Emrat e viktimave te vrare ne masakren Aurora

SHBA : Emrat e viktimave të vrarë në masakrën Aurora
 BEQIR SINA, New York
 Më shumë se 100 veta hynë në atë kinema… atë “natë të zezë”, dhe 12 prej tyre hynë….. për të mos dalë më të gjallë prej andej. Por, për të “fluturuar” për në jetën e amnueshme! Ky ishte fati tragjik i 12 viktimava të çmendurisë së pakuptimtë të një të riu amerikan 24-vjeçarit, i indetifikuar James Holmes, në mesnatën e premierës së serisë së re të serialit “Batman” në Colorado të Shteteve të Bashkuara,
AURORA – COLORADO : Media amerikane kan marrë emrat e viktimave që u vranë të “premten e zezë” me 20 korrik 2012, të lëshuar nga zyra e mjeku ligjore e policisë federale e Shteteve të Bashkuara, dhe ka raportuar për çdo njerin prej tyre në mënyrë paksa të detajuar. Shumë prej tyre ishin të rinj e të reja – madje edhe një fëmijë një egjell i “lëshuar” prej Zotit . Duke shfletuar gazetat amerikane sot dy ditë pas ngjarjes, po përpiqem që të përfshijë disa shënime në lidhje me jetën e tyre dhe zemrën e thyer (dhe nganjëherë heroike, vetë-sakrifikimit për dashurinë apo fëmijët e ndonjërit prej tyre) në rrethanat e vdekjeve të sejcilit prej tyre.
 Më shumë se 100 veta hynë në atë kinema… atë “natë të zezë”, dhe 12 prej tyre hynë….. për të mos dalë më të gjallë prej andej. Por, për të “fluturuar” për në jetën e amnueshme! Ky ishte fati tragjik i 12 viktimava të çmendurisë së pakuptimtë të një të riu amerikan 24-vjeçarit, i indetifikuar James Holmes, në mesnatën e premierës së serisë së re të serialit “Batman” në Colorado të Shteteve të Bashkuara, në atë shfaqjen të mesnatës së filimit ” “The Dark Knight Rises – Kalorësi i errët ngrihet”, filimit të Hollivudit që pas kësaj ngjarje, thuhet se ka thyer rekodin me 130 milion dollarë.
Po e filloi jo pa qëllim me emrin e Jessica Redfield! Mbasi ajo më shumë se viktimat e tjera, ka një histori e cila lidhej me faktin se një vit më parë, “engjulli” kishte e mbijetuara e një sulmi të ngjashëm në Toronto të Kanadasë. Pikërishtë 2 qershorin e vitit të kaluar në një masakër në një qendër tregtare. Pas sulmit, Jessica një kroniste sportive që dashuronte futbollin dhe hokejin, do të deklaronte atëherë se ishte me shumë fat që kishte shpëtuar jetën.
Ndërkohë që po ato ditë, në Twitter do të shkruante: “E çuditshme se si jeta jonë është e gjithë në dorë të rastësisë. Ai moment me ndryshoi jetën, të gjithëve që ishim të pranishëm na ndryshoi jetën! Asnjëherë s’mund ta dimë se kur do të marrim frymë për herë të fundit”.
Mirëpo ja që fatkeqësisht, “rastësia” këtë herë nuk ishte me Jessica-n e cila mbeti e vdekur nga të shtënat në kinemanë e Kolorados, ndërsa personi me të cilin shoqërohej mbijetoi.
Ne thanë disa gazetarë amerikan tashmë po shkruajm për një vajzë që “ëndrronte” të bëhej gazetare – Jessica Redfield ose i thirrej ndryshe Ghawi . Ghawi, është emri i vajzërisë së gjyshes së saj. Ajo ishte 24 vjeçe dhe i përket komunitetit të medias, mbasi ndoshta do të ishte një reportere e mirë e lojës së hokej mbi akull. Deadspin një koleg i saj – pas vdekjes ka postuar një reportazh mbi vdekjen e saj – disa foto ku njëra prej tyre është marrë nga intervista e saj me një lojtarë hokej . Ajo vetë në blogun e saj ka gjithashtu edhe një video të qeshur të saj – si një praktikante, duke u përpjekur që të intervistojë një lojtar hokej mbi akull.Ajo gjithmonë patë kërkuar të jetë një gazetare, por “një plumb që ra në zëmer” të saj, e bëri atë të mos kishte një shans.” të këtillë.
Veronica Moser-Sullivan 6- vjeçare ishte viktima më e vogël e masakrës, e cila ishte në kinema duke parë premiren e filimit, në një shfaqje të mesnatës së filimit ” “The Dark Knight Rises – Kalorësi i errët ngrihet”, me nënën e saj Ashley Moser . Veronica, sapo kishte filluar një kurs që të mësonte notin të martën, njoftoi Associated Press. Gjatë masakrës në kinema edhe Nëna e saj ishte plagosur rëndë, por jo të jetë vrarë në atë sulm të trishtueshem dhe jashtë çdo rreziku për jetën. Media amerikane shkruan se ajo “ende po kalon momentet tronditëse brenda dhe jashtë vetëdijes. “Ajo e di që u hodhë të shpëtoi vajzën e saj por ende nuk e di se vajza e saj ka vdekur,” sipas një reportazhi të gazetës së Clolorados Denver Post.
John T. Larimer, 27 vjeçarë, ishte një marinar i flotës së marinës së SHBA, nga qyteti Crystal Lake i Illinois, raportoi për të ABC News dje. Ai ishte një teknik cryptologic, i cili i ishte bashkuar të marinës amerikane mbi një vit më parë dhe ai kishte qenë i vendosur në Aurora që nga tetori 2011, sipas gazetës Chicago Sun-Times.
Alexander J. Boik, i cili është banorë nga Aurora, ishte 18 vjeç dhe një i diplomuar i kohëve të fundit në një shkollë të mesme, të këtij qyteti, i cili kishte planifikuar të marrë pjesë në Kolegjin Rocky Mountain për Artit dhe Dizajnit, ëndërronte të që të studionte dhe të bëhej mësimdhënës i artit dhe të dizanjit dhe ëndrronte që të kishte studion e tij, thanë ata që e njofin. Por, ja që fati “nuk deshte” ëndrra e tij u vra në mesë me 20 korrik 2012
Jesse E. Childress, 29 vjeçare, i fejuar ishte me origjinë nga Qarku Thornton shumë pranë qytetit të Aurorës në Colorado. Ai ishte një operator i sistemit cybersystems në detyrë aktive me skuadronin 310th Force Support Squadron në bazën Buckley Air Force shumë afër qytetit Aurora, sipas CNN.
Jonathan T. Blunk, 26 vjeçarë , ishte edhe ky një ushtarak, i cili mori një plumb “vdekjeprurës”duke mbrojtur shokun e tij – Jansen 21 vjeçarë, sipas NBC. Blunk, i cili ishte martuar në vitin 2007 , ishte të shtunën në Reno, Nevada, për të parë gruan e tij, vajzën 4-vjeçare dhe djalin, 2 vjeçarë. ” Jonathan Blunk ka shërbyer 5 vjet në uniformën e marinës amerikane, duke përfshirë edhe pjesmarrjen me një luftëanije nga baza e saj San Diego në Gjirin Persik
Rebecca Wingo, 32 vjeçe, ka punuar në Restorantin “Joe’s Crab Shack” në Aurora dhe ishte duke marrë mësime suplementare në një kolegj komunitar, për t’u bërë ndoshta një menaxhere e kualifikuar. Babai i saj ka konfirmuar vdekjen e saj në Facebook dhe tha (jo çuditërisht) se ai ishte “i pangushëllueshëm” për vdekjen e bijës së tij, për këtë tronditje të madhe, që ende nuk e beson se vajza e tij ka vdekur.
Alex M. Sullivan ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 27-të, në kinemanë e “vdekjes” kur ai u qëllua. Ai dhe shtatë bashkë-moshatarë, shokë të tij , të cilët pasi kishin darkë -uar më parë në një lokal që quhet Red Robin, atë mesnatë kishte marrë pjesë në masakrën e të “premtes së zezë”, në premierën në shfaqjen e mesnatës së filimit ” “The Dark Knight Rises – Kalorësi i errët ngrihet” shkruan Daily News. Shtatë të tjerët u plagosën nga të shtënat, por asnjeri prej tyre përveçse Alex M. Sullivan, fatëmirësisht, nuk mbeti i vdekur.
Gordon W. Cowden, 51 vjeçarë, nga Aurora ishte më i vjetëri i viktimave të vrarë në kinemanë Century Aurora 16 complex në Aurora Town Center. Familja e tij lëshoi këtë deklaratë: “I përjetshëm kujtimi i tij, Ai ishte pronar i një biznesit të vogël, ishte me të vërtetë një Texasman, që e donte jetën dhe familjen e tij. “Një udhëtar i kësaj jete” i zgjuar me një ndjenjë të mprehtë të humorit. Sipas familjes së tij – ai do të mbahet mend për përkushtimin ndaj fëmijëve të tij dhe gjithmonë duke u përpjekur për të bërë vetëm mirë për të bërë gjënë e duhur, pa marrë parasysh pengesën ose vështërsinë. ” Cowden, sipas tyre kishte marrë me vete në kinema atë natë tmerri edhe dy fëmijët e tij adoleshente. Të cilët natën e të shtënave falë mrekullisë që bënë Zoti! kan shpëtuar pa u dëmtuar nga kjo tragjedi e pakuptimtë.
Micayla Medek, 23 vjeçare, një vajzë e re, që e ka identifikuar veten në faqen e saj në Facebook si punëtore në një metro në Aurora. Miqtë e saj e dinin se ajo ishte plagosur, kështu që ata u përpoqën për ta shpëtuar atë natë duke e nxjerrë jashtë teatrit, por personeli i urgjencës i ndali ata sepse kur mbrritën forcat e emregjencë, mjekët thanë se ajo ishte e vdekur.. Ajo vdiq qysh në kinema, në bazë të infromacionit që ka siguruar gazeta Los Angeles Times.
Alexander Teves, 24 vjeçarë, sapo kishte marrë një diplomë për master në Psikologji dhe Këshillime psikologjike në Universitetin e Denverit në qershor, ka raportuar Boston Globe. Caitlin një shoku i tij, tha në Twitter se Teves mori një plumb për të shpëtuar të dashurën e tij Amanda, të dashurën e tij. Mirëpo teksa e “përdori veten si mburojë” për të dashurën e zemrës, duke bërë atë sakrificën më sublime, u vra vetë, sipas televizionit ABC News.
Mateu McQuinn, 27 vjeç, edhe ai u vra sipas medias amerikane teksa “iu hodh vdekjes ” për të dashurën e tij Samantha Yowler. Kështu të paktën deklaroi vëllai i saj Nick Yowler, 32 vjeçarë, i cili thotë se edhe ai gjithashtu u përpoq që ta mbrojë atë. Nick Yowler u qëllua në gju dhe e bëri atë të jetë gjallë e jashtë çdo rreziku për jetën, tha një avokat i familjes së tij për gazetën New York Times

One thought on “Emrat e viktimave te vrare ne masakren Aurora

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *