TI ME FLET
Ti më flet për t’vërtetën tënde.
Koha bën e zhbën t’ vërteta.
E vërteta e prillit është trendafili
E imja, kurthi i një trilli.
Një murë ajri përherë na ndanë
Në kohën bosh, në kohë plot.
Koha e asgjësë, koha e çdo gjëse
Dhe koha kur shiu ishte lot.
Qetësija e erës plaget i rinë.
Se dashurija na qenka një vesë.
E ti je dhimbja e zotit..
Delikate si shportë me vezë.
Ti më tregon të vërteten tënde.
Me dhimbje vizatuar në sy.
Pllangat e trendafilave të prillit.
Të vyshkur në vetmi.
Zot, më jep durimin e skllavit
Të tejmbushem me ty.
NJE FEMER…
Peisazh
Me njëren dorë, përkund detin,
Një valë vjen tek bregu,
Si krah’ i bardhë fëmije,
del nga djepi.
Mi merr të gjithë guackat,
prej syve të mi!
E kaltër,e kaltër,e gjitha kaltërsi
Me doren tjetër bën një gjest,
Sikur hedh një pëllumb të bardhë
Ajri si fugë sillet pas saj.
Flatra, flatra, flatra në erë,
deri sa dielli hyn në lojë,
duke e kthyer gjithçka në kristal.
Pemë, zogjë, ngjyra vezulluse,
flatra prej ere..
Një femër, me trup të bukur,
shkrinë nëper sy,
butësinë e një reje
TE VONUARIT
Vitet 90.
Të parët erdhen Italjanët.
Dhe na veshen me rrobat e kishes.
E na thanë:
Grigja jonë e humbur.
Pastaj erdhen Turqit
Dhe na sollen sapun ‘Duru’
Dhe na thanë :
– Edhe Jahudi..Edhe të pa larë.
Pastaj erdhen Amerikanët
Dhe na thanë:
Ne u mësojmë të peshkoni
Në detin kapital!
Ne kishim naftë, po s’kishim makina.
Dhe u nisem në kembë.
Ca u mbytem në det,
Ca dolem në bregun matanë.
Ne kemi makinat e tyre.
Ata kanë naftën tonë!