Gëzuar e për shumë vjet KRISHTLINDJEN dhe VITIN E RI 2013!

Jemi krejt afër dy festave më të mëdha të njerëzimit; Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në Kohën e Re që fillon me Lindjen e Krishtit!

Uroj nga zemra Komunitetin Katolik  “ Shën Pali” në Michigan dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë;
GËZUAR E PËR SHUMË VJET KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2013!

Qoftë për të gjithë, viti i lumturisë tuaj, familjeve tuaja dhe gjithë atyre që keni për zemër!

Le t’u sjellë kjo ditë e madhe sa ma shumë dashuri për njëri-tjetrin, gëzime dhe harmoni, mirëkuptim e paqe, duke lënë me një anë ato pak mëni që na ndajnë, për t’ia çelë udhën së nesërmes së ndritur të secilit prej nesh e të gjithëve së bashku!

Don Fran Kola

Famullitar i Kishes se Shen Palit

 Rochester Hills, 24 Dhjetor 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *