SHBA: 13 të vdekur dhe 10 të plagosur nga një aksident tragjik
Mendohet se viktimat janë klandestinë që po kalonin kufirin në mes Meksikës dhe SHBA
San Antonio Texas: Një kamionçinë e tipit Ford ngjyrë e bardhë, në karroceri ishte tjetmbushur me gati njëzetëedy a njëzetëetre njerëz, që mendohet se ishin klandestinë, u “shkatërrua”, mbasi është përplasur me një objekt anës rrugës, në juglindje të Teksasit të dielën në mbrëmje, duke lënë të vrarë të paktën 13 njerëz dhe duke plagosur 10 të tjerë, njoftoi televizioni CNN pak më parë.
Njoftimet e para thonë se të paktën gjashtë nga viktimat që u dërguan në spitalet më të afërt në San Antonio qendrën spitalore Corpus Christi, i shpëtuan jetës tha oficeri i policisë rrugore Gerald Bryant nga ” Highway Patrol Texas” duke shtuar se:” Të gjithë pasagjerët duke përfshirë edhe shoferin ishin të dëmtuar sipas kushteve të tyre, ndërkohë , u konstatua se dhjetë prej tyre vdiqën në vend – dy të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e pësuara në aksident” tha ai.
Dhe po sipas rojeve të patrullës thuhet se “Të paktën dy nga të vdekurit janë fëmijë, dhe u dërguan në Filialin në Houston.”
“Kamioçina ka qenë përplotë me “pasagjerët e shumtë” të cilët ishin në karrocerinë e kamionçinës,” tha Lt Glen Garrett i Departamentit të shtetit të Sigurisë Publike, të cilët gjetën vdekjen . Patrulla Kufitare dhe Emigracionit dhe agjentët e zbatimit të ligjit, policisë doganore, ishin thirrur në vendngjarje, nga kalimtarët.
“Bazuar në mënyrën e udhëtimit, mënyra se si njerëzit ishin vendosur në karrocerinë e kamionçinës, ka shumë probabilitet të ketë ka qenë, një “aventurë e kobshme” me emigrantë të paligjshëm që udhëtojnë shpesh herë në këtë zonë kufitare dhe mundohet për të hyrë në territorin e SHBA, duke shkuar drejt veriut nëpërmjet autostradës I- 59″, tha Garrett.
Më sakëtësisht aksidenti tragjik ka ndodhur në segmentin F-250, dhe drejtimin e ekspresit I- 59 për të dalë sa më në veri të SHBA, kur kamioçina e tipit Ford,doli nga rruga nga që humbi kontrollin nga shpejtësia e madhe në afërsi të qytetit Goliad – rreth 90 kilometra në juglindje të San Antonio – dhe u përplasë në dy pemë të mëdha, njëra pas tjetrës tha Bryant, duke shtuar se viktimat ishin meshkuj dhe femra dhe kanë qenë fëmijët dhe prindërit e tyre ” tha ai.
“Në 38 vitet e mia si oficer, kjo është një prej aksidenteteve më të rënda, që unë kam aprë dhe unë kurrë nuk kam për të parë, “, ka thënë roja e patrullës së Trupave të policisë Rrugore Lt. Glen Bryant .
Megjithse, koha ishte e thatë dhe mjaftë normale në kohën e aksidentit, dhe nuk kishte prova të alkoolit në vendin e ngjarjes, dhe nuk automjete të tjera kanë qenë të përfshirë në aksident, është mjaftë e paqartë pse kamion doli nga autostrada, duke u përplasur në atë mënyrë me dy pemë, ka deklaruar Lt Glen Garrett i Departamentit të shtetit të Sigurisë Publike, i cili së bashku me Patrullën Kufitare të Emigracionit dhe agjentët e zbatimit të ligjit, policisë doganore, u gjendët menjëherë në vendngjarje ./BEQIR SINA/
this subject can give us a great discussion, thanks for sharing it.http://www.maladiretasegmentada.com.br