Trecka i perralles dhe nevoja per nje Referendum!
Nga Ndrek Gjini
Trecka eshte nje personazh shume simpatik i nje perralle popullore te Shqiperise se Veriut. Ai, ne perralle pershkruhet si nje burre shtatvogel, por shume i zgjuar. E pyesin nje dite Trecken, -Sa peshon ti Trecke? Ai pergjigjet hazerxhevap, si i thone andej nga Veriu,- “Une, …100 kile peshoj me ate kandarin tim”. Kjo shprehje perdoret ende ne Veri si nje idiome, e cila shpreh ate qe secili ka te drejte te thote se ‘jam me i madhi’, ‘me i miri’, ‘me i forti’, ‘me i dituri’. (Dhe, po t’i referohemi Treckes, ato jane vertete te tille, por secili ne ‘kandarin’ e vet ama). ‘Trecka’ eshte prezent sot me shume se askund ne arenen politike shqiptare te ketyre muajve te fundit. Te gjithe thone se ‘peshojne 100 kile’.
Por, per ta zgjidhur kete mendoj se me shume se asgje tjeter na lipset nje kandar. Nje kandar, por jo si ai i Treckes ama, por nje kandar me njesi matese te njejta, te barabarta, per te gjithe.
Zgjedhjet e parakoheshme nuk jane zgjidhja e duhur, pasi nuk kemi nje krize politike.
Partite politike, (ato te rejat dhe te vjetrat), duhet t’i masin forcat, duhet ta dijne se sa peshojne realisht, dhe te mos flasin si Trecka i perralles.
Por, po te perjashtojme opsionin e zgjedhjeve te parakoheshme, lind pyetja se cili do te ishte ky ‘kandar’ ku mund te peshohen te gjithe keto ‘Trecka’.
Ndofta, zgjidhja me e mire do te ishte thirrja e nje Referendumi. S’ka rendesi se per cfare. Le te jete per abortin, zgjedhjen e Presidentit, alkolin, shtepite publike apo per cfaredo lloj sebepi, i cili mund te sajohet brenda nates. Rendesi ka qe partite te investojne energjite e tyre ne kete Referendum. Zgjidhja me ideale do te ishte, qe secila parti politike apo koalicion te kishte variantin e vet te formulimit te ketij ‘ligji’, ‘personi’, (nese do shkojme ne Referendum per zgjedhjen e Presidentit), apo ‘ndryshimi ne ligj’, per te cilin dhe do thirret ky Referendum. Votuesit do votonin te lire per variantin e propozuar nga secila force politike apo koalicion. Asnje nuk do beje presion, pasi ky Referendum nuk eshte se ndryshon qeverisjen politike te vendit, por eshte thjeshte nje gare per nje ceshtje te caktuar. Pra, ky Referendum u sherben ketyre partive politike si nje ‘kandar’ per te peshuar veten. Permes ketij Referendumi ato mund te masin forcat, dhe keshtu klima e acaruar politike shqiptare zbutet. Per rrjedhoje, 2013-ta, si vit i Zgjedhjeve te Pergjithshme do te vinte me nje klime politike me te qete, pasi partite politike permes ketij ‘kandari’ do te shikojne se sa ‘peshojne’.
Ky Referendum do t’i ndergjegjesonte ato per peshen e tyre reale, dhe per rrjedhoje me qendrimet dhe aktivitetin e tyre nuk do bllokonin proceset integruese te vendit, duke hequr dore njekohesisht edhe nga deklarata te tilla si ajo e Treckes se perralles.