LIBRI I PARË PËR LUFTËN

(SE SI NJË FËMIJË E SHEH LUFTËN, POR MENDON SI NJË I RRITUR!)

Qendresa Halili

Botuar në vitin 2009 në Ferizaj, me qindëra kopje të shitura, atë kohë Qëndresa vetëm 9 vjecare përshkuan se si fëmija e sheh luftën, njerëzit e vrarë, lotët, rrahjet, bërtimat, se si qajnë nënat, si shihen fëmijët e mbytur në gjak të mbuluar me gazeta, si qan për shokët, shoqet e saja, se si i le ato kujtime të bukura në Vendin më të bukur…vendëlindjen e saj, se si një fëmijë të fut në lëkurën e saj, të fut brenda kujtimeve te thella të saj, sa që të duket që ti je ai fëmijë, në mënyrë aq bukur të trajtuar, saqë shpesh thua:SE KA SHKRUAR NJË FËMIJË!

 

Disa pjesë nga ky Libër,i cili po kërkohet shumë që të bëhet film në të ardhmen…

 

Erdhëm, erdhëm dëgjoheshin zërat të kolonës së pafund dhe vërtet ishte ashtu:

”Erdhëm, në atë vend, tokën e askujt ,por sot të gjithkujt “

Një vijë kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, u ulëm aty të gjithë të lodhur, të rraskapitur.

Ishte një vend i madh, i cili kishte , çfarë nuk kishte se gjithçka…”Bllacë” e quajtur! Kishte shatora, mbulesa,ushqim, mbeturina, gjithçka, gjithçka e, edhe jo rrallëherë shihje edhe njerëz të vdekur, të mbuluar me gazeta, të cilat rrëfenin për popoullin tim të mjerë. Ehh, aty kishte gjithçka përveç lumturisë e gëzimit, të cilat mungonin tash sa kohë në zemrat tona të zymta si nata!

Shihja foshnje të lëna në rrugë, sikur të ishin lodra dëfrimi e kënaqësie e jo si shpirt ardhmërie!

Ah moj tokë si po na mbanë kështu, pse një herë si hap ato duart tua e t’i mbulosh këta të vdekur me dhe, ashtu siç është e drejtë, e jo t’i lëshë kështu se s`është e drejtë jo, jo si thuhet kësaj drejtësi, por vetëm, vetëm…!

Kështu kaluan ato çaste trishtimi, që edhe era më e shpejtë po të fryente s`do ti largonte ato gjurmë, e shumë kujtime të hidhura.

Mezi kaluam kufirin nga njerëz të shumtë që po prisnin me padurim të largohen nga okupatori serb,por jo edhe nga vendi i tyre.

 

 

********

 

Pse ti Pranverë nuk je më parë, mos vallë edhe ty t’i vranë bukuritë e gjelbërimet tua?

Ndoshta edhe ty s`të lënë të jetosh në zemrat tona edhe bijët e tu {zogjët shtegëtar} s`po këndojnë më zërat e tyre magjepës ,ata ndoshta na shikojnë nga larg dhe me siguri qajnë, qajnë për ne , për popoullin tim, që po udhëton në rrugë pa emër,” Në rrugën e askujt, por sot të gjithkujtë”

Dëgjoheshin britmat, lot, pikëllim, vuajtje, mjerim, gjithkund asaj rruge të vështirë që po bënim.

Shihja rrahje gjak, trishtim, ah sikur të kisha një fuqi të madhe e të ndaloja këtë përbuzje e këtë luftë në vendin tim! Sikur ai mal që shihet atje larg, të sulet  e të bëj kërdi mbi ju “tradhëtarë”, ashtu siç po bëni ju tani, por jo, jo prap ne jemi shqipëtarë, nuk bëjmë ashtu si bëni ju, nuk vrasim askend ,nuk i shqetësojmë foshnjat, nuk lejojmë që nesër bota të na përqesh e të na quajë ”tradhëtarë” jo, jo këtë se lejojmë, gjaku ynë rrjedhë më ndryshe që s`lejohet të shkilet ai, bota pra le ta dijë se shqipëtarë jemi ,pra tjetër fis!

 

Një grusht dhe e mora me vete nga ti vendi im, e unë mos harro, kujtim ty të lash ato lot që për ty i derdha sot, lotë që ndoshta ndonjëherë do të thahen vetëm kur për ty s`do të qahem. Një premtim të tillë e dhashë e këtë dhe e mora, ndoshta të ushqej ndokë me dhe dashurie, sa të mos vdes urie.

Eh, nëse nevoj s`do të ketë,do ta ruaj me gjithë dashurinë time këtë kujtim nga vendlindja ime.

 

Ah moj erë fry, fry me atë fërfëllimën tënde e rrëmbej ato male, fushat, kodrat, rrëmbe gjithçka e shko, shko edhe në vendin tim të shkretë, ku më duket vetëm pluhuri ka mbet dhe eja vrap me shpejtësin tënde më trego, çke parë atje, shokët shoqet a i ke parë?

Si ishin ?

Pyetën për mua ?

Luadhet, pyjet ,malet, fushat si ishin? Po lulëzonin si çdoherë, apo ndoshta edhe atyre ua kan ndaluar lulëzimin! Hë pra, më trego erë e shpejtë, trego më shpejt, shpejt se s`kam më durim të pres… në këtë pritje të gjatë e të mundimshme, që çdo natë më copton e dërrmon aq shumë, aq shumë këtë shpirt të vogël timin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *