Poetëve u dhimbi dhimbja ( Kushtuar Ali Podrimjes )

Poetëve u dhimbi dhimbja

  – Kushtuar Ali Podrimjes-

Elinda Marku

 

 

Po thone…

 

Po thone se vdiq Ali Podrimja
T’u thafte thasha
Qysh vdiska poeti!!!
Poetit i ka ra
vdekja hasha.

 

 

Kish thanw Podrimja…

 

Ç’eshte kjo dyndje kaq e madhe

Me shku n’mort te pavdekshmit

Me qa me lot famoz nje poet

Qe nuk ia ndjen per vdekjen.

Kish thane Podrimja

Ne mos nuk u shkruj ma

Nuk ken pse me ba si te terbumit e dhimtes

Une e di si dhimb vdekja e te dashtunit

Ta dini se nuk u dhimb ma shume

Se me dhimbi Lumi mu

Provojeni per here te pare ne jeten tuj

Te mos shtireni s te mire ne vdekjen time.

Nuk kam vdek, jo!

Kam shku mbas Lumit

Shkova se kam çka ti kallxoj.

Paj, Kosova u çlirua!

 

21 Korrik 2012

 

 

Nga Naim Kelmendi

 

 

POETI DHE VDEKJA

(Ali Podrimjes)

 

Vdekja dhe poeti asgjë të përbashkët nuk kanë

 

Mund ta lësh veç shpirtin shenjt ku të duash

Në një rrugë franceze sikur bëri Ali Podrimja

Gjithkund në Evropë apo botë apo dhe në Ballkan

 

Ngase vdekja dhe poeti asgjë të përbashkët s’kanë

 

Kalon veç vigun siç thoshte Azem shkreli dhe shkon

Përjetësia është e poetit dhe aty vargu t’kujton

Mallëngjyeshëm gjithmonë në rrjedhë kohërash

Dhe shpirti yt është gjithkund e në secilin varg

Ligjërim rrugëtimesh dhe agimesh dhe kujtimesh

 

Ngase asgjë të përbashkët nuk kanë poeti dhe vdekja

 

Veç ndërron formë jeta e vargut dhe fjala e tij

Ligjëron dashurinë e përjetshme dhe merr pak nur

Të përjetshëm mbi emrin, mbi fjalën e pathënë mbi kohë

I bie cep më cep atdheut siç e do te tërin deri në fund

E bëhet i lashtë sa jeta, sa koha dhe bleron rrënjë në gur

 

Ngase s’kanë asgjë të përbashkët vdekja dhe poeti

 

Ligjërim i bukur rrjedhë fjala rrjedhë, vargu dhe pak zjarr

Shpirti aty ku e kanë lënë dje në ditën që harroi veç orën

E kemi në log t’kohëve mengjeseve e mbrëmjeve e mesjetëve

Gjithmonë në hirin dhe në shkrumbin e fjalës tij digjemi ngapak

Dhe ngrohemi e zgjohemi e gjejmë hijen e tij në secilin breg deti

S’kanë asgjë të përbashkët vdekja dhe poeti

 

Prishtinë,21 korrik 2012

10 thoughts on “Poetëve u dhimbi dhimbja ( Kushtuar Ali Podrimjes )

  1. S’ka vdekje qe i nxe poetet

    Shkoji me u pa me Lumin

    Shkoj me u pa ne Lumin

    s’i bani zemra me u kthy !

    U shkrine me njani tjetrin

    u shkrine ne njani tjetrin…

    Ne bubrrojme poezine

    testamentin e perjetesise .

    Mbrame i pashe…

    Podrimjen e Lumin,

    Shkrelin e Gjetjen,

    Jamarbrin e Dorin’,

    Lagushin e Fishten,

    Martin Camajn e Rreshpjen

    aspak s’mu dhimbsen,

    zili i pata.! …

    Ma banin me shenj,

    t’mos mbartia merak,

    mos t’kisha zili

    ketu nuk bajme vdekje.

    m’thane…

    bajme prap poezi.

    kij mendjen e lexona,

    n’ndonje dite me shi…

  2. Lum Poeti

    Lyp e kerko, lyp e kerko
    Podrimja Lumin
    e vdekja Podrimjen.
    Podrimja lumin e mberriti
    po vdekja jo,
    asnjanin.
    Kush e njohu Pordimjen
    e s’ia deshi Lumin
    edhe ate te poezise?

  3. Ma shume po i duem te vdekunit se te gjallet!

    Paj t’kishim m i dashte edhe te vdekurit.
    I duem te vdekurit sa jane ende po u stof,
    sa jane ende pa u varros,
    sa jemi ende pa u kthy prej vorreve.
    Se mandej, sa n’ora i harrojme
    se nuk na duhen
    se nuk i duem masa i deshem
    kur i patem .

    Yyyy sa kane vdeke e jane harrue
    disave edhe vorret ua kemi hup e dhunue.
    e dridhna si shelnja n’uji para vdekjes tone
    tuj lepij gjithe c’kena pshtyj boll diqysh t’na kujtojne

  4. Nese nje shkrimtar nuk e vlereson letersine ma shume se jeten, ose te pakten sa jeten, ky nuk asht shkrimtari. !!
    -Per cfare tjeter mund ta jape jeten nje shkrimtar , nese nuk e jep per letersine?
    -Si mund ta kembesh nje gje te perjetshme si letersine me nje gje te perkoheshme si jeten?
    -Letersia nuk shkruhet vetem duke rrojtur, ajo me e madhja letersi shkruhet bash duke vdekur.!(e.m)

  5. I njajti Diell i vjeter
    del cdo nadje
    i ri flake!
    Ktij kombit tim
    t’lashte
    vaku i ka ardhe
    me rilind
    flake i ri
    Cka pret?!

  6. “Njeriu i ngjan lutjes se tij te pandigjueme
    deshirave te tij te pabame”.

    Per 50 vjet rrjesht
    deshirat dhe lutjet tona
    emigronin pertej detit pa ne.
    Tash 20 vjet lirisht
    shterngohemi me shku
    mbas deshirave dhe lutjeve
    te cilat nuk na njohin ma
    e kthehen….
    luten e deshirojne
    t’kthehna e t’bahena bashke.

    (varianti origjinal)

    Kur na rrinim lidh n’atdhe
    lutjet dhe deshirat iknin emigrant’.
    Tash qe ne emigrojme
    deshirat bashke me lutjet
    jane kthy …
    deshirojne e lutin kthimin tone.

  7. Me ze gjumi pa m’dale malli
    si fushen ortektu e ze
    mbasi ka pushu bora,
    po s’asht shkri
    mbasi ka dale dielli,
    po s’asht vere!

    Me del gjumi pa dale drita
    pa ra zilja e ores
    qe u rrzu prej murit e ra
    grumbull n’toke
    po s’u thye.

    ora e deshires bjen
    perdit m’thote:
    Lutu te kthjellet qielli
    nga ke me u kthye!

  8. POET ME IDENTITET

    Ec,e ec me dhembjen
    në gji
    nëpër poezi
    se ndalën vapë,furtunë as dimra
    rrugëtoi Podrimja.
    Me plot atdhedashuri
    me zjarrin në gji
    nëpër diplomaci plehërash
    Kosovës i dha identitet
    e sistem vlerash.

    Me dashuri në shpirt
    penë e letër në dorë
    i tha kohës së ligë
    ja ku jam”Unë Biri yt Kosovë”
    Kohës së ligë i tha me zë
    Qençe nuk jetohet më
    Vitet kalonin
    Podrimja gjëthnjë i ri
    gjëthnjë në shërbim
    për Kosovë e Shqipëri
    fe dhe parti,i shkriu në poezi.

    Tha:Krejt çka duhej thënë
    shkrou:çka duhej të shkruhej
    vdekjes nuk i druhej
    Tokë me nda nuk kam
    është e Kosovë nënës
    hasmi në rrotë të samës

    Biri i poezisë
    në shërbim të shqiptarisë
    e shkriu nga zemra
    mjeshtërisht ia dha brumin
    ndërtoj kryeveprën”Lum-Lumin”

    Penën e pate
    jetë edhe pallë
    gjëthmonë mbetesh gjallë
    veq se më pushtoi
    ky malli sot
    po të përbejë në të madhin Zot
    mos ta bëjë rëndë
    po derdha ndonjë lot?
    Në krye të detyrës
    or miku i vjetër
    shtatin në Mal Ladove
    Lumin kryevepër
    na dhe identitet.vlera e kulturë
    vdekjen kurrë se njohe
    as nuk do të vdesish kurrë…..

  9. Kam hasur shkrime gazetash me tituj”Shuhet Ali Podrimja”!Kjo është një gabim i madh.Ali Podrimja,i la nje identitet kulturor te pasur kombit tone.Ai nuk shuhet por veprat e tij dhe kujtimet për të do të jetojnë nëpër brezni…..

  10. ndoshta Ali Podrimja është duke bërë shoqëri me Ndoc Gjetjën në majat e një Olimpi qiellor, ne këtu kemi shumë nga shpirti i tyre për t’u ngrohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *