Shqiperia e vogel-madhe…

 Shqiperia e vogel-madhe….

 

Elinda Marku

Prej viti 1999 jetoj 9 ore larg vendlindjes. Ne Michigan te SHBA. Kisha 9 vjet pa u kthye ne atdhe. Kthehem jo dhe aq shpesh ne atdhe. Pervec arsyeve te tjera qe e bejne te rralle ardhjen time ne atdhe, asht edhe rruga e larget. Nente ore qiell larg!

Ne vitin 1972, motra e tim eti u martua 9 ore larg. Nente ore male larg.
Edhe motra e tim eti, prej vitit 1972 e deri tash se voni vinte rralle ne gjini.E pra ishte e martuar me nje shqiptar. E pra, ishte martuar ne Shqiperi. Ne Shqiperine e vogel. Ne ate te voglen krejt. Ne ate Shqiperine e mbetur vetem 28.000 km katore. E megjitheate shtepia ku ishte martuar nuk ishte me pak se 9 ore, (ndoshta me shume) larg rruge. Rruge e rreziqe! Halla ime nuk ishte bije ne jug te Shqiperise 28 mije kilometrakatrorshe dhe e martueme ne alpe te po kesaj Shqiperie, vetem 28 mije km katrorshe. Ajo ishte bije ne veri te Shqiperise 28mije km katrorshe dhe e martueme po ne veri te kesaj Shqiperie vetem 28 mije km katrorshe. Dhe prap i duhej me udhetu 9 ore, jo me kembe, jo me kale, as me karroce. Por me makine. E pra jemi duke fole e duke udhetu ne fund te viteve 1990- fillim te viteve 2000. 9 ore me shku e 9 ore me ardhe prej ke shpia e burri ne veri te Shqiperise, deri tek shpia e babes, edhe kjo ne veri te Shqiperise. (nese e kapte autobuzin e javes, ose ndonje makine te rastit, skode, saurrele, taterr. zuk ). (gjithe rrethi i tropojes a i kishte a nuk i kishte 3 zuka, keshtu qe halles time nuk besoj ti kete ra shorti me udhtu me zuk.)
Kur me doli llotaria e emigrimit, per ne Amerike edhe nese isha e gezuar, me trembte fakti qe duhej te udhetoja 9 ore me e mberrit vendin qe kish zgjedhur fati im prej ikanaku. Ndersa familjaret, nuk i trishtonte sa mua gjatesia e rruges qe po behesha gati te merrja. Ndonese jo me makine, ndonese jo n’per toke, ndonese jo n’per det. Ndonese…, neper qiell.
Motra ime e vogel, aty ku mbante takemet e shkolles kishte edhe nje glob prej qelqi qe ia kish pru baba prej Italie. Nje dite , nja nje muaj para se te nisesha udhes 9 oreshe, e mora globin-harte dhe ua vuna familjareve ne sofren mbi te cilen po shtrohej darka. U kthyen te gjithe nga une edhe pse ende nuk kisha nise me fole. Mbasi e pashe se e kisha terhequr tashma vemendjen e te gjitheve, vendosa gishtin tregues te dores se djathte aty ku tregohej Shqiperia sa nje pike, por qe prej per brenda veriut duheshin 9 ore me shku deri ke halla, qe banonte po brenda e ne veri te kesaj pike ne harte. Gishtin tregues te dores se majte e vuna aty ku tregohej kontinenti ku do te shkoja, nje muaj mbas. Baba , per te mos me lene te ktheja ankimin time per gjatesine e rruges ne nje kor vjatues, foli si gjithemone fliste. O El, cka asht keshtu me ty qe po i trembesh kaq shume ketij udhetimi? Ne jemi mesuar me na emigru bijat 9 ore larg. Ti e din se motra ime e vetme, qe asht edhe vella i vetem per mue, ka tash 35 vjet qe jeton 9 ore larg prej meje. 9 ore larg prej nesh. E pra megjithese do thuash ti, ajo asht ne Shqiperi. Po, ne Shqiperi asht vertete. Por , asht 9 here me e dhimbshme te jesh brenda nje Shqiperie kaq te vogel sa kjo pika ketu ne harte, e prap me t’u dasht 9 ore rruge me u pa me motren tande. E hoqa globin –harte prej sofres dhe e ktheva aty ku e kisha marre, duke u perpjeke me binde veten se ndoshta baba ka te drejte. Se ndoshta sak Amerika nuk qenka ma larg se Cerrnica!
