Kryeimami Bajgora sulmohet nga Imami i Kaçanikut

Kryeimami Bajgora sulmohet nga Imami i Kaçanikut

Bashkësia Islame e Kosoves (BIK) njoftoi se të enjten pasdite, rreth orës 15:40, derisa po kthehej nga puna, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, afër shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, nga Musli Verbani – imam në xhaminë e Kaçanikut

Kryesia e Bashkësisë Islame, dënon sulmin ndaj kryeimamit Bajgora, dhe të njëjtin e konsideron sulm ndaj Institucionit dhe rendit kushtetues të Bashkësisë Islame të Kosovë.

“Një akt i tillë, përpos që është i papranueshëm, është akt i ultë që nuk përket me detyrën dhe misionin e një imamit”, thuhet në komunikatë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kërkon nga organet e rendit që sulmuesi të marr dënimin e merituar për sulm ndaj personit zyrat”.

Lidhur me rastin, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për të premten ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *