Përse, nuk digjet flamuri ynë në SHBA ?

BEQIR SINA, New York
 Sërbët në Amerikë, janë si “pula” para shqiptarëve……
BENSONHURST BROOKLYN NY:Kjo, lojë e Sërbëve me zarar, “lojë me zjarrin”, i themi ne shqiptarët, nisi prej se kur Kosova tashmë e pavarur dhe e njohur nga 91 shtete, përfshirë shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës , shpalli pavarësinë e saj nga Serbia.

Çadi njohu Kosovën, dhe u bë kështu shteti i 91-të. Dhe, në këtë mënyrë Kosova, që ka vetëm katër vjet pavarësi, u bë shteti më i ri i Ballkanit, ndërsa qytetarët e saj realizuan ëndrrën shekullore plot mund e sakrifica, deri sa derdhën gjak për atë flamurë. Dhe, Kosova sot mbas një shekulli të një sundimi barbar serb, u njoh si shtet i pavarur që në ditët e para të shpalljes së saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku i madh dhe i përjetshëm i shqiptarëve.
Ndërkohë, që Beogradi nuk e njeh Kosovën së bashku me aleatët e saj – Rusinë, Athinën, Nikosian, Bukureshtin, Madridin dhe Bratislavën, dhe po lobon nëpër botë të pengojë njohjen e më tejshmë – dy vjetë e gjysmë më pasë, se Kosova shpalli Pavarësinë në 10 tetor 2010, në Genova të Italisë, shpërthyen tensione në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Xhenovas, me gjasë jo sportin kësaj rradhe, por Kosovën. Një gangëster serb( i cili ndodhet në burg dhe nga frika e shqiptarëve, në Itali, kërkojë t’a dërgonin në burgun e grave) i njohur si huligan dhe i rrethuar nga tifozet serb – para se të nisëte pjesa e dytë e ndeshjes Itali Serbi, në shenjë hidhërimi dogji flamurin kuqezi.
Kështu, që sërbët duket se shumë vonë e kuptuan se Kosovën e kan humbur njëherë e përgjithmonë, ata tani kan nisur me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve, që do të merrte, përmasa të tjera po ndaj shqiptarëve. Ata vijuan udhën me të njëjtin veprim, duke shfryrë një urrejtje ndaj shqiptarëve duke sulmuar simbolet kombëtare tonat, flamurin kuqezi me shkabën me dy krena. Nëpër stadiumet e tjera të Europës, prej nga mikja e tyre tradicionale nga Rusia, Greqia, Maqedonia, dhe së fundi dje edhe në Zvicërën neutrale, ata po djegin flamurin tonë, ku nuk kan munguar as këtë herë slloganet anti shqiptare si ajo “Kosova është Serbi”.
Mirëpo, një fakt është: se në të gjithë Europën këta sërbët mund t’a djegin flamurin tonë, flamurin e larë me gjak, por Kurrë! Kurrë! sa të jenë gjallë se djegin dotë dhe nuk “piptijën” sa të jenë gjallë në SHBA.
Këtu jo vetëm se ka ligje, por edhe ka një shtet, që i mbronë shqiptarët dhe çdo kombë. Sepse në se mbi 150 kombe që jetojnë në Amerikë do të digjnin simbolet e njëri tjetrit në shenjë urrejtje, atëhere këtu plaste anarkia. Por, në SHBA, ka edhe Shqiptarë!( të kuptohemi jo se nuk ka shqiptarë në Europë, por Europa për ne shqiptarët është përcaktuar shumë bukur nga vargjet e potetit tonë të madh At Gjergjë Fishtës) që e kanë treguar veten para Sërbëve të Amerikës se “kush janë Shqiptarët” . Megjithëse, në Amerikën Veriore, sërbët janë pesë fishë më shumë se ne shqiptarët( kjo statistikë ndoshta vjen nga që para shpërbërjes së Jugosllavisë, të gjithë emigrantët që vinin në SHBA, regjstroheshin me dokumentacionin e asaj që dikur është quajtur Jugosllavi), nuk kan mundur të dalin asnjëherë kundra shqiptarëve për të protestuar, ashtu si dalin e veprojnë në Europë.
Më duhet për të përmendur vetëm një fakt, që e kam mbuluar vetë si gazetarë në New York.

