ENGJELLORE
E di që je mbështjellë
me çarçafin e bardhë,
qe ngjason me shpirtin tënd
të rrallë!
Që, sa herë e ngriti kokën buzëqeshi.
E mbaj mend kur më the,
Fytyra e ngrysur nuk i shkon askujt!
E mbaj mend edhe kur më the:
një shtrat qe është krijuar për dy persona,
nuk mbjellë farën e dashurisë.
Ngjall epsh dhe lumturi.
Por, veprimi yt dëshmon çka zgjedh ti.
Çdo gjë ka dy anë
si monedha, qe trurin ta shpërlan
por, e di çfarë?
Monedha më ngjan edhe
Me dikënd tjetër,
ndoshta edhe e di,
S’ka kush të jetë tjetër ore,
çka hutohesh?
Me qenien me të bukur.
Të gjithë vrapojnë pas saj.
Por, të dyja kanë të njëjtën veti,
nuk ngopesh nga to,
si me qenë kafshë e jo njeri!
Madje, edhe të dyat të zbresin e të ngritin,
si një lëndë e pa shpirt për çdo fëmijë.
Po mua krejt çka me ka mbet,
besoj e di ti.
Me i shiku yjet që lozin pa ndërprerë
E, kur njëri prej tyre bie si shigjetë
Unë me të, së bashku me u tret.