James Holmes per here te dyte ne gjyq

BEQIR SINA, New York
James Holmes i dyshuari për masakrën në Aurora, është ngarkuar me 142 pikat(counts), përfshirë 24 të vrasjes me qëllim.
AURORA COLORADO : Personi i armatosur që dyshohet se të premten në mesnatë më 20 korrik vrau 12 njerëz dhe plagosi 58 të tjerë në një kinema të qytetit Aurora në Colorados, doli për të dytën herë këtë të hënë në gjyq, ndërkohë që hetuesit ende po përpiqen të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.
Kësaj rradhe gjyqi u zhvillua me “dyer të mbyllura” duke larguar gazetarët dhe fotoreporterët nga salla e gjyqit, ku po zhvillohej gjykimi i të akuzuarit James Holmes. Në këtë seancë largimi i tyre, sipas shtypit amerikan, u bë me kërkesë të avokatëve të të akuzuarit, të cilët thuhet se kërkuan që të mos lejohen gazetarët dhe kamerat në sallë.

James Holmes i dyshuari për masakrën në Aurora, është ngarkuar me 142 pikat(counts), përfshirë 24 të vrasjes me qëllim.

Gazeta më e madhe e Denver – Post, shkruan sot se ajo ka informcione të bazuara nga zhvillimi i gjyqit të tij Sipas saj akuzat, të cilat rëndojnë mbi të akuzuarin përfshijnë: “24 akuza për vrasje të shkallës së parë, pra vrasje me qëllim dhe 116 akuza për tentim vrasje, një akuzë për posedim të një mjeti shpërthyes dhe një akuzë për një përgatitje për të bërë një krim nëpërmjetë dhunës.

Kjo gazetë ka biseduar me një avokat të njohur amerikan, i cili i ka thënë se “Në total nga maskra janë të vrarë 12 vetë nga të shtënat në masë, dhe 58 të tjerë po nga ato të shtënat në masë u plagosën, për këtë lloj krimi sipas ligjit amerikan dënimi maksimal për James Holmes, është sipas tyre se ai duhet të dënohet me vdekje, ndërsa dënimi minimal është burg për jetën pa kusht.”

Holmes, akuzohet edhe për minimin e banesës së tij, me qëllim që të shpërthej tërë ndërtesën. Prokuroria shtetërore tashmë njoftoi se do të kërkojë, për të gjitha akuzat e ngritura kundra tij: “dënim me vdekje për Holmes”.

Burime brenda gjyqit, i kanë thënë kësaj gazete se Holmes ka folur një herë, gjatë paraqitjes së tij të dytë në gjykatore sot, e cila, ndryshe nga pamja e tij të parë më 23 korrik, nuk u transmetua në televizionin amerikan. Kur gjykatësit e pyetën nëse ai pranoi të heqë të drejtën e tij – për një seancë paraprake brenda 35 ditëve, Holms, i cili thuhet se dukej ashtu si “pa fund”, ashtu siç bëri më 23 korrik, u përgjigj, “Po!”

Hetuesit thonë se Holmes filloi grumbullimin e armëve që do të përdorte për masakrën, katër muaj para se të ndodhte ngjarja të premten me 20 korrik 2012. Ata thanë se kanë prova që ai i ka blerë armët e-përfshirë një armë gjahu 12- (gauge shotgun), një armë automatikë AR-15 me fishek të kalibrit 40-(caliber) në maj dhe qershor.

Në prag të masakrës Holmes kishte siguruar armët dhe municionin, siç pohohet në aktakuzë, duke dhënë indikacione se sulmi ishte i planifikuar. Raportet e hetuesve kanë përshkruar vrasjen siç ishte planifikuar metodikisht; pas arrestimit të Holmes mbasi policia zbuloi në apartamentin e tij në Kolorado, provat, ku thuhet gjithashtu se i akuzuari kishte një fletore, me “plot detaje rreth asaj se si ai ishte duke shkuar për të vrarë njerëz” .

Kjo është paraqitja e dytë e Holmes para gjykatës. Para një jave ai nuk kishte thënë asgjë, dukej shumë i lodhur dhe përpiqej të mos flinte. Tash për tash nuk ka të dhëna se çfarë kanë kuptuar organet hetuese për motivin e këtij krimi. Holmes sipas ekspertëve dyshohet se është i çmendur – legjitim, ai ka kërkuar një punëtor në burg si filmi Batman dhe një ditë pështyu një roje burgu dhe pohoi se ai nuk ka asnjë ide se pse ai është pas hekurave.

Edhe këtë gjykim 24 vjeçari James Holmes, i kishte flokët të ngjyrosura dhe kishte pamje të hutuar, por nuk shprehu ndonjë emocion të veçantë në sallën e gjyqit.

Autoritetet e burgut po e mbajnë Holmes-in të izoluar në qeli në Aurora të Colorados, pranë Denverit. Ai akuzohet se përdori gaz lotsjellës në një kinema në qytetin Aurora gjatë shfaqjes së premierës së filmit të ri me Batman, “The Dark Night Rises”, dhe pastaj hapi zjarr mbi shikuesit. Policia e arrestoi atë në sheshin e parkimit pa ndonjë rezistencë nga ana e tij

 

James Holmes i dyshuari për masakrën në Aurora, është ngarkuar me 142 pikat(counts), përfshirë 24 të vrasjes me qëllim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *