Mbas Madeleine Albright edhe gazeta New York Times, e quan Thaqin Gerry Adams

BEQIR SINA, New York

 

Profili i NYT për Thaçin: Emri i tij përmendet për Nobelin e paqes, por e ndjek e kaluara ushtarake

 

NEW YORK CITY : Në një moment të veçantë gjatë bisedimeve ne Rambouillet (19 deri 25 – 1999), ish Sekretaria Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, shfaqi atë mjeshtërinë e saj nëpërmjet diplomacisë amerikane e konsideruar si më të suksesshmet në botë.

Udhëheqësja e bisedimeve nga delegacioni i SHBA në ne Rambouillet – Francë, duke folur për komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish udhëheqësin e saj Hashim Thaqi, në njërën nga seancat e bisedimeve, Albright pyeti udhëheqësit e bisedimeve, se : “Pse nuk ju jepni dorë njerëzve që kan dalë nga lufta e armatosur, diçka që Ju mundet ta bëni? tha ajo duke e quajtur Thaqin si një Gerry Adams të Kosovës! “Why don’t you give up the armed struggle? You could be the Gerry Adams of Kosovo!”

 

Shtypi i asaj kohe tha se Albright :”Gjithmonë, ishte duke menduar se zoti Thaqi do të jetë i zoti si Garry Adams”. ( sqarim i im : Gerry Adams, ishte njëri nga themeluesit„ Provisional IRA“ dhe themelues i partisë „Sinn i cili një vit më vonë, ishte ishte emëru-ar edhe komandant i krahut ushtarak, i cili kishte rreth vetës mijëra iralndez)

 

Siç dihet në bisedimet e bisedimet në Rambouillet (19 deri 25 – 1999), u firmos se shqiptarët e Kosovës do të mbanin një Referendumi për të ardhmen e tyre, si njerëzit e Irlandën e Veriut? Çka në asnjë mënyrë nuk u pranua nga delegacioni i Serbisë.

 

Ky nënshkrim i delegacionit të udhëheqësve shqiptarë të Kosovës dhe largimi nga Konferenca e delegacionit të Serbisë, do të çonte në mënyrë të pashmangshme, mbas disa muajve në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, me në krye SHBA, dhe luftën për liri të UÇK-së, në çlirimin e Kosovës, largimin njëherë e përgjithmon të Serbisë nga Kosova dhe mbas katër viteve të çlirimit, në Pavarësinë e Kosovës.

 

 

Deri tani 102 shtete sovrane,  nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BEja ka dërguar misionin EULEX për të siguruar paqe, mbikqyrje të jashtme. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATOs nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.Shetet më të mëdha dhe më të fuqishme e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përfshirë SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, Japonia, Italia dhe të tjera.

 

Kurse, sot, edhe e përditshmja amerikane “The New York Times” kryegazeta e botës, në botimin e sotëm i bën një portret kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që aspiron trashëgiminë e burrshtetasit.

“Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” citohet të ketë thënë Thaçi për të përditshmen njujorkeze.

Gazeta më tej shkruan se “kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin Gjarpër”.

Gazeta më tej thotë se nga Brukseli dhe Washingtoni sot ai konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt Evropës dhe emri i tij po përmendet madje, megjithese e pamundur,  edhe si një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

Në profilin e saj, gazeta sjell deklarata te njerëzve nga Serbia ku thuhet se shumica e shfaqin urrejtjen ndaj tij duke e konsideruar si një kriminel të paakuzar lufte.

Shkrimi nuk e kursen Thaçin edhe nga përmendja e raportit të Këshillit të Evropës ku ai akuzohet për udhëheqje të grupit që tregtonte armë, heorinë dhe organe të njerëzve gjatë kohës së luftës (pra raporti famkeq i Dick Marty-të) akuza të cilat ai dhe qeveria e tij i kanë quajtur ‘të neveritshme,’ shkruan gazeta.

”Diçka e tillë kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk kemi asgjë për të fshehur,” deklaron Thaçi, i cili nënvizon se i beson ‘të vërtetës dhe drejtësisë.’ Gazeta në këtë portret të gjatë shkruan edhe për prejardhjen e tij nga Drenica dhe familjen shumanëtarëshe me traditë luftarake kundër regjimeve shtypëse në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *