Një delegacion nga Bashkia Kamëz, vizitoi shtëpinë e Vatrës në New York

BEQIR SINA New York

 

Vatra, tani është ajo shoqatë shqiptare në diasporë që i mban të hapura dyert e saj, – për të gjithë shqiptarët
BRONX NEW YORK: BRONX NEW YORK: BRONX NEW YORK: Në kuadrin e një vizite disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni Bashkisë së qytetit të Kamzës, qëndroi edhe në New York, ku ata patën rastin të vizitoin edhe shtëpinë e Shoqatës VATRA. Delegacioni nga Bashkia e Kamzës erdhën këtu në SHBA, të ftuar në qytetin e New Orleans për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Ujin dhe Mjedisin “WEFTEC 2012″ . Ky delegacion u kryesua nga zoti Xhelal Mziu Kryetari i Bashkisë së Kamzës, nën/kryetari Vendim Demaj, z. Qemal Çejku drejtor për Arsimin, z. Sokol Ndreu sekretar i Këshillit të Bashkisë, dhe Tomor Kotarja drejtor i Ujësjellësit,
Delegacioni i Bashkisë së Kamzës, i kryesuar nga kryetari Xhelal Mziu dhe i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në New York, zoti Dritan Mishto, në Shëtpinë e Vatrës u pritën nga një grup vatranësh, nën/kryetari i saj, z. Agim Rexhaj, anëtarët e Këshillit të Vatrës; Jonuz Ndreu, Idriz lamaj, Zef Përndocaj, Zef Balaj dhe editori i Diellit, zoti Dalip Greca.

Me këtë rast mirëseardhjen mysafirëve, nga Bashkia Kamëz, ua ka uruar nënkryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, i cili mbasi i ka informuar, miqt nga Kamza, për veprimtaritë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”Vatra” në festimet madhështore të 100 vjetorit të themelimit të saj, manifestime që mblodhën mbarë trojet kombëtare në New York, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria dhe disapora, tha se ” në kuadrin e 100 Vjetoirit të shtetit shqiptarë Vatra po përgatitet t’a festojë në mënyrë edhe më madhështore”.

“Për këtë tha zoti Rexhaj, ne jemi duke punuar për të mbledhur përsëri së bashku të gjithë shqiptarët e Amerikës, të festojmë të përbashkuar 100 vjetorin e themelimit të shtetit të pavarur Shqiptar. Kështu që shtoi nën/kryetari i Vatrës, shoqata më e vjetër në Amerikë, do të jetë pjesë e të gjitha veprimtarivë që do të organizohen me këtë rast, në ndërkohë që Vatra me 25 nëntor , Vatra do të organizojë me disa shoqatat dhe organizatata të komunitetit, darkën e madhe tradicionale të Festës së Flamurit dhe me 28 Nëntor do të jetë pjesë e manifestimeve qendrore në “zemër” të New Yorkut, në Times Square.”

Po ashtu z. Rexhaj informojë miqt nga Kamza, edhe për veprimtaritë e organizuara nga Vatra në qendër dhe degët e saj në Washington dhe në Detroit për promovimin e librit të Prof. Nusret Pllana ”Terrori i Serbisë kundër shqiptarëve 1844-1999), ku ngrit zëri i vatranëve për dënimin e krimeve, gjetjen e të humburëve të luftës dhe u bë apel për KUJTESE Kombëtare
Gjatë vizitës në shtëpinë e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, kryetari i Bashkisë së Kamzës , zoti Xhelala Mziu, gjeti rastin të përgëzojë të gjithë Vatranët, dhe kryesinë e saj, – për këtë punë të madhe shekullore që kan bërë për të ruajtur e trashëguar vlerat më të mira kombëtare, përmes kësaj Shoqate, e cila tashmë është bërë shtëpi e dytë – e shqiptarëve të Amerikës. Aty ku mblidhen së bashku të gjithë shqiptarët, toskë e gegë, musliman, të krishter, katolikët, ortodoks, dhe bektashllinjë, e të tjerë.

Vizitën tek shtëpia e Vatrës zoti Mziu, e vlersoi si shumë frymëzuese. “Ne tha ai nuk mundet të vimë në Amerikë, dhe të mos vizitojmë Vatrën, pasi këtë e konsiderojmë edhe si “Shtëpinë tonë”, e cila na pret me atë bujarinë dhe traditën e bukur shqiptare. Andaj edhe për mua dhe kolegët e mi nga Bashklia e Kamzëë, që e kan herën e dytë që vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikë referimi kemi pasur Shtëpinë e Vatrës – takimin me ju Vatranët e përkushtuar, atdhetar të vërtet dhe patriot të flakët”.

Për kryetarin e Bashkisë së Kamzës, një nga pesë bashkitë më të mëdha dhe më të sukseshme në Shqipëri, vizita tek shoqata Vatra, duket se është bërë diçka që i impresionon, ata mbasi si u shpreh ai :” VATRA, është dhe ka mbetur e gjallë me atë “zjarrin e shqitarizmit” të saj, – që nga ngrohë ne të gjithë shqiptarëve, për këtë arsye edhe kur vimë në Amerikë, i gjejmë dyert e hapura të kësaj shoqate famëmadhe, e cila gjashtë muaj para pavarësisë së Shqipërisë, ishte e para që dha sinjalin e Pavarësisë së shtetit, shqiptarë me krijimin e saj – në 28 Prill 1912″.

Vatra, tani është ajo shoqatë shqiptare në diasporë që i mban të hapura dyerte saj, – për të gjithë shqiptarët

Me këtë rast Kryetari Bashkisë së Kamzës, zoti Xhelal Mziu duke ju refuar festimeve të 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, ua ka uruar të gjithë Vatranëve edhe 100 vjetorin të krijimit të Shqoatës patriotike Vatra., dhe të gjithë shqiptarëve të Amerikës 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. ” Gjejë rastin, tha Kryetari Bashkisë së Kamzës, zoti Xhelal Mziu t’ju faleminderojë me këtë rast nga “Shtëpia e juaj” pra nga VATRA, për ftesën që na bëtë, ju ne si Bashki që të merrnim pjesë në festimet madhështore të 100 Vjetorit të themelimit të Vatrës – “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *