi të mbrojtur. Në vitin 1799 Napoleon Bonaparta pushtoi Egjiptin. Gjatë pushtimeve të ushtrisë franceze në Egjipt, u zbulua “Guri i Rozetës”. Qëllimi i zbulimit të këtij guri është që të ruhen Shkrimet e Shenjta që ishin të shkruara në tri gjuhë mbi këtë gurë. Ky zbulim ishte i rëndësishëm jo vetëm për francezët por edhe për egjiptianët, pasiqë gurë të tillë ishin të njohur për ndërtimet e ndryshme të objekteve të banimit në Egjiptin e lashtë. Fatkeqësisht, me pushtimin e Egjiptit nga Britania e Madhe, ushtria franceze arriti që të humb gurin e zbuluar. Në këtë gur, që sot gjendet në njërin nga muzetë angleze, është shkruar në tri gjuhë: në Gjuhën Hieroglife, Demotike e Greke. Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme. Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve. Filozofë, historianë, egjiptologë, ndër ta edhe egjiptologu i njohur Kerkel, mendojnë që nga fillimi i krijimit shkrimeve, deri në ditët e sotme, kurrë nuk do të arrihet që të kuptohen karakteristikat dhe fshehtësitë e botës së mistershme të Hieroglifeve. Nuk është çudi atëherë që në hollësitë e fshehura brenda alfabetit tonë sot qëndrojnë mbeturinat e këtyre formave të lashta, shumë prej të cilave pasqyrojnë marrëdhëniet e hershme midis njeriut dhe natyrës. Për të dalluar ato, njeriut sot i duhet vetëm të shikojë pak më afër. Ndryshe  nga Perëndimi, ata (egjiptianët) nuk e shkruan historinë që t’i shkonte për shtat ideve fetare të kohës, gjë që e bën rrëfimin e tyre më të besueshëm. Ata ishin gjithashtu të prirur drejt universalitetit të historisë njerëzore, të bazuar në unitetin e origjinës së qenieve njerëzore dhe diversitetin e paraqitjes dhe gjuhëve të tyre. Për më tepër, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë dorëshkrime të fshehura nëpër botë, të cilat mund të kontribuojnë shumë për kuptimin e botës së lashtë.

 

Në ditët e sotme kemi të bëjmë me Hieroglifet moderrne. Skrime  të  sofistikuara  të  qenjes  njerëzore (Homo Sapiens).  Shkrime jo vetëm me gabime ortografike dhe gramatike, por shumë sunduese dhe dominuese në komunikim Media-Shoqëri, Media-Individ, Media-Media, Media-Ekonomi, Media Teknologji dhe Media-Politike.Në këtë të fundit Media Komunikative ka shërbyer si Konglomerat i fuqishëm në përmirësimin apo shkatërrimin e shoqërisë qoftë duke mbrojtur apo kundërshtuar politikën. Një komunikim i varur, një komunikim i rrezikshëm, banal dhe i vakët zbeh vlerat e Medies së lashtë të komunikimit standard që ëshstë ai i komunikimit “letër e pastër”. Teknologjia dhe media i dhanë fund këtij komunikimi. U harruan Hieroglifet, por mbijeton ende libri, i vetmi dëshmitar i mbrojtjes së interesavetë komunikimit ide-fjale. I vetmi mbrojtës i Demokracisë komunikative si evergjencë e Botës së Medias, një Botë e palimit ideshë me një mision të pavdekshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *