Prishtinë, 23 korrik 2012, NOA – Mirushe Gashi-Miftarin e dallon diçka nga të gjithë biologët tjerë të botës. Askush nga ta më përpara nuk kishte vërejtur ekzistencën e një proteine tek kurrizorët e ulët dhe te kurrizorët e lartë. Shqiptarja nga Prishtina po.
Gashi-Miftari (e lindur në Prishtinë) zbulimin e saj e ka bërë në Norvegji te Universiteti i Bergenit në vitin 2009. Proteina e detektuar është emëruar LL (ose leukolektin).
Hulumtuesja e sotme e kompanisë biomjekësore norvegjeze “AquaBiotechnology” është e doktoruara e parë në lëmin e biologjisë molekulare nga Universiteti i Prishtinës.
Gashi-Miftari në Norvegji kishte shkuar në vitin 2003 me një grant gjashtëmujor nga Këshilli Shkencor Norvegjez KSHN.
a.k/noa.al
23 korrik 2012
eshte kenaqesi te degjosh se nje kolege e imja ka arritur ne kete nivel shkencor ju uroj te gjitha te mirat dhe shpresoj se nje dite do te mund te komunikojme nese do keni kohe dhe disponim
mund te komunikojme ne kete add time mediccus@hotmail.com