Presidentja Jahjaga mori pjesë në Samitin e Tretë

 

New York : Presidentja Jahjaga mori pjesë në Samitin Tretë Vjetëror ;”Gratë në Botë” dhe u takua me Ish-sekretaria e shtetit Madeleine Albright

BEQIR SINA, New York

Ish-sekretaria e shtetit Madeleine Albright, do të flasë mbi ndikimin e tmerrshm të luftës tek gratë, nga një vështrim frymëzues, i Luftës në Kosovë , ku ajo si diplomate amerikane, ka luajtur një rol kyç në zgjedhjen e atij problemi , çlirimin e Kosovës

Lincoln Center New York City : (Bota Sot) Dje, gratë frymëzuese nga e gjithë bota u mblodhen në “kryeqendërn” e botës, qytetin e New Yorkut, për të mbajtur Samitin Tretë Vjetëror ;”Gratë në Botë 2012″, organizuar nga Newsweek & The Daily Beast. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton, është një ndër gratë më të pushtetshme, që ka njoftuar pjesëmarrjen e saj në këtë samit, i cili po mbahet nga data 8-9 dhe 10 mars-

Zonja Clinton do të i bashkohet së fundi – për të riformuar “formatin e kuadratit” të atyre grave më të sukseshme në botë, së bashku me fituesen e çmimit Oskar- Meryl Streep, laureaten e çmimit Nobel, Leymah Gbowee, Angelina Jolie, bukuroshja e planetit dhe aktorja e njohur hollivudiane, ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ish- Sekretaria e Shtetit, Madeleine K. Albright, dhe zonjusha Condeliza Rice, shefia e re FMN – Christine Lagarde, gazetaria e famshme Christiane Amanpour, ish “Zonja e Parë” Barbara Bush, Chelsea Clinton,Tian X. Hou,Janet Napolitano,Mohammada Nasib, kongresistia Nancy Pelosi, Barbara Walters, dhe shumë të tjera.

Ndërkohë duhet cekur se pjesmarrëse në Samitin Tretë Vjetëror ;”Gratë në Botë 2012″, organizuar nga Newsweek & The Daily Beast në New York, kësaj rradhe mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, e cila ka mbrritur këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është e ftuar të ligjerojë në samitin “Gratë në botë”, edhe në panelin e ditës së premte. Gjithashtu, Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit këtu në SHBA, siç dihet vizitojë universitetin prestigjioz amerikan Dartmouth, ku ajo mbajëti një ligjëratë në temën “Sukseset dhe sfidat e procesit të shtetndërtimit në Kosovë”. Si dhe në Bostonin Nolian, ajo mori pjes në mëshën e Kishës së Shën Gjergjit, dhe vendosi kurora me lule në varrin e Nolit dhe të Konicës.

 

Në samit, ku po marrin pjesë afro 2000 pjesëmarrëse nga gjithë bota, do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me sfidat globale të shekullit XXI dhe rolin e gruas në çështjen e sigurisë dhe lidershipit.

Në hapje të Samitit, Presidentja Jahjaga takoi ish sekretaren amerikane të shtetit zonjën Madeleine Albright, me të cilën bisedoi për çështjet aktuale për Kosovën.Në darkën solemne të shtruar nga organizatori i Samitit, Presidentja Jahjaga u takua me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar zonjën Christine Lagarde si dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, zotëri Peter Westmacott.

Ajo gjithashtu takoi edhe aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie, të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën për të parë mundësitë e zhvillimit të kinematografisë në vend.

Në hapje të konferencës, ish sekretarja amerikane e shtetit zonjën. Madeleine Albright duke folur në panelin “Çmimi i luftës” ndau me të pranishmit përvojën e saj të fëmijërisë si refugjate e Luftës së Dytë Botërore duke e krahasuar atë me ekzodin e refugjatëve gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë.

Zonja Albright e cilësoi ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë si të drejtë. Në paraqitjen e saj znj. Albright e përshëndeti pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në Konferencë dhe rikujtoi përkushtimin e administratës së ish Presidentit Klinton për t’i dhënë zgjidhje meritore çështjes së Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, është liderja e vetme femër nga Ballkani e ftuar në këtë Samit dhe në dy ditët e ardhshme do të flas në panele për përvojat e saj në lidhje me ndikimin e gruas në sigurinë e vendit.

Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në panelet “Siguria është detyrë e gruas” si dhe në panelin “Lideret Gra Botërore” ku do të diskutohet për ndikimin global në avancimin e pozitës së gruas si dhe rolin e saj në sigurinë ndërkombëtare dhe lokale.

Gratë e Botës :”Ne jemi duke bërë atë përsëri!”

Kjo është motoja që do të shoqëroi këto ditë Samitin Tretë Vjetëror ;”Gratë në Botë 2012″, organizuar nga Newsweek & The Daily Beast . Samit, që ka mbledhur për tre ditë me radhë, gra të shquara, lideret dhe aktivistet nga e gjithë bota, në New York City, për të adresuar sfidat më të rëndësishme në të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat, rreth e përqark botës. Mes pjesmarrësve ka nga ato gratë

disidente, trime dhe të guximshme, të cilat kan “nxitur” Pranverën Arabe. Gratë, që me zërin e tyre janë bërë mbrojtëse të, të drejtave të tyre, avokatet dhe luftuare kudnra dskriminimit dhe skllavërisë, dhunës në familje e kundra prustitucionit,, shkrimtare, poete, dhe artistet, gratë më influencuese në politikë, gratë të cilët janë ndeshur me status quo-në vendet e tyre, gratë që kan qenë pjesë në pasojat e luftërave shkatërrimtare në vendet e tyre, ose që janë bërë udhëheqëset më të reja në botë, kan njoftuar pjesëmarrjen e tyre.

Në panele gjatë këtyre ditëve, sipas axhendës do të flasin gratë disidente gra nga ato të cilat përmbysën regjimet në Lindjen e Mesme. Ose prej atyre grave, si ish-sekretaria e shtetit Madeleine Albright, e cila ligjeroi mbi ndikimin e tmerrshme të luftës tek gratë, nga një vështrim frymëzues, i Luftës në Kosovë , ku ajo si diplomate amerikane, dihet se ka luajtur një rol kyç në zgjedhjen e atij problemi. Gratë gazetare do të flasin për çështje të medias, politikës, dhe sociale prej legjendave të gazetarisë Barbara Walters dhe Christiane Amanpour, si dhe aktiviste të tjera nga e gjithë bota.

Samiti, premton se ka për të zbuluar historitë jetësore që janë injoruar shpesh – dhe kan provokuar veprim.

Nga ligjeratat më interesante priten të jenë ajo e shefes së re të Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, e cila do të mbajë një pasqyrë në aktin tjetër të ekonomisë globale, sot pas krizës ekonomike që ka mbërthyer botën. Udhëheqësia e opozitës izraelite, Tzipi Livni do të ligjeroi me historianin Simon Schama, rreth Izraelit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton thuhet se do të shfaqet me një ligjeratë të veçantë, për rolin udhëheqës të gruas sot në botë. Kongresistia meksikane Rosi Orozco, do të flasë për betejën e vendit të saj kundër trafikut të drogës dhe seksit.Gjithashtu, me shumë interes priten ligjaratat e moderatoreve Barbara Walters, të Christiane Amanpour, Andrea Mitchell, Lesley Stahl, Robin Roberts, Cynthia McFadden, Marta Raddatz, Charlie Rose dhe Ju Ju Chang nga Kina.

Në një dekleratë për median këtu të shpërndarë sot, organizatori i Samitit të Tretë Vjetëror ;”Gratë në Botë 2012″, organizuar nga Newsweek & The Daily Beast , në qytetin e New Yorkut, thotë : “Ne jemi edhe më të mëdha dhe më të forta se kurrë këtë vit. Pas dy viteve të pabesueshëm dhe të suksesëshme të dy Samiteve , vijmë në Samtin e tretë, me një lëvizje të re në të gjithë botën, duke mbledhur gratë së bashku nga data 8–9 dhe 10 mars, në Linkoln Center Teatrin David H. Koch, ku do të mbahet Samiti i Tretë Vjetëror ;”Gratë në Botë 2012”, organizuar nga Newsweek & The Daily Beast , në qytetin e New Yorkut. Me shitjen e biletave dhe përfitimet e tjera mediatike, shuma e të të ardhurave që do të përfitojnë gratë, do t’i shkojnënë Fondacionit Botëror të Grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *