Mitt Romney i “fshiu” dje edhe katër shtete: New Jersey-in, South Dakota-n, New Mexico-n dhe Montanan
BEQIR SINA, New York
Megjithse, ende ka mbetur vetëm një kandidatë brenda Partisë Republikane për president, deri në zgjedhjet, në Utah më 26 qershor dhe ai është Ron Paul
NEW MEXICO: Ish-Guverantori i shtetit Massachusets Mitt Romney shënoi ditën e martë fitoren e “rradhës” në zgjedhjet paraprake, brenda Partisë Republikane për kandidat në postin e presidentit të SHBA nga Parta Republikane edhe në katër shtete të tjera me numërin më të madh të votueseve të regjistruar – New Jersey, South Dakota, New Mexico dhe Montana.
Pra, megjithëse “De facto” ai deri para kësaj gare ishte lider i garës që i mundëson atij të bëhet rival i Presidentit aktual, demokratit Barack Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit, nuk e vuri aspak në dyshim fitoren e së martës së madhe. Maratona parazgjedhore e republikanëve do të përfundojë në fund të gushtit me Kongresin e Partisë Republikane e cila do të mbahet në Tampa (shteti i Floridës), ku do të emërohet zyrtarisht kandidati për president.
Mitt Romney me fitoren e votimeve fillimore në shtetin e New Meksikës veçse është duke shtuar numërin e delegatëve në një total që tashmë e tejkalon numrin e nevojshëm për të fituar emërimin. Romney gjithashtu fitoi zgjedhjet fillimore presidenciale të martën në New Jersey, Dakotën e Jugut, Montana dhe Kaliforni.
Në një total prej 264 delegatëve, që nuk ishin në rrezik në votimet e kësaj së martës.
Romney tashmë ka gjithësejt 1.266 delegatë pra 122 delagëtë deri tashë më shumë sesa ka qenë në nevojë për 1.144 për të fituar emërimin. Megjithse, ende ka mbetur vetëm një kandidatë brenda Partisë Republikane për president, deri në zgjedhjet, në Utah më 26 qershor dhe ai është Ron Paul
Përveç ish guvernatorit të Massachusetts Mitt Romney në garë, ka mbetur “formalisht” dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA me më shumë se 20 vjet stazh Ron Paul.
– Mitt Romney i fitoi zgjedhjet paraprake të martën në New Jersey, New Mexico dhe South Dakota, si dhe votat nga Kalifornia në shtetin e quajtur Garden Statet duke marrë votën presidenciale në një “masë” më të madhe të votuesve – dhe shumë të rëndësishëme – të sezonit kryesor. Mbasi këto shtete njihen për popullimin me latinë dhe emigracionin ilegalë dhe legalë.
Me nominimet e tyre përkatëse të cilat formalisht kanë për t’u përmbyllyr në Konventat e dy partive rivale në gusht, është mbyllur, dita e zgjedhjeve paraprake,e cila ishte vetëm një ditë tjetër e punës për Presidentin Barak Obama dhe republikanëve për të vendosur kandidatin e tyre më të “fortë” të përballet në nëntor. Obama kaloi dje ditën e martë, i “mbyllyr” në punët e tij – si zakonisht në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, që rivali i tij Romney, po kërkonte për mbështetjen e votuesve latin në Teksas, një shtet ai është pothuajse i sigurt për të “marrë votata” e tyre në nëntor.
Sipas komentatorve të këtyre zgjedhjeve në SHBA, thuhet se:”Gati 300 delegatë ishin në rrezik në votimin e së martës në pesë shtete, të cilat gjithashtu duke përfshirë edhe delegatët në Montanas dhe Kalifornis, me 172 delegatë, të cilët së bashku përbënin “rrezikun” eventual më të madhe të sezonit të fushatës së Republikanëve.
Por, me nominimet e vendosura, ka pasur pak eksitim që rrethon një garë ku pjesëmarrja dje ishte e rrallë, thanë komentatorët politik. Në zonë nr 3341 në San Francisko “fshatin e pasanikëve” Nob Hill, vetëm 20 njerëz ishin shqetësuar dhe mbetën për të hedhur votat në tri orët e fundit, pak-para se të mbyllej votimi, nga rreth 800 apo më shumë votuesve të regjistruar.
“Në Teksas, shtet i dalluar për politikat e ndjekura deri tani ndaj emigrantëve dhe ku emigrantët latinë përbëjnë shumicën, Romney u shfaq në fushatë jo pa qëllim me një sponsorizim nga një kompani e madhe në pronësi të një latini, e cila është zyra e “punësimit” në Fort Worth.
Në Tekesas gjatë një fjalimi “eksitues” ai kritikoi ashpër politikat ekonomike Obamës.
“Kjo ekonomi që kanë SHBA-, sot me President Obamën, ka qenë në kohën më të vështirë, sidomos për bizneset hispanike dhe hispanike-amerikane, tha Romney.
Duke, theksuar para mbështeteësve të tij – se papunësia ndër Latinët u rrit muajin e kaluar për 11 për qind dhe se një në tre amerikanë jetojnë në varfëri, dhe shumica e tyre janë latin.”
Fushata e zotit Obama, me anë të shtypit e kundërshtoi fjalimin e Mitt Romney-it, duke cituar se “rekordi i papunësisë ka qenë kur Romni si guvernator, e çoi Massachusettsin të renditet e 47-në SHBA për punësimin.
“Tani ai dëshiron të sjellë përsëri të njëjtat politika që e “rrëzuan” nga ajo e postiti të kryeqeviritarit të Massachusettsit, kur ai e shkatërroi ekonominë dhe klasën e mesme në vendin e e tij,” tha zëdhënësja e fushatës së Presidentit Obama Lis Smith.
Mirëpo, ska aspak dyshim se Texasi pothuajse me siguri do të mbështesë Romney në nëntor, duke pasur parasysh “kushinetat” e Republikanëve këtu në kët shetet nuk kan pasur asnjëherë “problem” sa të jetë aktive në politikë dinastia Bush.