Krijohet Dega e “ Vatres “ në Michigan

Me datën 28 Janar 2012, ditën e shtune, në resorantin e njohur të aktivistit shqiptar Gjeto Ivezaj, “ The Wellington Pub”, i cili ndodhte në 18 Mile Rochester, u bë takimi themelues për Degën e “Vatrës” në Michigan. Duke e vlerësuar si të rëndësishme këtë Degë,  moren pjesë edhe Kryetari i “ Vatrës” Dr. Gjon Buçaj dhe anëtari i  kryesisë, biznesmeni i njohur nga New Yorku, Zef Balaj.

Takimin e hapi njëri nga nismëtarët për krijimin e kësaj Dege, Alfons Grishaj – “Pishtar i Demokracisë”, njëkohësisht edhe njëri nga themeluesit e levizjes demokratike shqiptare. Pasi falenderoj Kryetarin e “ Vatrës” dhe gjithë të panishmit, për njohjen e kësaj Federate Panshqiptare, ia dha fjalën Dr. Gjon Bucaj, i cili kronologjikihst i njohu të pranishmit  me këtë organizatë patriotike dhe atdhetare, krijuar  për një misioon të veçantë kombëtar, i cili u realizua me demokratizimin e Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Etapat nëpër të cilat kishte kaluar “ Vatra “ dhe qendrimet kombëtare që ka mbajtur, janë shembuli më i mirë për të frymëzuar vatranët e rinj, – theksoi Dr. Gjoni, i cili i njohu të pranishmit edhe me veprimtarinë  e  kohëve të fundit lidhur me vizitat që një delegacion i kësaj federate pati në Atdhe. Qendrimet e “ Vatres” kanë qënë gjithnjë në përputhje me Kanunoren e saj, miratuar nga vatranët më në zë të asaj kohe dhe zbatuar me rigorozitet. Patriotizmi i shqiptarëve, të kohës kur  ende Shqipëria nuk ishte shtet, e bëri “ Vatrën” të jetë shteti i shqiptarëve në Ameriken e madhe, miken tonë historike.

Më pas e moren fjalën  vatranët e njohur, Kujtim Qafa, Gjevalin Gega, njëri nga protoganistët e 14 janarit  1990, për heqjen e  busteve komuniste në qytetin demokratik të Shkodrës, Viktor Kasneci, njëri nga nismëtarët  për ndryshimet demokratike Ilir Myftiu, pinjoll i një familje me tradita patriotike dhe shumë të përsekutuar nga komunizmi, vatrani i njohur Genc Korça, Pal Rakaj, Elinda Marku dhe Mondi Rakaj. Në fjalën e tyre jo vetëm u përkrah krijimi i kësaj dege, por edhe u fol për mbështetjen e saj, por edhe u hodh ideja e ndryshimit të disa amandamenteve të Kanunores, për të cilat vite më parë kishin punuar Genc Korça, Kujtim Qafa dhe Gjevalin Gegaj, gjë që dakordoi edhe më Kryetarin e “Vatres”, por që do të realizohej shkallë shkallë dhe me aprovimin e Kryesisë në qëndër.

Vasel Ujkaj, një nga vatranët veteranë në komunitetin shqiptar të Detroitit, solli disa nga  numrat e gazetës  “Dielli”, që mendonte se mund të shërbejnë të citohen në 100 vjetorin e kësaj Panfederate, si dhe listen e  Degës së Detroitit të para 40 viteve.

Që “ Vatra” të mbahej një organizatë patriotike dhe kombëtare, -tha dikutuesi Gjevalin Gegaj, duhet që kryesia e saj të mbaj një qëndrim të prerë për qeveritë shqiptare, pasi fatkeqësisht korrupsioni është ende në nivele të larta.

Genc Korca kishte mendimin se vendet e lindjes akoma nuk kanë arritur aty ku kërkojnë  demokracitë perëndimore, prandaj misioni i “ Vatrës” nuk quhet asnjëherë i përfunduar. Për këtë ai solli shembullin e Gorbaçovit në porosinë që i dha bllokut  lindor në Katovicë.

Kujtim Qafa e Zef Balaj theksuan nevojen e hapjes së “ Vatrës”, gjithnjë duke qënë të kujdesshëm në elementët, që mund t’i drejtohen kësaj organizate për të përfituar prej emrit dhe përvojës së saj.

Po ashtu Ilir Myftiu dhe Viktor Kasneci theksuan mbajtjen e frymës kombëtare, ku nacionalizmi të jetë në qendër të veprimtarisë së çdo  vatrani, duke mos harruar kurrë se ç’ka vuajtur populli shqiptar në regjimin satanik të Hoxhës.

Më pas u kalua në votimin për kryesinë e kësaj dege. Pas votimi të fshehtë, sipas kanunores, kryetari komisionit të numrimit, Paulin Palushi deklaroj fituesit:

Kryetar u zgjodh Alfons Grishaj, nënkryetar Pjetër Jaku, Sekretar Mondi Rakaj, arkëtar Julina  Çefa dhe anëtar kryesie: Kujtim Qafa, Ilir Myftiu e Anita Hajdari.

Fletët e votimit u depozituan në ruajtje për çdo rast kontestimi.

Në fund,  kryetari i “ Vatrës” Dr. Gjon Buçaj, foli për organizmin që po bëhët për  të përkujtuar 100 vjetorin e  “ Vatrës “, i cili do të filloi ditën e shtune me 28 Prill 2012, ditë kur u krijua kjo federatë me  seminarin  për të cilin janë ftuar disa lektorë profesionist, për të vazhduar me mbrëmjen festive të datës 29 Prill.

Takimin e deklaori të mbyllur kryetari i sapozgjedhur i kësaj dege, Alfons Grishaj.

Pjesë të këtij takimi u ndoqën dhe nga Televizioni i Komunitetit Shqiptar me drejtues Armando Shtizen, si dhe nga Revista “ Kuvendi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *