Nuk mund të preket dinjiteti i askujt!

Ne foto, nga e majta ne te djathte: Ish ambasadori amerikan ne Shqiperi ne vitet e para te demokracise, W. Rajerson, Ekrem Bardha, Kujtim Qafa dhe Gjeto Ivezaj, te cilet ndihmuan ne demokratizimin e Shqiperise ne vitin 1992. Foto e marre nga celebrimi i 100 Vjetorit te Pavaresise ne Ambasaden Shqiptare ne Washington me 11 Dhjetor 2012

 

Shkruar nga: Gjeto Ivezaj

Po bëhët afro një vit që futen pengesa, kur bëhet fjalë për krijimin e një përfaqësimi dinjitoz të komunitetit shqiptar në Detroit, saqë kohët e fundit Don Fran Kola i afrohet një propozimi dinjitoz, duke “larguar” nga vetja, dmth Kisha, disa përgjegjësi që i ka mbuluar prej vitesh. Në mungesë të organizimit  shtetror të emigrantve , gjegjësisht në aktivitetet patriotike dhe kombëtare, pasi punët dhe sherbimet e tjera funksionojne me ligjet e vendit ku jetojme e punojmë.

Eshtë kjo pikërisht fusha ma abuzive ku shqiptaret ne emigrim mundohen me qit në pah ato vlera që deshirojnë t’i kenë, por në fakt nuk i kanë. Pamundësia e të rënit në sy të “përsonalitetit” të tyre, mundohen të ulin  dhe të fyejnë dinjitetin dhe mundësinë që kanë pasë e kanë të tjerët, që kanë bërë një emër të mirë, falë punës  së tyre të mirë.

Përpiqemi t’i ndjekim dhe suportojmë, me mundësitë tona, mediat që ka komuniteti ynë, në gjuhën tonë. Kjo për shumë arsye, por më së pari për të mbajtë e ruajt gjuhën, traditat dhe vyrtytet me te larta te  njohura dhe vlerësuara prej shumë studiuseve të huaj.

E bash pikërisht këtu, drejtuesit e mediave nuk duhet të bienë në cënimin e dinjitetit të askujt, për asnjë lloj interesi, sidomos kur duan të dalin në ballë të kombtarzmit disa përsona që nuk kanë bërë  kurrë me shumë se disa darka e dreka falas, edhe pse kanë  afro dy dekada në këtë komunitet, duke i pasë mundësitë me u duk, para se të  kritikojnë në formën me vulgare punët e të tjerëve. Nuk është as në nderin e tyre, por as të mediave që ua hapin rrugën, duke ulë shumë  vlerat profesionale të një bisede, nga e cila duhet mësuar e jo përçarë, siç mundohen të bëjnë në jo pak raste.

Kush më mirë se aktivisti dhe biznesmeni  i njohur Ekrem Bardha mundet me ndihmuar, ashtu siç edhe ka ndihmuar, në problemet e  komunitetit shqiptar të Detroitit. Prej vitesh e dekadash ai ka pasë dhe ka kontakte me  Senatin e  Kongresin Amerikan, me shumë përsonalitete të këtij vendi, ku ne ndjehemi me mirë se askund, duke u pritur nga disa Presidentë e duke u ftuar familjarisht në shtëpitë e tyre. Jam i binsdur se ata, të cilët sot flasin dhe mundohen me  lobu në shtetin amë me hek Ekremin prej Konsull Nderi, nuk munden me i pasë arritjet e tij të një dite, edhe sikur të shtrojnë  një mijë darka falas, edhe sikur t’i marrin edhe njëmijë mirënjohje shoqatash kulturore e të bëjnë darka dekorimesh, siç i kanë bërë deri më sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *