Madhëria juaj Ponc Pilat: Në emër të vullnetit të shprehur nga turma, Urdhëruat kryqëzimin e Jezusit, Birin e Perëndisë, Dhe vetë dolët i larë nga mëkati i vrasjes Mbi të gjitha vrasjet që njohu bota. E keqja tjetër që s’po na shqitet, Pilat: I mësove njerëzisë Si të fitojë e keqja me vota.
PEISAZH DIMEROR
Dielli s’po ngroh më si dikur, Me rregullsi stinore, E pemët të mashtruara Po i çelin lulet më herët, Pa u ardhur stina, Dhe po abortojnë Prej ngricash të vona e të pabesa; Vajzat rrallë e më rrallë Po e sjellin në pajë Surprizen e natës së parë; Djemtë përherë e më vonë Po kërkojnë të burrërohen Prej zhgënjimeve që i presin; Burrat dhe zogjtë Po harrohen shtegëtimeve, Zonjat zotër shtëpie po bëhen, Pleqtë-gjyshër të mjerë, Rojtarë shtëpie, Tharë prej mallit, Shurdhuar prej vetmie.