USA TODAY: Thyhet rregulli i Kanunit, 16-vjeçarja në gjak për një vijë uji
Gjakmarrja ende zien në Shqipëri’. Më ketë titull USA TODAY nis reportazhin e saj dedikuar fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri. Historia e Aurora Kodrës, 16-vjecares nga Shkodra, e cila vuan papërgjegjshmërinë e familjes së saj, vihet në objektiv të syrit të mprehtë të medias amerikane, e cila duket se tashmë e njeh mirë kodin e rregullave të pashkruara kur shkruan se: ‘Aurora Kodra, 16-vjecarja me buzëqeshje sa ironike aq edhe të trashë dhe syzet që i mbulojnë pjesën më të madhe të syve, nuk mund të largohet si gjithë bashkëmoshataret e saj, nga banesa e saj, në zonënë qendrore të Shkodrës. Jeta e saj do të rrezikohej ngado që të shkonte, për shkak të një konflikti të vjetër, me një familje të zonës. Gratë e reja kishte qenë gjithmonë përjashtohen nga kodit të lashtë të hakmarrjes njohur si Kanuni, i cili zbatohet ende në malet gati te padepërtueshme të këtij kombi të vogël në detin Adriatik, por historia e Aurorës ndryshoi pasi familja e saj hyri në zinxhirin e hekurt të gjakmarrjes”,- shkruan Nadia Shira Cohen, e dërguara e USA TODAY në Shqipëri.
Historia e gjakmarrjes së dy familjeve nisi kur për shkak të një grindjeje, e cila nisi për një vijë uji, në arën e familjes Qukaj, mbeti e vdekur Maria Qukaj 17-vjecare dhe gjyshi i saj. Vrasja duket se ndryshoi historinë e gjakmarrjes, pasi Kanuni nuk parashikon vrasjen e një vajze. Edhe pse vrasja e një djali parashikohej na Kanun dhe nuk do e shmangte gjakmarrjen, vrasja e një femre ndryshoi rrjedhjen e historisë ndërmjet 2 familjeve nga Shkodra.
“Problemi me gjakmarrjes sot është se njerëzit janë duke përdorur vetë interpretimin e tyre personale e Kanunit që i përshtaten nevojave të tyre”, thotë Gjin Marku, drejtor i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, për USA TODAY.
Kanuni, ose Kodi i Lekë Dukagjinit ka ka ekzistuar në Shqipëri për 500 vjet, shkruan gazeta amerikane, duke i mëshuar faktit se teksti i Kanunit ishte ndaluar kur komunistët sunduan vendin në vitet 1970 dhe 1980, vitet e fundit në demokraci, Kanuni ka parë një rigjallërim, kryesisht në veri të Shqipërisë.
“Në një komb pa gjykata efektive dhe një qeveri e cila shihet gjerësisht si e korruptuara, Kanuni vazhdon të shërbejë për shumë si një Kushtetutë jozyrtare”,- shkruan gazeta.
Frika e familjes Kodra.
Shpresa Kodra , nëna e 16-vjeçares ndjehet e friësuar për jetën e vajzës së saj, ndaj nuk lejon që Aurora të shkelë jashtë shtëpisë. Për 10 vjet me radhë, familja Kodra jeton me kursimet dhe të ardhurat e trashëguara nga familje, kryefamiljari nga frika nuk e ka lënë kurrë shtëpinë, ndërkohë që djali i familjes, vetëm 20-vjec është larguar në Zvicër, ku kërkon Azil politik. Aurora i kalon ditët e saj në Internet, duke shikuar televizor apo duke lexuar në dhomën e saj të gjumit.
“Unë kam miq, por jo ato që kam pasur më parë”, thotë Aurora. “Ju e dini, kur merr në distancë më të thellë, gradualisht zbehet marrëdhënia, derisa zhduket plotësisht.”, mbyll me citimin e Aurorës, reportazhin e saj USA TODAY.
Reportazhi i mëshon faktit të mos veprimit të ligjit dhe pamundësisë së komitetit ët gjakmarrjes për të shuar konfliktet, kur Kanuni interpretohet gjithmonë e më shumë sipas ‘kapricove’ personale të njerëzve.
Tone, Mara dhe Liza shikojnë TV në shtëpinë e familjes Luci në Tiranë, Shqipëri.Familja Luci ka qenë në gjakmarrje që nga viti 1997, kur një anëtar i familjes ka vrarë tre persona.
JU LUTEM STOP MEDJAVE ME DEFORMIMIN E TE VERTETES!
—————————————————————————–
Me njeren nga familjet ne konflikt une kam lidhje gjaku,qe ne fillim te konflikteve une jam ne djeni te situatave te krijuara.
Familja Qukaj e ka hap vet sherrin me familjen e Bajraktarit te zones,
Dy djemet e Bajraktarit te Bajrakut Kir kan ma se 30 vite qe nuk banojne ne fshatin e tyre te linjes Kasnec,Aty jetonte vete Bajraktari me te shoqen e tije e cila eshte dhe Halla ime,Pas vitev 90 te dy djemet dilnin dhe ndihmonin Babajn e tyre per te mbledh frutat e stines,Njeri nga djemet e shpis Qukaj filloj te behej si i par ne lagje,duke hap gjoksin larte e poshte duke vendosur rregulla te reja,dhe duke mos zbatue ato te vjetrat qe historikisht i kishin te trashiguara dhe rregudhatori per ti zbatue ne ter zonen ishte vete shtepia e Bajraktarit,Konfliktet ishin kryesisht per rradhen e vaditjes,dhe bluerjes ne Mulliren e lagjes e keto rregulla kush i ka dite ma mir se shtepia e Bajraktarit ku ka zbatue dhe kanunin dhe nderhyre me burrat e Bajrakut te Kirit kur ka ken nevoja,Sa her u hapnin konflikte Policija ka qen ne djeni te ketij konflikti,jan shoqeruar te dyja palet kan ber dhe betimin para autoriteteve te qytetit te Shkoders per kete pune,perseri Djali i shtepis Qukajve le se smbajti fjalen po nje dite pranvere shkon ne shtepin e Bajraktarit dhe ban za,Djali i madhe i ndjeri Noc Prroj i pergjigjet Bujrem sic e ka pas zakon shtepia e tij gjithmon dhe shqiptari qe ti pergjigjet,mikut???? Miku i pa ftuar kur del ne der Nodci e qedhon me pistolet pa pa paelajmerim dhe e len te vdekur,Dera e shtepis Bajraktarit u mbylle pasi keta jetonin ne shkoder dhe emigrim prej vitesh,Familja Qukaj perseri ben sherre dhe me banor te tjer duke then qe ne shtim dhe vram deren e Bajraktarit dhe sna del kush perpara,Shumica e meshkujve te shtepis Qukajve u larguan dhe ne emigrim,Plaku i tyre u shoqeronte ose me meshkuj nen moshe,ose me grat e shtepis,Po burrat e Dukagjinit se kan pas zakon te te marrin dor zan gra dhe femi ne kesi rastesh,Burri qe eshte burre s’duhej te meshifej pas fustanit te grave,Te gjithve na vjen keq per vrasjen e te ndjeres Marije po ajo eshte viktim e gjyshit te saj,Aj e ka perdor per mburoj sa her ka ndjer rrezikun,edhe ekzpertiza e ka then nje gje te tidhe qe ajo eshte vrar gabimisht dhe ne trup ka pas vec nje plumb,kurse Gjysht 2 apo tre,shenjestra ka qen Gjyshi,Burrat kur dojne te marrin gjak nuk shtjen ne gra dhe femi,Para shtepa e Bajraktarit e ka dit mir kete dhe e din,Po dhe kjo vrasje s’eshte ber nga Shtepija e Bajraktarit,sipas goj dhenave ehte ber nga nje katund tjeter dhe Bajrakut tjeter,Une e kam then dhe sterthen te verteten shum her e kam shkruar ne shum medja,kam sinjalizuar dhe organizatoret e protestes qe thoshin Stop Gjakmarrjes,kjo gjem qe ka ndolle ne Kasnec ska lidhje me gjakmarrjen kjo eshte aksidentale sduhet ngatrruar gjerat,Ju lutem te gjitha medjave te shkruara dhe vizive mos ja futni kot po hetojen situaten deri ne fund,merrni kontakt me punojsit e policise,Mos u bazoni ne fjalet e familjes Qukaj se sot aj ka hadhe disa ne burg,disa u vran kot nga futidheku i tyre,disa kan marre rrugat e sdin ku jan,dhe sjan ne gjenje te dhogjikojne ato cfar thon,se dhogjika e tyre ka pas humb me koh,se su donte te hapte konflikte me as nje familje e aq ma teper me shtepin e Bajraktarit te se njejtes Lagje dhe te njejtit fshat qe gjithmon kan nda hadhet e jetes ne te mir dhe ne te keq bashk,Prandaj keni kujdes kur flisni per kanunin,ju te medjave se kohet e fundit shum e ken perdhos,Kanuni eshte kushtetut po te zbatohej nen per nen e paragraf per paragraf te tije ,Ne as nje rreshte nuk thot te vriten Grat per gjak,Faleminderit,L,S,MI.