 3 Prill 1999: ndërsa në të gjithë Europën kishte shpërthyer një valë protestash nacionaliste sërbe, nëpër kryeqendrat e saj – një grup sërbo – amerikanë, jo shumë të organizuar kishin dalë në rrugën përballë Kombeve të Bashkuara për të protestuar. Ishte diku aty rreth orës 5 :00 të mbas dites – kohë kur shumica e shqiptarëve vinin në punë në New York, dhe spontanisht u organizuan dhe u mblodhën aq shumë sa që dhe policia nuk ishte e përgatitur për të marrë masat e duhura. Shqiptarët, në njërën anë të rrugës dhe sërbët në anën tjetër që kishin mbetur një “grushtë” (mbasi shumica e tyre, u larguan kur panë se dolën shqiptarët) u acaruan aq shumë sa që gjendja u agravua . Një grup shqiptarësh filluan të godasin dhe hedhin në drejtim të turmës serbe sende të forta, si gurë dhe shishe , sa që u deshë ndërhyrja e policisë të ndalonte një përleshje “fizike”. Ndërsa, shqiptarët entusiast brohorisnin UÇK – UÇK – Free Kosova Free Kosova, USA USA, sërbët u larguan dhe nuk mbeti më “këmbë” serbi në rrugë.
Ky fakt argumenton se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Përse, nuk digjet flamuri ynë në SHBA ? dhe përse? Sërbët në Amerikë, janë si “pula” para shqiptarëve……
Ndërkohë, që tregon se dhe anën tjetër të “medaljes”, prej se kur nisi lufta e armatosur në Kosovë, dhe Kosova u çlirua dhe shpalli Pavarësinë e saj të njohur deri tani nga 91 shtete dhe shtetet më të fuqishme dhe më të mëdha të botës, si SHBA, Francën, Anglinë, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Kanadanë, Argjentinën dhe të tjerat, . Ajo tregon se kemi zhvendosjen tani të urrejtjes dhe protestave sërbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Dhe se ajo është e qëllimshëme, si strategji, e cila fillon me djegëjen e flamurit kuqëezi për të provokuar ndonjë konflikt të hapur, për nadrjen e Kosovës.
Por meqënse tani Kosova , është e pavarur dhe ka mbikqyrjen e Natos, urrejtja e sërbëve kudo në botë e orkestruar dhe e nxitur nga Beogradi, dhe tani nga Presidenti i sapo zgjedhur ultranacionalisti Tomisllav Nikoliq, jo vetëm që ka pasojë, apo por rrezikon shumë si një përpjekje e paparamenduara të një konflikti që serbët e veriut të Kosovës, po tentojnë të bëjnë për ndarjen e Kosovës. Përshkallëzimi i urrejtjes së sërbëve ndaj shqiptarëve, u është përshtatur atyre edhe nga mungesa e “vëmëndjes” së bashkësisë ndërkombëtare, gjatë menaxhimit të situatave që janë koherente për Kosovën. Ashtu si djegëja e flamurit kuq ezi dhe ashtu si ngjarjet në Mitrovicës nuk janë pa qëllim. Dhe sidomos ato janë që sollën në krye të Sërbisë, tani një “Millosheviq” tjetër, Presidentin ultranacionalist Tomisllav Nikoliq
Dy qëllimet kryesore, dhe udhëzuese të Beogradit ndaj bashkësisë ndërkombëtare – janë ndarja dhe mos njohja e pavarësisë së Kosovës, e cila tani është bërë një objektiv legjitim i sërbëve në Veri të armatosur dhe në perendim duke shprehur urejtje kudo ndaj shqiptarëve- Ky lloj stimuli duke luajtur me ndjenjat nacionaliste, djegjen e flamurit në këtë kohë, gjenerohet për të përdorur forcën për të arritur objektivat e kundërshtim të Pavarësisë së Kosovës. Kjo do të krijoi vështirësi të konsiderueshme për komunitetin ndërkombëtar në mënyrë efektive, për të mbrojtur një zgjidhje “jo-luftarake” për mbrotjen e civilëve dhe personat e që jetojnë në Veri të Mitrovicës, siç ishte edhe rasti më i fundit të vënjes së bombës në shtëpinë e një Shqiptari, ku mbeti i vrarë një kryefamiljarë shqiptarë.
Një gjë e tillë do të thotë se Serbia, jo vetëm që e ka humbur Kosovën dhe duhet t’i kthehet shumë shpejt realitetit, sepse në se Serbia do të vazhdojë kështu, vetëm duke ngjizur kudo përsëri shovinizmin e sëmurë të ultranacionalizmit të tyre, siç veproi edhe Millosheviqi me Kosovën në 1998 me fjalimin në Fushë Kosovë, natyrisht që ajo do të humbasë, edhe Vojvodinën mbasi qysh tani katër parti hungareze, dihet se kan zbardhur planin e tyre me kërkesën për autonomi si etnitet pakicë në Vojvodinë dhe në kuadër të Serbisë. Dhe si spekulohet se Serbia ka edhe një kushtëzimi i kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga ana e Rumanisë, e cila e ka ngritë tashmë çështjen e vllehëve, të saj – përkatësisht pakicës rumune, atje në kufi me Timisuarën.
Ndërkohë që një politikan kosovar ka thënë se :”Pasojat e politikës së Millosheviqit dhe fjalimit të tij para 24 vitesh, ka qenë një paralajmërim i tragjedive që ndodhën më vonë. Ato duket se hetohen edhe sot e kësaj dite. Në Serbi, në esencë, nuk ka ndryshuar gati asgjë nga politika e Millosheviqit ndaj popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë, e posaçërisht ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kanë ndryshuar vetëm rrethanat sepse Serbia më nuk është në gjendje të luftojë kundër askujt. Ndërsa pasojat për shtetet që kanë dalë nga hapsirat e ish-Jugosllavisë shihen në faktin se ato të gjitha përjetuan një shkatërrim apo stagnim dhe akoma po presin në rend për integrim në BE, përveç Sllovenisë. Politika e atëhershme e Millosheviqit ishte një politikë e çmendur. Por ajo politikë nuk mund të identifikohet vetëm me emrin e Millosheviqit. Ai doli vetëm si menaxher i shkathët i një politike të mbrapsht, e cila ishte politika ma shkatërruese dhe luftënxitëse pas Luftës së Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *