Vritet me thikë, Dino Hasanaj, drejtor i Agjensisë së Privatizimeve




Ka vdekur nga plagët e marra me thikë, Dino Asanaj, Shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, por mbetet e paqartë lokacioni i saktë dhe motivet e këtij akti.
Më herët, njerëz të afërt me AKP’në, i kanë thënë Express se Dino Asanaj tashmë po trajtohet në QKU.
Qendra Klinike Universitare njoftoi se Dino Asanaj i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjikal, por nuk shpëtoi.
Mjekë të kësaj klinike thanë se gjendja e Asanajt ishte e rëndë. Ai kishte plagë të rënda në fyt dhe afër zemrës.
Një zyrtar policor ka saktësuar se Dino Asanajn e kanë therur me thikë në zyrën e tij, në AKP.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ku ka punuar Asanaj është themeluar si një organ i pavarur publik që ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *