Krimet e komunizmit në Rumani – Do dënohen 35 roje që torturonin te burgosurit politikë

Beqir Sina, New York
Nga 617 mijë të burgosur politikë që kishte Rumania, 120 mijë vdiqën nëpër kampe, kurse tani kanë mbetur gjithsej vetëm 2800 njerëz, të cilët shikojnë një shkëndijë
 Marius Oprea: “Ai mendon se ish udhëheqësit e Rumanisë kan për të ndëshkuar prindërit e tyre?” tha ai për AP. “Partia Komuniste mund të mos ekzistojë më, por ne ende kemi komunistët. Securitate mund të jetë i vdekur, por ne ende kemi agjentë të ish Securitate”
Romania Gulag Guards
 BUKURESHT – RUMANI : Pas shumë dekadash mohimi, në Rumani po dalin në dritë hollësitë rrëqethese për torturat që rojet praktikonin ndaj të burgosurve politikë në gulaget e kohës së komunizmit. Ky është vetëm hapi i parë në procesin për t’i nxjerrë torturuesit në gjyq dhe procesi mund të mos jetë i lehtë.
Në gulaget e Rumanisë ka qenë e zakonshme goditja e të burgosurve me shuallin e këpucës ose djegia me cigare. Në raste të tjera, atyre u jepej mish i prishur ose detyroheshin të hanin jashtëqitjet e veta. Emrat e 35 rojeve, tani në të tetëdhjetat ose nëntëdhjetat, do t’u jepen së shpejti autoriteteve për të filluar ndjekjen e tyre ligjore.
Atyre rojeve të burgut – gardianve, që ua kan këputur gishtat të burgosurve duke përplas dyert, i kan rrahur në shputën e këmbëve, dhe i dogjën me cigare, nën sqetull dhe vende delikate të trupit të njeriut, do të dalin para gjyqit se kan abuzuar, edhe me ligjet e atëhershme. Gjithashtu edhe ata që në burgjet politike shërbyen të burgosurit me mish të “qelbur” i cili mbetej nëpër thertoret, duke i detyruar të burgosurit  të hanë “mbeturinat”, si dënim, do të jenë përball drejtësisë. Të gjithë ata që torturuan të burgosurit në mënyrat ekstreme deri të ngrohjes dhe të ftohtët, ata që bënë viktimat e tyre të mbajnë mbi kurriz ngarkesa dërrmuese, derisa të burgosurit të “këputeshin” të gjithë do të dalin para ligjit në se janë gjallë, thotë Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën, i cili është u themeluar nga Partia Liberale e ish kryeministrit Calin Popescu Tariceanu në vitin 2006 .
Ata thonë se pas dekadave të mohimit, po dalin detaje drithëruese në lidhje me rojet e burgjeve – gardianëve, ndaj fatkeqësive që ata u kan shkaktuar të burgosurve politikë në Rumani, siç ishin : pronarët – gulagët – kulakët, kundërshtarët politik të regjimit komunist të kohës. Ata janë sot si pjesë e një hapi të parë dhe i vogël drejt dhënjes së tyre llogari. Fillimisht Ministria e Drejtësisë, ka publikuar emrat e 35 rojeve – nga mosha  80 ose 90 e tyre – që do të dorëzohen tek autoritetet, Rumune, duke filluar që javën e ardhshme për ndjekje të mundshme ligjore nga një institucion qeveritar i ngarkuar me hetimin e krimeve të epokës komuniste, shkruan axhenisa amerikane e lajmeve Associated Press.
Kryesuesit e krimeve të epokës komuniste, kanë qenë prej kohësh të mbrojtur nga ligjëvënës të Rumanisë, poskomuniste, deputet dhe anëtarë qeverie, prej pushkatimit të kryetarit të tyre Nikola Chaushesku . Ata mbushën partitë politike, mbar rënjes së komunizmit, megjithëse, kan qenë anëtarë të ish policisë së fshehtë Sekuritate.
 Por, lëvizja për të ekspozuar bëmat e tyre, fillimisht po merret me rojet e burgjeve, të cilët nuk kan asnjë llloj justifikimi, sot mbasi kan vepruar edhe kundra ligjive të atëhershme, thotë Partia Liberale, e cila tani është pjesë e koalicionit qeverisës. Anëtarët e Partisë Liberale dhe familjet e tyre, thuhet kan qenë në shënjestër nga komunistët në goditjen e tyre, mbi të gjithë mospajtimet e perceptuar në atë kohë, prej se kur erdhi në pushtet Partia Komuniste në vitin 1946.
Lista zyrtare e të burgosurve politik në Rumani; është 617,000 të burgosur politikë dhe gulagë – kulak. Nga këta thuhet se 120,000 vdiqën në burgje dhe kampet e interrnimit. Të burgosurit politik rumun përfshijnë politikanë, priftërinj, pronar të tokave nëpër fshatara, shkrimtarë, diplomatë dhe fëmijët e kundërshtarëve politk.  Shumica e të mbijetuarve, atyre që kalun në burgjet politike dhe kampet e interrnimit në Rumani, vdiqën para se të shohim ndonjë shans të drejtësisë, dhe një ditë lirie, mbas 1989.
Ata që janë ende të gjallë – mendohet të jenë rreth 2800 në të gjithë Rumaninë – dhe tani po shohin një dritëz shprese duke pas si pik shprese edhe njerëzit e tyre, që punojnë në Institutin për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën . Më në fund ata janë të kënaqur që qeveria rumune e fillon provën e akuzave kundër 35 rojeve, por në listë, ka edhe të tjerë të kohës së krimeve komuniste, nga ata që shërbyen në Sicuritate .
Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën, i cili është u themeluar nga Partia Liberale e ish kryeministrit Calin Popescu Tariceanu në vitin 2006, është e vetëmia parti, që u kthye në qeveri si një partner i vogël i koalicionit vitin e kaluar . Ky institut thuhet se ka nisur të mbledh provat e krimeve të kryera në vitet 1950 dhe `60 – e cila është periudha e konsideruar si më errët e komunizmit rumun – Ky Institut i ndihmuar edhe nga një ministër liberal që ka udhëhequr në atë kohë Ministrinë e Brendshme, i cili i ka dhënë provat dhe emrat dhe adresat, e personave që kan kryer krime ndaj të burgosurve politk në atë kohë, po merret tani me 35 rojet e burgjeve.
Ashtu si vendet e tjera të ish-Traktatit të Varshavës, Rumania, i shpëtoj regjimit komunistë, dhe udhëheqësve të të nivelit të lartë, që sunduan atë prej 44 vjetëve, gjatë revolucionit, që ndodhi në vitin 1989. Rumania, tani është i vetmi vend në Europën juglindore nëdër vendet  ish komuniste, që kryetari i qeverisë u ndëshkua po nga komunistët, ku ish diktatori Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortia  tij, Elena, u ekzekutuan nga ushtria që deri para 1989 ishin në komandën e tij.
Media rumune thekson se Drejtori ekzekutiv i Institutit, thotë se demokracia në Rumani, ka për të ndryshuar. Mbasi sipas tij:”Ata të cilët kanë prodhuar aq shumë vuajtje dhe terror duhet ta paguajnë atë një ditë dhe madje edhe në qoftë se ata janë të moshës 80 dhe 90 vjeç,” tha Andrei Muraru. “Mbasi ende nuk kemi asnjë prej tyre të jenë të shfajësuar nga përgjegjësia”.
“Do të ishte mirë për ata të cilët janë gjallë për të shkuar në gjyq, kështu që historia do të tregojë ata si kriminelë,” tha Caius Mutiu, 79 vjeç, një ish i burgosur i cili dëshmoi për këtë Institutit.
Mutiu kaloi tetë vjet në pesë burgjet mbasi kishte marrë pjesë në një protestë, për të mbështetur në vitin 1956 kryengritjen anti-sovjetike në Hungari. Ai tha se një roje dikur e kishte kërcënuar për ta vrarë atë, pasi ai u rrëzua gjatë një pune të vështirë. Ai tha se kaloi dy javë në izolim, duke fjetur mbi një dysheme të lagur, çimentoje, ku për të ngrën kishte, lakër dhe patate supë elbi .
Ai kujton se ka parë në burg edhe njerëz që vdisinin nga uria……!
   Ai tha se përgjegjësia për sistemin e burgjeve politike, trajtimin e tyre ka qenë e lidhur me udhëheqësit komunistë të Rumanisë. “Faji më i madh qëndron mbi ata që dhanë urdhëra,” tha ai. “Ata janë për të u fajësuar dhe dënuar.”
Marius Oprea, kreu i parë i  Institutit për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën, thotë se Rumania ka qenë e gatshme, për t’u marrë me të kaluarën e saj, sepse kaq shumë anëtarë të gardës së vjetër që kanë mbetur në pushtet që nga viti 1989. Por, tha ai fillimisht duhet bërë hapja e dosjeve dhe të vendoset Ligji i Lustracionit, thekson shtypi rumun sot.
Kush thotë ai mendoni ju  ” se ish udhëheqësit e Rumanisë, kan për të ndëshkuar prindërit e tyre?” dhe shtonë “Partia Komuniste mund të mos ekzistojë më, por ne ende kemi komunistët. Securitate mund të jetë i vdekur, por ne ende kemi agjentë të ish Securitate”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *