Një jetë kushtuar zotit e mërgimtarit

Promovohet libri për meshtarin Dom Prekë Ndrevashaj në Michigan të SHBA-së.

Në një atmosferë  kujtimore për themeluesin e Kishës Katolike  Shqiptare në Michigan të SHBA-së u promovue libri  DOM PREK NDREVASHAJ me autor Nrek Guri,nën kujdesin e kishes “Our Lady Of Albanians”  ,”Zoja Pajtore e Shqiptarve”.Botuar në shtepinë botuese “Rozafat” Shkoder. Redaktor i librit është Prof.as.dr.Tefë Topalli ,njëkohësisht autor i një promemorje të shkurtër të librit.

Një vënd të veçantë në liber zë shkrimi i meshtarit të sotëm të kishës “Zoja Pajtore e Shqiptarve” Dom Ndue Gjergji i cili shkruan në kryeradhen e tij: “ Si e njoha dhe si u miqësova dhe si e zavendësova meshtarin Dom Prek Ndrevashaj-n në misionin fisnik të Tij”

“Kujtime për jetën e Dom Prekë Ndrevashajt” është kapitulli me biografinë e meshtarit , pregatitur nga autori i librit Ndrek Ded Guri.

Libri është i ideuar në formën e tregimeve nga ata që kanë jëtuar,njohur dhe punuar më Dom Ndrevashen. Në kapituj të veçantë të librit autori ka sjellë pjesë nga krijimtaria  e Dom Ndrevashajat. Vënd të rëndesishëm zënë edhe kapitujt me leterkëmbimet me  Ernest Koliqin,Martin Camajn e shume njerez të shquar të letrave e kulturës shqiptare.

Ky takim që ishte me shume se promovues i librit,pasi të gjithë aty ,qe ishin, shume më shumë se në një vepër akademike, pasi vetë jeta dhe veprimtaria e Dom Prekë Ndrevashajt ishte ;akademike ,shqiptare e fetare por mbi të gjitha ishte njerzore që të gjithë e thoshin sapo flisnin për meshtarin që sot prehet në paqe,aty ishin mbledhur nga të gjitha viset shqiptare dhe të të gjitha besimeve të cilet shqiptare jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banderola në krye të sallës e cila thoshte

“ 1928 -Dom Prek Ndrevashaj- 2004

Një jetë kushtuar Zotit e Mergimtarit “ ishtë shume domethënse,në më pak se dy rreshta fliste shumë për një njeri me virtytet më te mira për të cilat ,sot bota njerzore ka nevojë.

Tryeza e drejtimit të punës si sot ndoshta nuk e ka ndier veten më mirë se në kujtimin e atij njeriu që për çdo njerin që ishte aty në salle në një forme apo tjeter kishte diçka nga vepra e Dom Prek Ndrevashajt.

Ishin shumë për një promovim libri;meshtarët Dom Anton Kçira,Dom Fran Kola,Dom Fred Kalaj,Gjon Buçaj kryetar i “Vatres” në Amerikë,Ekrem Bardha,Mergim Korça e kudo i ndodhuri mikëpritesi Dom Ndue Gjergji. Biznesmen,drejtues të mediave shqiptare në Michigan,krijues e njerëz të kultures e artin,popull i thjeshte,besimtar të gjitha besimeve kjo tregonte se vepra e Dom Ndrevashajt ishte vertete një kontribut i çmuar në të mirën e mergimtarve dhe çeshtjes shqiptare,fesë dhe atdheut.

Drejtuesi i ketij takimi Dr.Gjekë Gjelaj e pranoj edhe vetë se kishte emocion por dhe fjalët për ketë rast kishte vështersi për ti zgjedhure pasi Dom Ndrevashaj ishte brilant i lindur i fjalës dhe veprës.

Në sallë sollën emocione dritherues recitimet plot ngjyra dhe shpirt nga Ndue Gjekaj,Albina Palushi dhe Rita Gjelaj e cila(kjo e fundit)solli edhe boten e kujtimeve nga jeta dhe ndihma që meshtari por për të edhe prindi Dom Ndrevashaj në vite i kishte dhënë asaj dhe familjes së saj.

Nga shumë ata që folen sollen shprehje të thëna nga Dom Preka,të thedha në përmbajtje dhe filozofikë për jetën. Dom Ndue Gjergji e Ndrek Guri u thanë të pranishmëve ato që ishin presonale në jetën me meshatrin por që ishin kuptimplote dhe mesazhe për brezin e sotëm që rritet në Amerike.

Mergim Korça,në fjalën e tij bani një analize të punës dhe veprës së meshtarit Ndrevashaj por dhe apel që brezat ta ruajnë e ta pasunojnë gjuhën shqipe pasi siç tha ai : “ Dom Preka ka kënë një trashigimtar i shkëlqyem i gjuhës së nanës …”. Korça ka jetue edhe çastet e fundit të jetës me Dom Prëken dhe ashtu në ato ditë ai kujton se Ndrevasha ofshan “ O zot shndritjau mëndjen pushtetarve të sotëm shqiptarë..” kjo tregon se edhe pse ishte në Amerike ,nga shume vjet mëndja e zemra ishte tek Atdheu i tij.

Dom Fred Kalaj  e quajti veten nxanes i Dom Ndrevashajt. Ai tha se Dom Preka ka kënë meshtar dhe ka krjua një brez dhe formue njerëz të rinj. Ai tha se te tana të keqijat në botë vinë nga njerzit e jo nga zoti e pikrisht për të formue njerez të mirë,të dashur ,njerzë të rinj me besim në zotin,pikrisht për atë, ka punue gjatë tanë jëtes Dom Preka.

Dom Fran Kola,meshtari i ri i Kishes se “Shen Palit” përshendeti takimin,organizatoret dhe autorin e librit dhe shprehu besimin se besimtaret shqiptare por edhe ata të besimve të tjera që jetojnë e punojnë në Amerike do të kenë harmoni e bashkejetesë te mire dhe me besimin të zoti ata do te kenë jeten dhe familjen e mire dhe do të ruajne anet ma të mira të shqiptarit që i ka pasë e nuk duhet ti lanë të veniten.

Biznesmeni Ndue Ftoni,si bashkëkrahinor i Dom Prekes dhe autorit te librit,pasi u tha mirëseardhjen të pranishmeve ,falenderoj edhe autorin i cili kishte kaluar një kalvare të gjatë nga persekucioni komunist shqiptar e nder të tjera ai tha për Ndrek Gurin në shënjë falenderimi për punën që kishte ba per librin kushtuar Dom Ndrevashajt; “Komunizmi nuk na i ka pasë marrë mendet por na i ka pasë ndalua me i vu në punë….” I tillë, tha ai, se është edhe autori i librit pasi komunizmi i kishte privuar gjithcka për më se një gjysë shekulli.

Po ashtu Kujtim Qafa nder emigrante e parë që e kishte njohtë Dom Prekë Ndrevashen qyshe në Kampet e Refugjateve  në Itali në vitetë 60 të shekullit të kaluar dhe perpjekjet e tij madhore prane misionit të OKB-se për të ndihmuar dhe sistemuar emigrantet shqiptarë e jo vetem ata politik. Ai tha se nuk bante dallime se nga cila krahinë e shqipërisë apo besim fetar ishin emigrantet,të gjithëve na kishte njësoj.

Edhe Zef Pergega i ngarkuar me analizen letrare të vepres,perveçse aq, kujtoj momente të jetuara me meshtarin dhe u kujtoj të pranishmeve se ishte në planet e tij krijuese të nje libri për  jeten e Dom Prekës dhe Imam Vehbise në Michigan.

Genc Korça emigrant politik i vjeter në amerikë dhe bashkëkohes i Dom Ndrevashajt,mik i meshtarit foli plot shpirt për mikun dhe njeriun me zemer engjellore të Dom Prekes.Fjala e tij u nderpre shpesh nga të pranishmit në sallë.

Edhe Ekrem Bardha,si konsull i nderit i shqiperisë në Amerikë përshendeti të pranishmit në salle dhe vlersoj jetën dhe veprën e Dom Prekes.

Po ashtu folën edhe i persekutuari i ndergjegjes për shumë vite në Shqiperi, Gasper Kalaj dhe njeri nga njohsit e vjeter të Dom Prekes por edhe njeri nga ata qindra emigrant që kishte shpetuar  Dom Preka nga kampi i refugjateve dhe percjelle ne botën e lirë amerikane Gjelosh Lulgjuraj

Në fund për të pranishmit u shtrua një drekë e bollshme me ushqim dhe pije e organizuar nga Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarve” nën kujdesin e meshtarit Dom Ndue Gjergji.

 

– Nga Rush DRAGU – SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *