Kisha e Lutjes

Elinda Marku

San Giovani Val D’Arrno … Nje qyteze skaj Firences. Dite e Hane. Bridhja vetem. Hyna ne Kishen qe s’shkuem te Dielen. Ne te djathte te hyrjes, mora nje broshure te shkrueme ne gjuhen inglize. N’shqip s’kisha pse kerkoja me e gjete nje. Ndoshta se ende talianve u duket palidhje me perkthy gjithecka, me perkthy dicka edhe ne shqip. Anipse n’Itali jetojne, vdesin, lindin, shkojne e vijne ma shume shqiptar se sa ingliz e amerikan.

Nejse.

Ne broshure tregohej shkurt historia e kishes  qe, para se te bahej kishe ish qene shpi te varferish. Njaty ku tash ishte Lteri, ish qene votra e dikurshme, rreth te ciles rreshtoheshin dy te vdekun; burre e gru . E dy te gjalle. Nje foshnje e nje plake. Plaka ish gjyshja e te vdekunit. Foshnja isht i biri i te dyve. Vdekja kish fitue. Ani se dy me dy. Ani se barazim ne numer. Plaka me gjithe foshnjen ne preher ish ule midis dy te vdekunve, dhe i lutej Zotit. I lutej Zotit, jo me ia ngjalle te vdekunit. Lutej Zotit ta ndihmonte t’mos i vdiste foshnja unit. Mbas lutjes e kish keput nje vrap i gjumit. Sa n’ora ish zgjue. Kish ndje t’i lagej gjini i djathte. E zbuloji gjinin. I ish kthy qumeshti. …

Mu ngulit bindja se Qumeshti ma sa Drita, kurre nuk shterrin, kurre nuk zhiren. As atehere kur lutjet tona shterrin, as atehere kur lutjet tona zhiren.

Ende sot e kesaj dite nuk e di a e mesova emrin e kesaj kishe. Vete me veti e quaj kisha e lutjes. Ende sot e kesaj dite nuk e di a kam qene ndonjehere ne San Giovanni Val D’Arrno. Ende sot e kesaj dite nuk e di a kam dite me lexu ndonjehere ne gjuhe tjeter pos shqip. Me gjase kjo kishe asht Kisha e Lutjes, e ngritun diku buze lumit Fan’ . Por, ne paça qene n’itali, e n’paça dite me lexu inglisht, nuk e di pse brenda kokes time me çukit nje pyetje. – Ç’ka ka lyp kjo plake shqiptare, n’San Giovanni Val’D’Arrno???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *