Viti i fesë si dhe viti Jubilar i Krishterimit (313-2013) si edhe 50 vjetori i Koncilit të Dytë Vatikanit
Papa Benedikti i XVI ja kthen vëmendjen njerëzimit që ta përkujtojmë 1700 vjetorin e lirisë së krishterimin (Edikti i Milanos 313-2013) si edhe vitin e fesë me rastin 50 vjetorin e Koncilit të dytë të Vatikanit.
Ne e dimë se baba dhe nëna lindin fëmijën. Por nuk janë krijues njeriut të ri, por dëshmitarë e një mrekullisë së mishërimit. Sepse baba dhe nëna fillimisht dhurojnë trupin dhe trashëgimin psikike dhe jo edhe shpirtin e vet.(Elisabeth S. Lukas)
Kurse më parapëlqen mendimi i Kahlil Gibran në librin e tij të njohur “Profeti” thotë: “…Një grua që mbante një fëmijë në gji tha. Na fol për Fëmijët.
Dhe ai tha:
Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj.
Ata janë bijtë dhe bijat e etjes që Jeta ka për veten.
Ata vijnë nëpërmjet jush, por jo prej jush.
Dhe, edhe pse janë me ju, ata nuk ju përkasin juve.
Ju mund tu jepni atyre dashurinë, por jo mendimet tuaja, sepse ata kanë mendimet e tyre.
Ju mund të strehoni trupat e tyre, por jo shpirtrat e tyre, sepse shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes, të cilën ju nuk mund ta vizitoni, as edhe në ëndrrat tuaja.
Ju mund të përpiqeni të jeni si ata, por mos kërkoni që t’i bëni ata si ju.
Sepse jeta nuk ecën mbrapa dhe as vonohet duke u kapur pas së djeshmes.
Ju jeni harqet nga të cilat fëmijët tuaj, si shigjeta të gjalla, janë hedhur larg.
Harkëtari e sheh shenjën në shtegun e së pafundmes, dhe Ai ju tendos me fuqinë e Tij, që shigjetat e Tij të shkojnë shpejt dhe larg.
Qoftë tendosja juaj në dorën e Harkëtarit e gëzuar; sepse Ai, ashtu siç do shigjetën që fluturon, ashtu do dhe harkun që të qëndrojë palëvizur.
Mos e harroni se njeriu nuk ka nevojë për t’u ngritur në Qiell, sepse Qielli ka zbritur në tokë, përkatësisht në thellësinë e pavetëdijshëm të njeriut, dhe vend takimi nuk është më vetëm nocioni gjeografik “grazhdi i shpellës në Betlehem” por këtë grazhd mund ta gjejmë në zemrën secilit që i hapet Zotit dhe e pranon Jezu Krishtin (grurin e paçmueshëm) në pamjen e foshnjës, për të cilin Paul Claudel shprehet: “I përjetshmi Fëmija i Zotit”.
Hyji i mëshirshëm dhe dashuria e përjetshme e tij ndaj njeriut, lajmërohet tani edhe në pamjen e foshnjës të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd. Ky fëmijë ishte “Fjala e Zotit që u bë njeri e banoi ndër ne “(Gjn 1,14). Hyji u bë njeri (humanizohet), që njeriu të hyjnizohet (divinizohet).
Fëmija me thjeshtësinë e vetë dëshmon pastërtinë shpirtërore e cila nuk i frikohet askujt, por jep shpresë në të ardhmen.
Nga ana tjetër lindja e re gjithnjë është shkas i gëzimi dhe i shpresës. Shpresë për nënën dhe babin. Shpresë e Kishës përkatësisht e kombit dhe e botës, shpresa e çdo njeriut vullnet mirë me një fjalë shpresa e jetës përkatësisht gruri i çmueshëm.
Edhe unë po ju bashkëngjitëm të tjerëve duke ju uruar Krishtlindjen përkatësisht me fjalën e vjetër Kërshëndellat dhe Vitin e ri 2013, të gjithë krishterëve dhe njerëzve vullnet mirëve, duke ju dëshiruar që të keni duresë dhe ta edukoni syrin e zemrës, veshin e zemrës, gojën e zemrës.
Me të cilën gjë do të ndërtoni urat e thyera dhe rrugët e prishura, për një ardhëm më të bukur dhe më fatlume. Sepse koha nuk është vrapim vetëm prej djepit deri te varri, por është vend ku Dielli i ngrohtë shndrit, është ajo pika ku takohet Qielli dhe Toka bashkën në “ grazhdin e shpellës në Betlehem” përkatësisht në çdo zemër të njeriut që i hapet kësaj foshnjës.
Don Noshi Gjolaj
Podgoricë. 24 Dhjetor 2012