Ne foto: Nene Tereza ne nje avion ushtarak duke bekuar ndihmat e para te nisura per Shqiperi
BEQIR SINA, New York
1991 : “Çfarë mund të bëjnë Amerikanët për të ndihmuar shqiptarët tash për tash?” Nëna Tereze : “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë – “Get Them Jobs. Get Them Jobs” mbasi :”Shqiptarët janë të zotët e punës – dhe duke punuar ata e dinë të ndihmojnë vetveten”
BENSONHURST BROOKLYN NY : “Kam pasur privilegjin të shërbejnë si administrator asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, thotë në kujtimet tij zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit. Sepse, thekson ai :”Shërbeva në kohën e vendeve ish komuniste në rilindjen e tyre, që edhe ato të bëheshin ashtu si kombet të lira, vendet e Europës Qendrore dhe të bëheshin edhe ato të Europës Lindore (EQL), të cilat, në atë periudhë ndryshimesh ishin në rrugën e përfituesve të ndihmës, së shumtë nga Perendimi dhe veçanërishtë asaj nga Shtetet e Bashkuara”..
Republika Çeke, kujton ai ishte e para që bëri thirrje për ndihmë por “jo tregtare,ndihmë politike”, po ashtu edhe Polonia ishte e shtyrë nnga SHBA, për të lëvizur më shpejt në ndihmën e privatizimit, si dhe bizneset e vogla, ashtu si Hungaria që ishte e gatëshme në të gjithë vendin, për ndryshime ku sipërmarrësit vjedhurazi i kishin fshehur ish-pasuritë e tyre, gjatë viteve të komunizmit.
Sipas zotit Adelman një nga zyrtarët më të lart, amerikan për të ndihmuar vendet që po kalonin rënjen e komunizimit, dhe ndrrimin e sistemeve pas rënjes së Murit të Berlinit, thuhet se:” Ne(SHBA) ishim në gjendje për të ndihmuar këto vende sa më shpejt dhe me efikasitet për shkak të legjislacionit të ri,- që vendosën menjëherë këto vende për të tërhequr ndihma nga Perendimi dhe ngaqë e prisnim ndryshimin e sistemeve”.
Dhe kështu Mbështetja për Demokracinë Europiane Lindore, në SHBA, kaloi nëpërmjet një akti ligjor që u quajt, Akti i 1990, i cili na lejonte për të shkruar vetë, sipas sistemit tonë të strukturuar të prokurimit; dhe na dha mundësinë për të punuar me lehtësi me institucione private. Për të ndarë edhe një shumë të madhe parash për të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke eleminuar kështu sipas vendeve edhe atë çka ato e përcaktonin si funksionale dhe duke na lejuar ne, për të shpërndarë paratë bazuar në performancë, në vende- vende dhe sa më drejtë”.
Mirëpo, thotë Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit, në një shkrim të tij “Kujtesa ime e artë e këtyre viteve është nga Shqipëria, një vend të vogël prej më pak se 3 milion njerëz, që kishin qenë të sunduar nga diktatori i egër stalinist më i fundit në kampin socialist, Enver Hoxha. Kur unë dhe Ekipi i parë i USAID-it kemi shkuar atje, në vitin 1991. Ne u “hapëm syt”, shqiptarëve se si të shkonin drejt hapjes së tregut të lirë e privat, dhe e përqëndruam ndihmën tonë duke ndihmuar në radhë të parë spitalet, që ishin në gjendje të mjerueshme,
. Për shpërndarjen e ndihmave na duheshin e automjetet. Atje gjetëm vetëm 200 makina në të gjithë vendin, dhe një infrastrukturë të rrënuar totalisht. Në Tiranë, edhe një hotel që mburreshin komunistët, në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe që e ofron për mysafirët e huaj – nuk kishte as ujë të nxehtë as drita as ushqim. Gjetëm burgjet përplot me të burgosurve politikë, të interrnuarit në kampe që ankoheshin ende në rradhët e bukës ose edhe e linin “bukë dhe ujë” vetëm për të dëgjuar “Zërin e Amerikës”, së bashku me fëmijët e tyre, të cilët thonin si kishte qenë i vetmi ushqim për për tre ose katër dekada që i kishte mabjtur gjallë”.
Në kujtimet e tij zoti Adelman, thotë se ka parë me syt e tij vizitën historike të ish Skretarit të Shettiti James Baker në Tiranë. “Kur James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë shkoi për të vizituar Shqipërinë, ai arriti në në Tiranë, në verën e vitit 1991. Më shumë se 500.000 shqiptarë brohorisnin si të ” çmendur” USA- USA- Baker! Baker!”. Dhe shton, ne Amerikanëve na bëri shumë përshtypje, sesi në “Në një vend që kishte qenë i shtypur plotësisht për një gjysmë shekulli, ku Shtetet e Bashkuara ishin “mitizuar” nga propaganda komuniste tek njerëzit në Shqipëri, si të mishëruarit djallit (imerialistët amerikan)- “armiqët’ më të rrezikshëm të Shqipërisë socialiste, ai(James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë ) u prit si një hero.”
Unë, thotë ai për vete u befasova kur pash me syt e mi se se 40 për qind e shqiptarëve flisnin një gjuhë të huaj – përfshirë edhe anglisht, dhe se një emër popullor për fëmijët ishte edhe emri Wilson. Mabsi kuptova se nuk harrohej ajo çfarë ka bërë për Shqipërinë presidenti i SHBA Woodrow Wilson. Pra, edhe më skeptikët e dëshirës së lindur të njerëzimit për liri dhe demokraci, e kishin kuptuar mesazhin që po përcillte SHBA, në Shqipëri”.
Kur ish presidenti i parë demokrat i sapo zgjedhur, Prof.Dr. Sali Berisha, u pyet nga zyrtarët e lartë Amerikan, se si SHBA mund të ndihmojnë më mirë, Shqipërinë në ato momente, ai u përgjigj: “Ne kemi një zemër demokratike dhe një mendje demokratike që janë të mbërthyer në një trup bolshevik për gati gjysmë shekulli por që syt i kemi pasur gjithmonë nga Perendimi dhe SHBA”.
Nëna Tereze : “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë “Get Them Jobs. Get Them Jobs” “
Ajo që unë kujtoj më dashuri nga Shqipëria, e viteve 1991, është se jam u takuar me shqiptarët më të mrekullueshm, si ikona shqiptare Nënë Tereza. Ishte rasti i parë për t’u takuar me një njeri të shejtë që kishte shkuar në Shqipëri, për të ndihmuar fëmijët shqiptar në ato vite- Ajo kishte hapur një shtëpi bamirësie në Tiranë, me infermieret dhe kujdestarët e Shoqatës “Nëna Tereze”. Unë për herë të parë eci përkrah Nënë Terezes dhe Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, ndërkohë që Nëna Tereze me ” dukej se kurrë nuk ndalej në lëvizjet e saj”, ajo në tokën e prindërve të saj me “dukej se ishte shumë më gjallë kur vinte puna për të ndihmuar njerëzit e gjakut të saj “.
Në shkrimin e tij zoti Adelman sqaron se Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, dhe unë ishim në Shqipëri verën e viti 1991 për të ndjekur nga afër të caktuar nga Qeveria amerikane, udhëtimin në Tiranë të Sekretarit të Shtetit James Baker, dhe për të hartuar programet e asistencës të Qeverisë Amerikane që do të iu përgjigjëshin nevojave shqiptarë dhe dëshiratve të tyre” në atë periudhë tranzicioni..
Nuk më harrohet kurrë thotë, ai se ndërsa ishim duke ecur me Nënë Terezën, në pistën e aeroportiti të Tiranës, unë e pyeta Nëna Terezen : “Çfarë mund të bëjmë ne Amerikanët për të ndihmuar shqiptarët tash për tash?”
Ajo qëndroi dhe mu kthye dhe me shikim nga lart( nga qielli – Zoti) dhe më pa mua drejt në sy, duke mu përgjigjur me plot zemër: ” “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë – “Get Them Jobs. Get Them Jobs” “. “Ajo qëndroi përsëri përpara meje në mënyrë të qartë dhe me një zemërgjerësi, duke më thënë se :”Shqiptarët janë të zotët e punës – dhe duke punuar ata e dinë të ndihmojnë vetveten”.
Mungesa e ushqimit në Shqipëri kishte arritur nivele të krizës, në atë kohë. Në përgjigje, të asaj i menjëhershëm dhe që nuk priste kohë ishte fakti që ushtria amerikane filloi nga shpërndarja në ushqime – gjysmëgati për të ngrënë – sipas një plani qeveritar të USAID Meals Ready to Eat (MREs). Aeroplani i parë amerikan i ngarkuar me Meals Ready to Eat (MREs), në Shqipëri, u ul në një pistën me “gunga”, bar dhe me fshatarë që kullosinin në fushën fqinj, delet, dhitë dhe lopët .
Kurse, Nënë Tereza, u bashkua me qindra shqiptarë të tjerë që po presin avionin ushtarak në këtë aeroport të vogël. Kur aeroplani ndaloi në fund të pistës, piloti, dhe ekuipazhi me komandën ushtarake doli nga kabina, shqiptarët brohoritën USA – USA dhe nxituan drejt aeroplanit. Ata ngelen të habitur sidomos kur për herë të parë panë një aeroplan amerikan dhe për herë të parë panë se piloti ishte një 20-vjeçarë.
Nënë Tereza u ndal dhe të gjithë njerëzi u rreshtuan pas saj – përfshirë, pilotin, ekuipazhin dhe komandën ushtarake, Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson dhe unë me zyrtarët e tjerë pas saj, :”Kur Nëna Tereze, nisi e kreu bekimin e saj – duke filluar me shpërndarjen tespihe dhe lutjen tek Jesusi duke bërë kryq” . Ajo hipi nëpërmjet shkallve në aeroplan, u ngjit mbi ndihmat duke qëndruar mbi to duke dhe nisi përsër “duke mbajtur duart lart ne dëgjuam lutjet e saj, teksa ajo mbylli sytë dhe i bekoi – ndihmën për popullin shqiptarë”.
Shqipëri, thotë në kujtimet e tij ish – Administratori asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit. edhe një herë, më kujtojë atë sesi :”Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë njerëzit që të u kthehen tek ëndrrat dhe shpresat e tyre që ato të bëhen në realitet, Departamenti i Shtetit dhe ushtria amerikane mund të punojnë së bashku, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën”