Prof. Dr. Riza Sadiku
Institucionet e kulturës, sidomos muzeumet luajnë rol shumë të rëndësishëm në grumbullimin, mbrojtjen, prezantimin dhe publikimin e trashëgimisë kulturore, për ketë arsye kane edhe tretman te veçante, sepse përmes tyre njihen me traditat kulturore te popujve qe jetojnë ne atë shtet, me një fjale, Muzeumet janë letërnjoftimi i një populli, pasi përmes ekspozitave pasqyrohet e kaluara historike e tije. Për shkak te rrethanave politike, deri ne vitin l999, populli shqiptare i Kosovës, nuk ka pasur mundësi ne mënyrë objektive ta prezantoj te kuluaren e vet, sidomos ne fushën e historisë, andaj çlirimin e përjetoj si rilindje te vërtet edhe ne prezantimin e trashëgimisë kulturore, te cilit, shekuj me radhe deri me tani i është mohuar. Pas çlirimit, për arsye te rrethanave te lartcekura edhe punëtoret e kulturës, ne veçanti te Muzeut te Kosovës me gëzim dhe vullnet të pa përshkruar ia filluam punës, duke startuar me një pagë mujore thuajse lineare ne atë kohe, (me përvojë e pa përvojë, me tituj e pa tituj shkencor e profesional), duke shpresuar se ndër kohë do të rregullohet çdo gjë, dhe drejtësia do te vije në binarët e vet ligjor. Kështu ishte në institucionet e Kulturës, të Shkencës dhe në Universitet. Ndër kohë në institucionet shkencore dhe arsimin e lartë (Institutin e Historisë, Institutin Albanologjik, e në Universitet etj.), u bë një diferencim i arsyeshëm, midis titujve shkencor dhe thirrjeve profesionale, në bazë, të të cilave u harmonizuan edhe të ardhurat personale, kurse në institucionet e Kulturës, në veçanti ne Muzeun e Kosovës, ne këtë drejtim nuk pati asnjë lëvizje për kuadrin me tituj shkencor dhe profesional. Përkundrazi, në disa institucione, sipas dëshirës dhe vullnetit të menaxherëve, të ardhurat mujore të bashkëpunëtorëve fillestar, të rangut të fakultetit i barazuan me të ardhurat e kuadrit me tituj profesional dhe tituj shkencor. Bije fjala në Muzeun e Kosovës, i gjithë kuadri profesional, pa tituj e me tituj shkencor e profesional, rangohet me koeficientin 7, ka raste kur pa titull shkencor e ka koeficientin ma te larte se ato me tituj, madje ne administratën e Ministrisë se Kulturës pa tituj shkencor por me shkolla te mesme disa zyrtare e kane koeficientin 8 e me tepër. Një denigrim dhe ofendim i tillë paradoksale, nga organet udhëheqëse te Ministrisë se Kulturës pa fije ndërgjegje dhe turpi, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Për një gjendje të tillë diskriminuese, ka pasur reagime me gojë dhe shkrim te organet kompetente te institucionit ku punojmë, Ministrinë e Kulturës dhe te disa organe te Qeverise se Kosovës qe merren me zbatimin e Ligjshmërinë, nga te cilat është kërkuar njohja e titujve shkencor, profesional dhe përvoja e punës sipas normave ligjore, por mjerisht deri më sot, kërkesat kanë ra në vesh te shurdhër, dhe kur nuk kemi marre ndonjë përgjigje me shkrim. Mos pranimi i titujve shkencor dhe profesional në institucionet e kulturës, jo vetëm që është antiligjor, denigrues, diskriminues, fyes, poshtërues e nënçmues, por është akt dhunues kundër dijes e profesionalizmit në kulturë. Besoj se nuk ka vend ne Ballkan dhe në Evropë i cili nuk i pranon titujt shkencorë pa ndonjë shtesë simbolike. Dihet se çdo vend mburret me bashkëpunëtorët që posedojnë tituj shkencor e profesionalë, sepse ata janë siguria e vetë qenies profesionale të institucionit ku punojnë, jo vetëm qe efikasiteti në punë është ma i madhe ne shume segmente, por edhe përfaqësimi i institucionit në kongrese, simpoziume sesione shkencore, publikime është i nivelit me te larte shkencor dhe profesional. Një numër i madh të kolegëve që punojnë në institucionet e kulturës, titujt shkencorë dhe profesionalë i kanë arritur me shumë mundë, me shume djersë, me shume sakrifica, me shume shpenzime, duke ua marrë anëtarëve të familjeve edhe kafshatën e bukës, te cilët tituj i justifikojnë me botimin e disa dhjetëra punimeve dhe veprave te veçanta, kurse sot përfaqësuesit e institucioneve te kulturës së shtetit të shume pritur, ua thithë dijen dhe djersen, por për çudi, jo vetëm qe nuk ua pranon titullin shkencor, titullin profesional, përvojën e punës, rezultatet në punë, sa qe kemi raste ne Muzeun e Kosovës, Ministria aktuale e Kulturës disa punëtoreve Profesional te Sektorit te Historisë nuk ua ka kompensuar as shpenzimet e bëra lidhur me hapjen e ekspozitës tematike “Amerika për Kosovën” ne Tirane, ne qershor te vitit 2011, ne hapjen e te cilës morën pjese edhe përfaqësuesit e saj, por as shpenzimet e bëra me rastin e shënimit te Pese vjetorit te Pavarësisë se Kosovës, me te cilin rast Sektori i Historisë ketë jubile e shënoi me dy ekspozite te cilat u hapen ne disa qytete te Kosovës dhe Shqipëri, e njëjta Ministri nuk i ka kompensuar edhe sot e kësaj dite shpenzimet e bere ne realizimin e detyrave te parapara sipas planeve te punës, kurse ne fund te vitit gjithmonë i mbesin miliona mjete te pa harxhuara, duke u treguar “kursimtare” e mire ne kurrize te punëtoreve te cilëve nuk ua pranon titujt shkencor e profesional dhe punën afirmative te trashëgimisë kulturore te Muzeut !?! Se si i “kursen” mjetet përfaqësuesi i Ministrisë te Kulturës, po përmendim edhe një raste eklatant: Ne baze te planit te punës te vitit 2012, Muzeu i Kosovës për te marre pjese ne shënimin e 100 vjetorit te themelimit te Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe te Pvarsise te Shtetit Shqiptare, pasi mërgata shqiptare dhe “Vatra”, si për Pavarësinë e Shtetit Shqiptare dhe te Kosovës, përmes Administratës Amerikane kane dhenë kontribute te veçanta, për këtë arsye, me 19 prill 2012, me anije e nisi ekspozitën tematike “Amerika për Kosovën” për Nju Jork, ne te cilën kryesisht behet fjale për kontributin e Mërgatës Shqiptare te Amerikës, përmes Administratës Amerikane lidhur me zgjedhjen e ceshtjes shqiptare, ne veçanti te Kosovës. Ekspozita ka qene e parapare te hapet ne lokalet e kulturës, te Kishës Katolike “Zoja e Shkodres” ne Nju Jork, përfaqësuesit e te cilit institucioni te udhëhequr nga Peter Popaj ia mundësuan Muzeut hapjen e ekspozite falas. Ekspozita ka arrite ne fund te majit dhe ka ndejt ne limanin e Nju Jorkut deri ne fund te gushtit, për te cilën ndeje ne Nju Jork Ministria pagoi 11 000 Dollar taksa dhe mbi 9 000 Euro transport, mjete te mbledhura nga taksapaguesit e Kosovës u dhanë pa dhimbje, ekspozita nuk u hape, u kthye prapë ne Prishtine ne tetor, për shkak te kaprcioziteteve te përfaqësuesve te Ministrisë se Kulturës qe ka pasure me ish Drejtorin e Muzeut. Me një fjale, përfaqësuesit e Ministrisë aktuale te Kulturës janë duke bere një diskriminim ndaj Sektorit te Historisë, pasi ne këtë sektor ne tri vitet e fundit thuajse nuk është financuar asnjë projekt, kurse ne fushën e Arkeologjisë, vetëm gjatit vitit 2012 nga e njëjta Ministri janë financuar mbi 20 projekte (Zëri, 3 tetor 2012, 26). Me diskriminua ne këtë mënyrë Sektorin e Historisë do te thotë me i diskriminua fushën e prezantimit, respektivisht përpjekjet e popullit shqiptare për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Si pasoj e mos implementimit te asnjë Ligji dhe norme Ligjore ne Muzeun e Kosovës qe 14 vite, një gjendje e tille ne këtë institucion ua ka mohuar dhe ua mohon te drejtën kolektive elementare te shprehjes se mendimit te lire, qe është ne kundërshtim me te gjitha normat elementare te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, andaj apeloj te organet e Drejtësisë te Kosovës dhe EULEX-it, ne ketë Institucion, te ndërmarrin masat urgjente ne funksionimin e tij ne baza Ligjore. Një situate e këtillë ne këtë institucion, reflektohet thelle edhe ne funksionimin e tij, sepse nuk janë shqyrtohen planet vjetore te punës, kurse për plane afatmesme dhe afatgjate te mos flasim, nuk jepen raporte financiare se çka është financuar dhe si janë shpenzuar mjetet e ndara nga Ministria e Kulturës, nuk janë krijuar kushtet elementare për evidentim e eksponateve te mbledhura, pasi ende nuk kemi libra hyrës themelor te eksponateve dhe kartele themelore te Shtetit te Kosovës, nuk kemi konservator për mbrojtjen e eksponateve muzeale, te cilat me te madhe kane filluar te dëmtohen, ( ti kapi korrozioni) kurse ne gjendje ma te rrezikuara janë eksponatet nga flora dhe fauna e Kosovës te cilat gjenden para një shkatërrimi te plote. Sot, Muzeu i Kosovës nuk merret me ceshtjet substanciale dhe fondamentale te veprimtarisë themelore te tije, por me ceshtje periferike, (me lojna femishe) te pa rëndësishme për mbrojtjen dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore. Një mosfunksionim i Muzeut ne baza institucionale, ka krijuar një mos disipline totalitare ne pune, mungesa e rregullores e sistematizimit te vendeve te punës, ka krijuar një rremoj te emërimit te disa vendeve te punës te pa para me Statut as me rregullore, si dhe pranimit te punëtoreve te rinj ne pune pa asi lloj kriteri dhe pa shpallje te asnjë konkursi, kurse ne anën tjetër, ne disa sektor kemi mungesën e kuadrove profesional. Vlen te theksohet se si pasoj e mos funksionimit te Muzeut te Kosovës, ne baza Ligjore, për shkak te paaftësisë dhe neglizhencës te përfaqësuesve te Ministrisë te Kulturës dhe te Muzeut te Kosovës, lidhur me sundimin te Ligjit ne këtë Institucion, deri me tani nuk është botuar asnjë Buletin i Muzeut te Kosovës dhe asnjë udhërrëfyes i plot i këtij institucioni (shqip-anglisht), përmes te cilit do te pasqyrohet historiku i shkurt i Muzeut te Kosovës dhe pasurisë te trashëgimisë qe posedon. Me keqardhje e theksoj se eksponatet e Muzeut te Kosovës, jo vetëm qe janë plaçkitur nga regjimi i Millosheviqit, një numër i madhe i tyre prej pas luftës, janë duke u shkartuar dhe dëmtuar me te madhe, andaj apeloj te organet vendimmarrëse te Kosovës, te heqin dore nga renovimi i Muzeut te Kosovës, pasi kjo ndërtese është rinovuar para 25 viteve, por te marrin masa urgjente ne evidentimin, mbrojtjen, publikimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore. Muzeumet ne boten e civilizuar vlerësohen sipas numrit te eksponateve qe i posedojnë dhe si janë te mbrojtura ato, jo cfar lloj dritaresh dhe kulmi posedon ndërtesa. Do te jete shume me mire te ndërmerren iniciativa për ndërtimin e Muzeumeve te ri te Kosovës sipas sektorëve, se funksionimi i Muzeut aktual i tipit kompleks, i cili as për as për se afërmi nuk i plotëson kushtet e prezantimit te një ekspozite te përhershme. Pasi nuk kame ku ti shprehe mendimet për gjendjen faktike ne Muzeun e Kosovës, për arsyet e lartcekura, jam i detyruar ti shpreh përmes këtij artikulli, me qellim te zgjimit te ndërgjegjes te ato persona qe dine ta çmojnë dhe vlerësojnë pasurinë e trashëgimisë kulturore ne tersi, e te Kosovës ne veçanti. Shpresojmë se qeveria aktuale e Kosovës, në ministritë dhe dikasteret e tyre ka persona qe dine ta vlerësojnë dhe çmojnë rendësin e kulturës dhe trashëgimisë, te cilët jo vetëm qe do te marrinë masa urgjente për mbrojtjen e saje ne institucionet e kulturës, ne veçanti ne Muzeun e Kosovës, por ne ketë kontekst përmes implementimit te Ligjeve ne fuqi, do të korrigjojë edhe padrejtësitë qe kane te bëjnë me shkeljen e rëndë mbi dinjitetit e kuadrove shkencore dhe profesionale te cilët punojnë në Institucionet e Kulturës në mbarë Kosovën. ( Prof. Dr. Riza Sadiku është këshilltar profesional në Muzeun e Kosovës )