Famous Famiglia Pizza, e vëllezërve Kolaj nga Kosova, një nga bizneset më të mëdha në botë të industirsë kulinare këto ditë ka bërë hapjen e njësisë së saj të parë në Japoni në Stacioninhistorikë të Trenit dhe të restauruar bukur në qendër të Tokios, Japoni
TOKIO – JAPONI : Një numër jo i vogël shqiptarësh që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, janë bërë këtu biznesmen, afaristë apo njerëz të suksesshëm. Kan bër emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një familje shqiptare nga Kosova, emigruar këtu 40 vite më parë, Familja Kolaj, tre vëllezërit, Paul, Gergio dhe Johni janë pronarët të pica – restoranteve të njohura “Famous Famiglia Pizza”, të cilët kan pica restorantetet e tyre, në më shumë se 20 shtete të Amerikës, dhe në Europë e Azi, duke u bër kështu një nga shembujt e suksesit të shqiptarëve në diasporë.
Ditët e fundit mbas biznesi i tyre për herë të parë “shkeli” Hong Kongun, Kinën dhe Taijlandën, hyri edhe në një nga qendrat më të njohura të biznesit në botë , edhe në kryeqytetin e Japonisë Tokio
Famous Famiglia Pizza, e vëllezërve Kolaj nga Kosova, një nga bizneset më të mëdha në botë të industirsë kulinare njoftoi sot, në faqen e saj të internetit – rrejtin social Face Book, se këto ditë ka bërë hapjen e njësisë së saj të parë në Japoni në Stacionin historikë të Trenit dhe të restauruar bukur në qendër të Tokios, Japoni.
Në Japoni në ingaurimin e saj ka shkuar njëri prej vëllezërve Kolaj – Gorigio i cili është takuar me biznesmenin japonez Keiji Sakai duke celebruar së bashku atë që quhet “Hapja e Madhe Grand Opening” ose ” Famous Famiglia Japan – Grand Opening!”
Kështu që përveç Shteteve të Bashkuara ndonjëherë, vëllezërit Kolaj pronarët të pica – restoranteve të njohura “Famous Famiglia Pizza”, të cilët kan pica restorantetet e tyre, në më shumë se 20 shtete të Amerikës, dalin e “hidhen” duke kaluar edhe përtej oqeanit, edhe në anë tjetër të botës, për të treguar suksesin e tyre në industrinë kulinare të pica – restaurant.
Biznesi i tyre me pica, të firmës Famous Familigia Pizza, katër vite më parë ( 2008) arriti deri në zonën tregtare të Hong Kong International Airport. Ndërsa, para lojërave olimpike “Pekini 2008″, biznesi i tyre Famous Familigia Pizza,”pushtoi” edhe zonën tregtare në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit. Duke i bërë biznesmenët shqiptarë, vëllezërit Kolaj, n?7 atë kohë me 66 lokale Faoums Familigia Pizza.
Biznese zyrtare këto, që janë të regjistruara dhe janë të hapuara në të tri kontinentet – Amerikë(në 20 shtete), Europë dhe Azi. Industria e këtij lloj biznesi, të quajtur Franchising – “disa restaurante të njëjtës firmë”, është nga më populloret dhe model biznesi të suksesshëmnë SHBA-së.
Famous Familigia Pizza,që njihet si biznesi zyrtar i vëllezërve Kolaj, nga Kosova, Paul, Girogio dhe Johni është fitues i dhjetëra medaljeve dhe titujve nga më prestigjiozët në Amerikë, për restaurantet. Biznesi i tyre, është sponsori i disa filmave të njohur amerikan, i fushatave elektorale, dhe fushatave humanitare. Ata kanë një biznes të suksesshëm, kryejnë vepra bamirësie dhe janë njujorkezë të vërtetë, thonë gazetarët amerikanë.
I wanted to thank you for this excellent read!! I absolutely enjoying every single small bit of it I’ve you bookmarked to check out new stuff you post