Intervistë e posaçme për gazetën kombëtare “Bota Sot”, me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Washington, DC. Z. Akan Ismaili
Ambasadori i Kosovës Ismaili : “Në Vatra dhe në organizatat tjera shqiptare të Amerikës duhet të kërkojmë pikënisjen e ndërtimit të miqësisë shqiptaro-amerikane që ka arritur kulmin në intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe në pavarsimin e saj. Kjo miqësi ka filluar pikërisht si rezultat i punës së diasporaës tonë”
WASHINGTON D.C.: U bënë gati dy muaj që përfaqësuesi i dytë diplomatik i Kosovës në Washington, Akan Ismaili mori detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës, duke zvëndësuar ambasadorin Avni Spahiu, i cili u emrua në përfundim të mandatit të tij – të plotë, ambasador i Kosovës në Hollandë. Kështu që diplomati Ismaili është ambasadori i dytë i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, prej që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në 17 shkurt 2008, dhe SHBA ishin ndër vendet e para që e njohën atë.
Ambasadori i ri Kosovës në SHBA, Akan Ismaili ia dorëzoi kredencialet presidentit, Barack Obama gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti, Obama dhe ambasadori Ismaili u shprehën në favor të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve mes Washingtonit dhe Prishtinës.
Në një intervistë të posaçëme për gazetën kombëtare Bota Sot, dhënë gazetarit tonë, në SHBA, Beqir Sina, ai thotë se i ka përcjellë nga Presidetja e Kosovës, dhe Kryeministri i saj ;” Dëshirat më të mira presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet mjaft të mira ndërmjet dy vendeve”.
Në këtë intervistë ambasadori Ismaili mbasi fletë për marëdhënijet e shkëlqyera mes dy vendeve çuarjen përpara të tyre, dhe prioritetet e punës së tij – i jep një vend të veçantë në këtë intervistë, dhe vemendjes që pritet t’i kushtojë ai lidhjeve me diasporën dhe bënë një vlersim për rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Bota Sot : – Zoti Ambasadori i Kosovës në Uashington, Akan Ismaili, ju paraqitët letrat kredenciale Presidentit Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë – në Zyrën e famëshme Ovale. Për çka ky është një “ritual” i zakonshëm diplomatik për çdo ambasador të ri kur merr mandatin, pyetja është për ju personalisht çfarë do të thotë kjo ?
Amb. Ismaili : – Për mua ishte nje privilegj i veçantë pritja nga presidenti Obama. SHBA-të janë aleati jonë më i rëndësishëm dhe miqësia me ta duhet të kultivohet dhe zgjërohet. Në këtë kontekst edhe e kuptoj peshën e përgjegjësisë gjatë përfaqësimit të Kosovës në SHBA, në zhvillimin e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
Bota Sot : – Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës, Presidenti Obama tha se pret që të punojnë së bashku për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në çfarë konteksti mendoni se foli Presidenti Obama, a foli mendon se në atë njëtën tragë me atë që ka thënë Presidenti i parë i Kosovës i ndjeri Rugova i cili shpesh here e përsëriste “Miqësi i e përjetëshme me SHBA”
Amb. Ismaili : – Ashtu si Presidenti Rugova, si dhe i gjithë lidershipi kosovar gjithmonë kanë kuptuar drejt rolin që SHBA-të kanë luajtur në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe mendoj se duhet të kuptohet si mesazh i një angazhimi më të madh në krijimin e marëdhenieve të qëndrueshme.
Bota Sot : – Zoti Ambasador Ismaili jeni ambasadori i dytë i Kosovës në Washington – cilat janë prioritetet tua?
Amb. Ismaili : – Bashkëpunimi i ngushtë më qeverinë amerikane në thyerjen e izolimit ndërkombëtarë që po mundohet të krijojë Serbia mbetet prioriteti kryesor i përcaktuar nga qeveria e Kosvës dhe ministria e puneve te jashtme. Këtu hyjne njohjet dhe anëtarësimi në organizma të ndëryeshme ndërkombëtare. Se dyti prioriteti i ambasadës janë krijimi i bashkëpunimit më të ngushtë me përfaqsues të Kongresit, Senatit, instituteve me influence në politikën e jashtme amerikane, si dhe me përfaqsues të komunitetit të biznesit në Amerike. Krejt kjo me qëllim të zgjërimit të bashkëpunimi institucional mes tyre dhe përfaqsueseve të Qeverisë së Kosovës.
Në fund, por jo më pak të rëdësishëm, e shohim bashkëpunimin e ngushtë me përfaqsuesit e komunitetit shqipëtarë në Amerikë në realizimin e objektivave të përbashkëta.
Bota Sot : – Jeni në njërin prej vendeve më të rëndësishme për sa i takon Kosovës, pra në Uashington. Brukseli , Londra dhe Uashingtoni janë vende ku si thonë gazetarët ndonjëherë varen e edhe fatet e kombeve, kancelaritë e botës. Faktikisht një fat të këtill ka përjetuar Shqipëria në vitin 1919 , për mos coptimin e saj nga qëllimet grabitaqare të fqinjëve tanë, me ndërhyrjen e Presidentit Widrow Willson – por edhe Kosova me Presidentin Bill Klintonin dhe George W. Bush. Pra, si do t’a “shfrytëzonit” ju këtë rast të madh diplomatik, për të bërë edhe më shumë për Kosovën, e kam fjalën për njohjet e saj !
Amb. Ismaili : – Duke treguar në zhvillimet që ka pasë Kosova gjatë këtyre 12 viteve, e sidomos në progresin e arritur gjatë viteve të pavarësisë. Progresi i arritur do të tregohet edhe me rastin e përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur, i disenjuar në bazë të dokumentit të njohur si ‘Plani Ahtisari’. Më përmbylljën e mbikqyrjes përfundon një fazë e rëndësishme, ku vendi jonë ka demonstruar përmbushjen e të gjitha elementeve në ndërtimin e një shteti të lirë e demokratik, multietnik dhe multikulturorë, ku sundon ligji dhe ekonomia e tregut të lirë.
Bota Sot : Në mos gabohem paraardhësi i juaj ambasadori Spahiu si ambasadori i parë i Republikës së Kosoës në Uashington, e rriti nivelin e takimeve me miqt tanë amerikan në Senat e Kongres dhe Administratën amerikane, në fushën diplomatike, çfarë do të jetë në fokusin tuaj në këtë këndëvështrim ? pra takimet duke mos perjashtuar edhe komunitetin tonë !
Amb. Ismaili : Bashkëpunimi me Departamentin e Shtetit është i rëndësishëm, por nuk duhet të jetë i vetmi. Mendoj se fokusi i ambasadës në fazën e ardhme do të jetë në zgjërimin e fokusit dhe rritjen e prezencës. Gjithashtu synojmë edhe rritjen e kualitetit të dialogut mes institucioneve të Kosovës dhe instucioneve amerikane.
Bota Sot : – Si mendoni pse ka “ngecur” njohja në se do të më lejonit të shprehesha kështu nga disa vende që SHBA, i kanë si shumë të afërta , sidomos disa vende të vogla në Azi dhe Ameriken e Jugut , por që janë shumë të lidhura me SHBA?
Amb. Ismaili : – Secila njohje ka kushtet e saj dhe secila kërkon vëmendje të veçante. Dua të them, se nuk ekziston një formulë që do të mund të aplikohet në princip universal për të siguruar të gjitha njohjet. Andaj edhe angazhimi jonë është për secilin shtet veç e veç dhe i pandalëshëm. Si rezultat, së fundi ne kemi arritur të sigurojmë disa njohje, por edhe ministri Hoxhaj ka paralajmëruar se së shpejti do të kemi tre njohje të reja.
Bota Sot : – A mendoni se Kosova në Uashington është përball një “kundra lobingu” të Beogradit në fushën diplomatike për mos njohjen e saj nga vendet e tjera dhe prishjen e imazhit të saj se Kosova ka shtet dhe di të bëjë shtet ?
Amb. Ismaili : – Shihet qartazi se politika e jashtme e Serbise është që sa më shumë të izolojë Kosovën ne të gjitha mekanizmat ndërkombëtare. Kjo tentohet edhe në Washington, përmes grupeve lobuese në nivele të ndryshme, qofshin ato në Konges apo nëpër institute të ndryshme.
Bota Sot : – A ka ambasada juaj ndonjë projekt sesi do të tërhiqen bizneset amerikane në Kosovë, dhe a ka Kosova fuqi të tërheq bizneset amerikane ?
Amb. Ismaili : Ambasada do të synojë të përmbushë objektivat e përcaktuar sipas strategjisë së ministrisë së punëve të jashtme. Ketu hyjne prezantimi ndaj investitorëve amerikan të mundësive për investime në Kosovë, përmes privatizimit në Agjensionin e Privatizimit, privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha, investimet në infrastrukturë, burime të energjisë, turizëm, etj. Investitorët amerikan janë prezent globalisht dhe nuk kanë kurrëfarë pengesa që të jenë prezent edhe në Kosovë, përderisa kemi mundësi biznesi dhe kapacitete njerëzore.
Në të njejtën kohë Ambasada e Kosovës dëshiron që brenda vetes të mbledh njohuri për gjithë ofertën e institucioneve të ndryshme financiare në SHBA, që të mund të këshillojmë bizneset nga Kosova të intersuara për burimet më të përshtatshme, procesin nëpër të cilin duhet kaluar dhe me kushtet që duhet plotësuar. Deri tani kemi zhvilluar takimet iniciale dhe ekziston një vullnet për bashkëpunim në të gjitha këto institucione.
Bota Sot : Po me afaristët dhe besinesment shqiptarë në Amerikë, si do të punoni!
Amb. Ismaili : Me parime të njëjta por shpresoj se me një dinamikë më të lartë. Besoj se do të niveli i mirëkuptimit do të jetë më i lartë dhe prezantimi do të jetë më i lehtë. Do të ishtë një ndihmë e madhe për ne nëse të gjithë biznesmenët shqiptarë të na njohtojnë për interesin e tyre për investime në Kosovë në mënyrë që ti mbajmë të njoftuar me të gjitha më të rejat që ne arrijmë t’i sigurojmë në ndërkohë, qoftë në procesin e privatizimit, koncesionimeve apo mundësitë e bashkëinvestimit nëpër biznese të ndryshme në Kosovë.
Bota Sot : Çfarë kërkon ambasadori i Kosovës në Uashington nga disapora shqiptare në SHBA?
Amb. Ismaili : Një bashkëpunim më të ngushtë dhe më dinamik në realizimin e synimeve të përbashkëta. Mendoj se avansimi i mirëkuptimit ndaj çështjes shiptare në SHBA ka qenë si rrjedhojë e integrimit të plotë të komunitetit tonë në jetën amerikane dhe roli që ata arritën të luajnë në politikën amerikane. Puna e komunitetit me kongresistë e senatorë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me ta në distriktet e veta është edhe sot e rendësishme në ruajtjen e pozicionit që kemi ndërtuar. Ky komunikim ne na lehtëson shumë punën dhe siguron mirëkuptimin e SHBA-ve për pozitën ku jemi dhe ambiciet evro-atlantike që synojmë.
Si ambasadë ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me KKSHA (NAAC), të cilin jemi shumë të interesuar që ta zgjerojmë edhe më tutje edhe me shoqata e organizatat e tjera në komunitet.
Bota Sot : – Çfarë strategjie zhvillimore për diasporën mendon se duhet të përdorë ambasada e Kosovës në Uashington, kur dihet se këtu jeton dhe vepron një komunitet shqiptarësh nga Kosova ndër më të mëdhenjët në SHBA?
Amb. Ismaili : Ekzistojnë nisma të reja të Qeverisë së Kosovës ndaj komunitetit tonë në SHBA, nisma që dë të përkrahen dhe lehtësohen nga Ambasada jonë dhe nga Konzullata ne New York. Ne jemi të gëzuar për këto nisma dhe do të punojmë së bashku me Qeverinë që këto të jetësohen sa më shpejt.
Bota Sot : – Zoti Ambasadori i Kosovës në Uashington, Akan Ismaili, ju morët pjesë në festimet madhështore të 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, në Nju Jork, çfarë dini ju për Vatrën dhe si e përcollët atë ngjarje historike për komunitetin tonë ?
Amb. Ismaili : Për Vatrën di nga ato që kam lexuar për të dhe ajo ka një reputacion të shkëlqyer. Në Vatra dhe në organizatat tjera shqiptare të Amerikës duhet të kërkojmë pikënisjen e ndërtimit të miqësisë shqiptaro-amerikane që ka arritur kulmin në intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe në pavarsimin e saj. Kjo miqësi ka filluar pikërisht si rezultat i punës së diasporaës tone.
Ngjarjet në Vatra i kam përcjell nga afër dhe i kam shfrytëzuar për ndërtimin e kontakteve të reja me pjestarë të komunitetit tonë në SHBA.
Intervistojë Beqir SINA