Ne Nentor te 2011 e ktheva nga Michigani ne Atdhe. Ne Atdhe kthehem rralle, jo vetem prej rruges se gjate, te ciles bash edhe ia pertoj. Por kthehem rralle, sepse fati i ikanakut qenka fat ngjites. Nje vjet mbasi ika ne Amerike, baba qe emigronte pre kohesh ne italy, vendosi me ike. Kesaj here iku atje ku , nuk gjendet ne harte vendikja e tij. Gjithe kush mbeti mbas tij, iken ne Italy dhe keshtu shtepine e babes ua leshuam ta banojne kujtimet e tij, kujtimet e t’jatit, kujtimet e nanes time, bashkerisht me kujtimet tona . Shtepia e babes tashme banohet prej kujtimesh te gjallesh e te vdekurish, bashke. Teksa ne te gjallet nuk jemi nda vetem me te vdekurit, por edhe me njani tjetrin. Keshtu qe te gjitha ditet qe udhetoj me u taku me vellezerit e motrat, mi “hane” rruget qe me sjellin rreth e rrotull Shqiperise, por jo ne Shqiperi. Kete Nentor, nuk shkova me taku vellezerit e motrat, rreth e rrotull Shqperise , por shkova bash ne Shqipni. Atje ku askush tjeter mund te mos me dilte para, pos kujtimve. Atje ku askush tjeter mund te mos me mbante mend, pos kujtimeve.Atje ku kujtoja se vetem kujtimet m’presin. Kujtimet e babes e varri i tij. Kujtimet e nanes e varri i saj. Paskesh qene gabim. M’paskesh pase verbu malli i rritun e i bame sa mali i Kulmes, sa mali i Kfalles. Ne Atdhe njeriut nuk i mungokekan kurre vellezerit. Ne Atdhe njeriut nuk i mungojne kurre pritesit e perciellesit. Ne atdhe nuk mungon kurre dashnia qe pret dashnine tande. Pervec gjithe cmalljes time me vellezer e motra, disa per te cileve I takoja per here te pare, por qe, bindem se i kisha pase vellezer e motra prej perpara lindjes se tyre, prej perpara mberritjes time.
….
Qysh diten e pare te kthimit tim ne Atdhe , mbas 9 vjetesh, (skuqem prej turpit e cudise se si kisha mujt me ndej 9 vjet pa u kthy) nuk pushoja se pyeturi per ndonje te re qe kish ndodh keto vite te mungeses time, pervec atyre ndryshimeve qe me rane ne sy, qe sa ende pa ule ne toke avioni. Ne fakt me ra ne sy qe ne Milano dicka ndryshe kesaj here. Avioni i linjes Milano-Tirane, ishte i mbushur plot e perplot me udhetar shqiptar. Mu ba se isha ne Shqiperi qe ne Milano. Sa pa zbritur avioni ne token time, me ra ne sy, e mu mbushen lot prej gezimit e prej mallit, kur pashe se aeroporti, ishte rrit e e rinu. Madje edhe ishte pagezu me nje emer qe fort per zemer e kam. Aeroporti “ Nene Tereza” Tirane. Qysh aty ndjeva se po gjeja nje Shqiperi shume me te madhe se Shqiperia qe kish lane ne vitin 1999.  Nje Shqiperi ma te madhe se Shqiperia qe kisha lane heren e fundit kur isha kthy para 9 vjetesh, me varros baben.
Keto ditet e vizites time ne Atdhe, do ti jetoja me nje miken time, qe tashme u shnderruam ne motra. Moter fort te dashur, moter fort bujare! Flora Nikolla, te cilen e kisha takuar rastesisht ne USA gjate vizites qe ajo i bante motres se saj Zanes , ku gjate kesaj vizite u takuam si mike , e u bame motra gjate vizites sime ne atdhe. Dita e pare ne Tirane ishte fillimi i mbare i pushimeve te mija, i cmalljes time, ringjalljes time. Ishin ditet e panairit te librit. Atje ku takova miq e mikesha ,e ku u mahnita me librat e promovimet. Qe diten e pare, mu duk se Tirana ishte rrit e ishte ba sa 6 a 7 qytete bashke. Se Tirana ishte rrit e ba sa nje kryeqytet i vertete, i nje shteti te vertete, i nje kombi te vertete e te plote! Per 9 vjet Tirana ishte rrit aq shume , sa une here mbas here “humbisja” e kerkoja ndihme, te orientohesha se ku isha…. Se isha ne Shqiperi, e bash ne gji te saj, ne Tirane. Ne Tiranen, qe dikur kur isha femij, ishte nje nder vendet me te largeta ne bote, per mua. Ne Tiranen qe gjate rinise time te hershme nuk ishte e pamundur me I shku brenda. Por ishte e pamundur me I ndej brenda. Per here te pare kam shku ne Tirane, kur jam ba 13 vjec. 13 vjec kam hanger per here te pare akullore. 13 vjec kam pire per here te pare arranxhate. Dhe nuk shkova ne Tirane, per te ngrene akullore, as per te pire arranxhate. Shkova ne Tirane , per here te pare, ne spital! Ne spitalin qe tash asht pagezu , spitali “Nene Tereza”. Ne Tiranen e atehereshme, pothuaj askush nga shitesit e akulloreve nuk me kuptonin kur u flisja ne dialektin e fshatit tim. Ne Tiranen e atehershme, ansje nga punetoret e hotel ish vjosa , nuk e kish te lehte te kuptonte dialektin e Nanes Dile, kur kerkonte dhome me bujte, se nuk e mberrinim, pa ra nata, kthimin ne fshat. Ne Tiranen e atehershme , kur dhjetra krena ktheheshin e gati perplaseshin me krena te tjere, teksa shikonin me habi e me percmim njeheresh veshjen tradicionale veriore te Nenes Dile. Teksa shikonin gati me inat se paskesh ardhe nje “Maloke” ne Tiranen qe ku ta di pse duhej te ishte e ndaluar per maloket.
Isha 13 vjec, kur e pyeta baben. – O babe, nese Tirane asht kryeqytet , dhe asht vetem i atyre qe banojne ne Tirane, atehere pse edhe ne nuk e bejme nje kryeqytet qe te jete i joni. Pse te mos kemi edhe ne maloket kryeqytet. ?? Baba, me vu doren buzes e me tha: Po pse , kush te tha ty se Tirana nuk asht kryeqytet edhe i joni? –Askush nuk me tha , por une u ndjeva e huaj atje. Ku ta di se si mu duken njerezit e atij vendi. Ku ta dish se si u jemi dukur une e Nana Dile atyre njerezve. Ama, jam e sigurte se nuk dukeshim njelloj! As nuk flasim njelloj! As nuk sillemi njelloj!
….
Pastaj qe 13 vjec , vjet per vjet, une shkoja bashke me Nanen Dile ne Tirane, per te njejten arsye,ne te njejtin spital. Me te njejtin autobuz deri ne Milot, e pastaj me te njejtin tren Milot –Tirane. Vetem heren e pare kam shkuar gjithe qejf ne Tirane ato kohe. Te gjitha heret e tjera , shkoja me ndrojtje. Shkoja me friken se do te na perzene. Me friken se nuk do te na e shesin nje dhome me bujte, hotelet . Biles nje here, ndodhi ajo qe kisha frike . Nuk gjetem dhome hoteli. -Nuk kemi dhome per Maloket!- na tha nje burre tek desku i hotel “Arberise”.  Nuk kam per ta harruar sa te jem gjalle ate nate. Ate njeri! Ate Hotel. Edhe ne u shembte, prap, kurre nuk kam per ta harruar. E pra quhej hotel Arberia, por qe nuk shiste dhoma arberve te veriut. Ate nate, kemi ecur me Nanen Dile ne kembe nga hotel “arberia” deri tek sanatariumi. Ato kohe Nana Dile kishte nje miken e vet, nje “maloke” te shtruar si paciente ne sanatarium. Ate nate kemi fjetur te tria ne nje krevat me te semuren. Nuk e kam iden se si arriten te na linin te hynim ne spital ne ate ore. Se si nuk na erdhen te na nxrrinin jashte. Malokia Mrike, mundi te na prese e te ndaje catine e dhomes , krevatin e ngushte me ne!
Tirana e vitit 1995, kur une vendosa perfundimisht te jetoj ndoshta jo si kryeqytetase, por te pakten si emigrante ne Kryeqytetin edhe timin, nuk ishte aq e vogel sa c’ishte kur isha 13 vjece. Pra , kur isha 13 vjece, isha shume me e vogel per trup, shume me e lehte ne peshe, po ku ta dija pse ndihesha ngusht, e ku ta dija pse ndihesha e huaj. Tash , ne 1995, qe erdha ne Tirane, per te banuar, jo per te bujtur nje nate ose dy, isha zgjat, dhe peshoja fizikish te pakten 15 kg ma rende. Jo vetem qe me nxuni lirisht Tirana, por Tiranesit ishin ba ma miqesor, ndoshta se shume prej tyre kishin provuar cfare do te thote, te jesh te ndihesh emigrant. Mbasi ndonje tiranas qe e kish pase rrisk me jetu ne Veri, ishte ndjere i nderuar i rrespektuar e i mrekulluar nga fisnikeria, bujaria, mikpritja e malokeve, po ku ta dish se per cfare arsye nuk e kishin hapur gojen te pohonin keto cilesi te malokeve qe dikur nuk duhej te bujtnin e jo me te banonin ne Tirane.
Tirana qe dikur me dukej vendi me i larget ne bote, Tirana qe dikur me dukej kryeqytet i vetes se vet dhe i vetem atyre qe banonin ne te, filloj te me behej i afert, i bukur, imi, vetem ne vitin 1995. Dhe, nder te tjera, Tirana ka shiun me te bukur ne glob! Dhe, nder te tjera, Tirana ka vjeshten me te kuqe ne glob!
Ne vitin 1999, e lashe Tiranen dhe ika . Ne kerkim te largesive qe ka nje qytetet prej nje qyteti tjeter. Per cudine time me te madhe, muajt e pare kur erdha ketu ku banoj, aktualisht ne shtetin e Michiganit, te SHBA, kisha nje ndrojtje te patregueshme. Dhe per fatin tim me te bukur, edhe pa gjuhen e njejte me vendasit, nuk jam ndjere as nuk jam trajtuar asnjehere si e huaj, e perbuzur, e humbur.! Edhe pse ky vend e kjo hapsire ne mos eshte e pafund , jetohet si ne pafundesi, por asnjehere i humbur, asnjehere i fyer, asnjehere i tepert , asnjehere i papranueshem.
….
Ne Nentorin e 2011, Tiranen e gjeta edhe me te madhe se e kisha lene . Edhe me te bukur. Edhe me te re. Vjen dita kur nuk mund te rrija me pa shkuar atje ne fashtin tim verior, Fierze. Qe vazhdon te me duket edhe me i bukur se kopshti i Edenit. Dhe krejt ashtu asht ba , si kopshti i Edenit, jetohet me shume prej kujtimeve dhe historive qe kane ndodhe aty, se sa prej njerezish te gjalle. Para 9 vjetesh, nga 2011, rrugen nga Rinasi e kisha ba per me shume se 2 ore. Atehere kthehesha nga Amerika jo per pushime. Kthehesha te falesha me baben per here te fundit. E kishin varrosur 2 ore para se te mberrija une. E kishin varrosur sapo kisha mberritur ne Rinas. Kisha mberritur ne Rinas pak pa marre dielli.Ne fshatin tim gjithenje te vdekurin e varrosin me diell, qe ti behet drite perjetesisht ne vdekje.  Peng i perjetshem me ka mbetur kjo lamutimire e merituar. Kjo lamtumire e pamundur! Tash rruga nga Tirana ne fshatin tim Fierze. Ne kopeshtin tim “Eden” e beme per me pak se gjysmen e gjysmes se ores. Kur mberritem ne Fshat, i thashe vella Gimit: Mos na ndal ne fshat, ndalna tek varrezat se pari. Varrezat, qe jane 3 km larg prej shtepise. Me te mberritur tek varri i tim eti, i fola varrit, duke besuar se me degjonte baba: Ah sikur te kishe pritur o burre, e te kishe vdekur tash, mbasi qenka bere megjithemend “autostrada”, do te ta kisha mberritur varrimin.
(Ne vitin 1988, halles time qe ishte e martuar ne Cerrnicen 9 ore rruge e male prej shtepise tone, i vdiq djali i vetem 12 vjec Saimiri. Ne varrim e te cilit mberiritem 2 ore mbasi e kishin varrusur. (Drite Paste)!)
….
Mbasi u kthyem prej varrezave , u ndalem tek shtepia e babes. Aty ku banojne kujtimet tona, vetem, pa ne! Nuk u fola aspak kujtimeve. U fola pemeve ne oborr, te cilat e fshihnin pothuaj krejt shtepine. Te cilava ua lashe amanet shtepine e babes. Shtepine e femijnise time! U kthyem ne Tirane.
Kur vdiq Sajimiri , ne vitin 1988, isha 18 vjec. Qe atehere nuk kisha patur as nuk e kisha gjetur rastin dhe mundesine ti shkoja tek varri. Sa per ti thene se nuk e kisha harruar! Kesaj here, ne 2011, me kish pritur fati e mundesia te mund te shkoja e te kthehesha brenda dites, tek varri i Mirit. Ajo Cerrnica qe dikur, jo dhe aq larg dikur, ishte e larget sa c’asht Amerika, me ne fund, ishte afru ne saje te autostrades.Me vinte dhe thoja shpesh, here me za e here pa za; Ma ne fund , hyni Shqipenia ne Shqipni. Per ma pak se 2 ore mberritem nga Tirana ne Tropoje. Shkova ke varri i Sajmirit, i cili tashma rrethohej prej varresh te reja, njerezish te panjohur per mua, te afert te tije. I fola edhe varrit te Sajmirit.: Ah, sikur te kishe vdekur tash qe, qenka shtru autostrada megjithemend, do te kishim mberritur sa ende pa vdekur. Do te kishim mberritur sa ende pa t’ varrosur!!

Prap ne Tirane. Prap gjate ketyre pushimeve. Nuk kisha te ngope te udhetoja andej nga shkonte autostrada. Ku me rrihej, si te me rrihej pa shku ne KOSOVE?!!! Dhe shkova ne Kosove!! Tirane- Prishtine e kthim brenda dites. Me dukej e pabesueshme. Shkova dy here ne Kosove, vetem e vetem me e besu sak, se tash mund te shkojme ne Kosove, ma ne fund. Madje mund te shkojme e te kthejme perdite! Me dukeshin sikur malet qe pershkoheshin prej saj, ishin ma te bukur. Dhe jane ma te bukur! Me dukej sikur malet qe pershkon autostrada, kishin mesu me qesh. Dhe qeshin malet! Autostrada ishte bash e qeshura e tyre. Fakti se si ish shtruar gjithe ajo autostrade, dhe nuk nuk ua kishte prish virgjerine maleve, me dukej mahnitese. Ne pergjithesi, atyre aneve ku ndodhin ndertime te ketij lloji, dashje pa dashje e demtojne origjinalitetin e natyres, harmonine e saj dhe maleve mes njeri tjetrit. Ndersa kjo autostrade perkundrazi, dukej sikur e bante edhe ma te dukshme kete harmoni. Kete natyrshmeri. Dukej sikur i ndihmonte jo vetem njerezit ta mberrinin njani tjetrin, por edhe malet te perqafoheshin me sho-shoqin!

One thought on “Shqiperia e vogel-madhe…

  1. Pershendetje Elinda.
    Me terhoqi stili i refimit tend dhe optimizmi per te sjelle te vertetat e ndryshimeve te medha ne Shqiperine tone te vogel, jo sic bejne disa keqdashes qe u vene bishta rrugeve te reja qe jane hapur ne keto vite.
    Me artin tend te fjales e prek lexuesin dhe e orjenton drejt.
    U kenaqa duke te lexuar, urime
    Julia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *